Shumë foshnja reagojnë ngadalë në pranimin e ushqimeve të ngurta. Nuk është e pazakontë për disa fëmijë që të duhen disa muaj pasi ushqimet të jenë futur në dietë derisa ata të ushqehen mirë. Foshnjat të cilëve u dalin dhëmbët më vonë dhe foshnjat që kanë ndjeshmërinë e ushqimit janë shpesh ata që janë më të ngadalshmit në fillimin e ushqimeve të ngurta. Kjo “ngadalësi” mund të jetë një mënyrë mbrojtjeje, derisa sistemi i tyre i tretjes të jetë më i gatshëm të pranojë ushqime të reja.

Pjesa e sigurtë është se për sa kohë që fëmija juaj është duke vazhduar të fitojë peshë dhe të rritet siç duhet, qumështi juaj është duke përmbushur çdo nevojë për ushqim. Ushqimet e ngurta gjatë vitit të parë të jetës, gjithsesi, vetëm “plotësojnë” qumështin tuaj. Qumështi i gjirit duhet të vazhdojë të jetë burimi kryesor i të ushqyerit për shumicën e vitit të parë të bebes.

Gjithçka që ju duhet të bëni është që të vazhdoni të “ofroni” ushqime. Mos u shqetësoni nëse bebja nuk është e interesuar apo ha vetëm sasi shumë të vogla. Përgjegjësia juaj e vetme e vërtetë është ajo që ju i ofroni dhe kur ju e ofroni, dhe jo nëse fëmija e ha ushqimin apo jo. Kjo është në dorë të bebes nëse ha apo jo. Asnjëherë nuk është e rekomanduar ushqyerja me forcë apo gënjimi që bebi të haj sado pak.

Disa foshnje preferojnë të hanë ushqime të cilat ata mund t’i marrin dhe të ushqejnë veten e tyre, në vend të ushqimeve që u jepen me lugë nga dikush tjetër. Shumë foshnje të tjera, po ashtu, preferojnë ta hanë ushqimin si në tryezë pa i bërë ato pure në blender. Provoni t’i ofroni fëmijës tuaj një shumëllojshmëri ushqimesh që mund të kapen me dorë, gjatë vakteve të familjes.

Ju gjithashtu mund të provoni t’i bëni ushqimet të cilat mund të merren me dorë nga bebi të disponueshme gjatë gjithë ditës, në mënyrë që fëmija të mund të “ushqehet” shpesh. Disa prindër mbajnë një shumëllojshmëri ushqimesh në një tabaka për kifle. Fëmijët e vegjël shpesh kanë nevojë për të marrë masa të vogla ushqimi gjatë gjithë ditës në vend që të konsumojnë 3 vakte të mëdha.

Është më mirë të ndiqni sinjalet e fëmijës suaj për të përcaktuar se sa dhe sa shpesh ai/ ajo dëshiron të hajë ushqime të ngurta.