Çfarë është vazospazma e thithave të gjirit përgjatë laktacionit?

0
8780

Një vazospazëm është një shtrëngim i papritur (apo ngushtim) i enëve të gjakut. Vazospazma e thithave të gjirit mund të shkaktohet nga një shul/thithje e cekët e bebes ose mund të jetë e lidhur gjithashtu me fenomenin e Raynaud-së (një gjendje që ndikon furnizimin e gjakut). Vazospazma gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje të thellë gjoksi dhe të muskujve (Sindromi i ngushtimit të gjendrave të qumështit).

Thithat e bardha dhe simptomat e tjera të vazospazmës.

Majat e thithave të gjirit mund të duken të bardha (të zbardhura) pas një seance gjidhënieje dhe vazospazma mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme për nënën. Ajo gjithashtu shkakton skuqje të thithave dhe irritim. Dhimbja (djegie, sikur të ngulen thika apo kruajtjet), mund të ndihen pak kohë pasi bebi futet në gji ose në mes të ushqyerjes. Disa nëna mund të ndjejnë dhimbje si të shtëna të thella në gji, ose të vërejnë ndryshime në ngjyrën që marrin thithat e tyre.

Simptomat e vazospazmës janë shumë të ngjashme me ato të mykut në thitha. Një diagnozë e gabuar mbi mykun dhe marrja e ilaçeve të panevojshme, mund të përkeqësojë simptomat tuaja.

Një shpjegim i thjeshtë:

Vazospazma është një shtrëngim i enëve të gjakut në të dalën e thithës tuaj që shkakton një zbardhje karakteristike të saj. Ngjeshja/shtypja e thithës së gjirit ndodh, ose për shkak se bebi nuk ka thithje të mirë në gji ose sepse fëmija ngjesh thithën për të ngadalësuar rrjedhjen e shpejtë të qumështit. Nëse thitha është shtypur prej bebes, ajo mund të duket e deformuar pas ushqyerjes me gji, me cepa ose e rrudhosur, si maja e një të kuqi të ri buzësh (Wilson-Clay & Hoover 2008, f. 49). Rrjedhja përsëri e gjakut në thithën e gjirit mund të shkaktojë një ndjesi djegie, dhimbje ngrirjeje apo thumbimesh.

bela_bradavica

 

Çfarë e shkakton vazospazmën e gjirit?

Disa nga faktorët të cilët shkaktojnë mosqarkullimin e gjakut në thithën e gjirit janë:

  • Ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta.
  • Periudhat e stresit të rëndë emocional.
  • Pirja e duhanit ose tymi i marrë nga një person që e pi atë.
  • Thithja e cekët e bebes ose kafshimi i thithës.
  • Çarjet apo traumat e thithës.
  • Kushte të caktuara mjekësore të tilla si: Lupusi, artriti reumatoid, dhe hipotiroidet.
  • Disa medikamente të tilla si: Fluconazole/ Diflucan (trajtim për mykun) dhe pilulat e kontrollit të lindjes (kontraceptivët).

Si mund të shmangni simptomat e vazospazmës?

Minimizimi i faktorëve të rrezikut mund të funksionojnë shumë mirë për të ndihmuar në parandalimin e simptomave:

  • Merrni ndihmë për pozicionimin e bebes në gji nga një konsulent laktacioni në mënyrë që shuli i fëmijës tuaj të mos shkaktojë vazospazmën.
  • Mbajeni gjirin në të ngrohtë; Jepini të pijë gji bebes tuaj në një dhomë të ngrohtë dhe mbulojini shpejt gjinjtë sapo bebi të mbarojë së ushqyeri.
  • Mbani napa gjiri të thata, disa nëna përdorin napa leshi apo puplore për ngrohtësi.
  • Shmangni ndryshimet e papritura të temperaturës.
  • Shmangni nxitësit e mëposhtëm: tymi i duhanit / pirja e duhanit, nikotina, kafeina, alkooli, ilaçet që nxisin shtrëngimin e enëve të gjakut dhe shmangni stresin kur është e mundur.
  • Qëndroni aktive me ushtrime aerobie.

Fenomeni Raynaud-së.

DSCF1569RaynaudRaynaud është një çrregullim i enëve të vogla të gjakut të ekstremiteteve që zvogëlon rrjedhjen e gjakut. Në temperatura të ftohta, enët e gjakut shkojnë në spazma, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje, mpirje, ngrirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash. Disa gra që kanë Raynaud në gishtat e këmbëve mund të zbulojnë se ato zhvillojnë sindromin Raynaud edhe në thithat e gjirin kur ato fillojnë të ushqejnë beben me gji.

Nëse vuani nga zbardhja e dhimbshme e thithave të gjirit dhe kërkoni një zgjidhje më profesionale për të, përfitoni tani Planin e Laktacionit për Thithat me Vazospazëm këtu dhe lehtësoni dhimbjet tuaja.

ticiana kushi CBE

Untitled