Çka duhet të dini për një bebe 1 muajsh.

0
27783

Çka duhet të dini për një bebe 1 muajsh.

1-month

 

  • Kur bebi juaj të jetë rreth 4 javësh ai do të ushqehet në gji për rreth 40 minuta se sa një orë që mund të duhej për ditët e para .
  • Pesha e fëmijës suaj me siguri do të fillojë të ngadalësohet pak nga rritja e shpejtë e mëparshme. Fëmija juaj tashmë do të fitojë peshë në një mesatare prej 0,5 deri në 1 kilogram në muaj deri në moshën 6 muajsh.
  • Edhe jashtëqitja e fëmijës suaj do të ngadalësohet. Ai mund të qëndrojë për disa ditë (ndoshta edhe një javë apo më shumë), pa dalë jashtë. Kjo është krejt normale në këtë moshë. Foshnja të tjera që ushqehen me gji mund të dalin disa herë në ditë. Kjo varet shumë nga individi. Mos dalja jashtë në mënyrë të rregullt nuk është një shenjë e kapsllëkut. Kapsllëku ndodh kur bebi ka vështirësi në të dalë jashtë dhe feçja e tij është në formë topthash të ngurtë. Kapsllëku është shumë i rrallë tek foshnjat që ushqehen me gji.
  • Fëmija juaj do të rritet në gjatësi prej rreth 2.5cm në muaj, deri në 6 muajsh.
  • Si bebet rriten, ata jo vetëm që fitojnë më ngadalë peshë, por gjithashtu ata mund ta fitojnë atë në mënyrë më të çrregullt. Dalja e dhëmbëve ose sëmundjet mund t’u largojnë oreksin për disa javë bebave dhe ata mezi mund të fitojnë në peshë. Kur bebushat tuaj të ndjehen më mirë, oreksi i tyre do të rikthehet dhe pesha e tyre do të kapë ritmet me shpejtësi.
  • Nuk ka asnjë arsye përse të pretendoni që fëmija juaj të vendosë në peshë në një normë të qëndrueshme, javë pas jave, kështu që nuk ka asnjë avantazh peshimi i shpeshtë i bebave, përveç rasteve kur ka shqetësime të veçanta në lidhje me shëndetin e tij. Pra nuk ka nevojë që ta peshoni më shumë se një herë në muaj bebin tuaj.
  • Nga gjidhënia ekskluzivisht për të paktën 1 muaj ju i keni dhënë fëmijës tuaj mbrojtje të konsiderueshme kundër alergjive ushqimore deri në 3 vjeç, dhe gjithashtu kundër alergjive të frymëmarrjes deri në 17 vjeç.