Darka e Krishtlindjeve për bebat.

babys_christmas_dinner_600x440

Më poshtë po ju tregojmë një recetë fantastike për bebin tuaj në darkën e krishtlindjeve.

Përbërësit:

  • 1 karotë mesatare (80g)
  • 1 pastinak i vogël (90g)
  • 1 patate e mesme (120g)
  • 50g brokoli
  • Një kub i vogël gjalpë
  • 65g mish gjeli deti i gatuar apo i pjekur, dhe gjithashtu i copëtuar imët
  • 1 lugë gjelle salcë boronicë e kuqe
  • Lëng pule, miell misri, i cili do përdoret për të trashur përbërjen.

Pregatitja:

  1. Qeroni karrotat, pastinakun dhe patatet dhe prijini në kubikë të vegjël. Gatuajini në një tigan të vogël me ujë të valuar për 10 minuta. Shtoni brokolin dhe gatuajini për 5 minuta ose derisa të gjitha perimet të zbuten.
  2. Hiqini perimet nga uji dhe vendosini në tigan, shtoni gjalpin dhe shtypini deri sa të gjitha gungat të jenë të vogla dhe të buta. Shtoni mishin e gjelit të detit, boronicën dhe lëngun e pulës dhe trazojini vazhdimisht. Shërbejeni në temperaturë dhome ose të ngrohtë.
  3. Nëse ia shërbeni një bebi 6 muajsh, grijini të gjithë përbërësit së bashku me një blender deri sa të krijoni një pure kremoze. Në qoftë se i shërbeni për një bebe 10-12 muajsh, pritini perimet në shkopinj, të cilat bebushi juaj mund t’i konsumojë si një ushqim gishtash ose pritini në copa 1cm para gatimit derisa të zbuten.

Të dhëna mbi recetën:

Për mosha: 6 muajsh; 7 deri në 9 muaj; 10 deri në 12 muaj; 12+ muaj

Vakt kryesor për Krishtlindje.

Përmban Gjel deti dhe perime.