Çfarë është Serklazhi/Qepja e qafës së mitrës?

0
15325
Serklazhi

 

Qepja e qafës së mitrës është një procedurë në të cilën qepjet përdoren për të mbyllur qafën e mitrës në shtatzëni në mënyrë që të parandalojnë e humbjen eshtatzënisë ose lindjen e parakohshme. Qafa e mitrës ndryshe e quajtur cerviks është pjesa e poshtme e mitrës që hapet në vaginë.

Qepja e qafës së mitrës mund të bëhet përmes vaginës (serklazhi cervikal  transvaginal ) ose, më rrallë , përmes barkut (serklazhi cervikal transabdominal). Në mënyrë tipike, qepjet hiqen në javën e 37 të shtatzënisë.

Mjeku juaj mund t’ju rekomandojë kontrollin e cerviksit nëse qafa e mitrës është në rrezik të hapet para se fëmija juaj të jetë gati të lindë ose, në disa raste, nëse qafa e mitrës fillon të hapet shumë herët. Sidoqoftë, qepja e qafës së mitrës nuk është e përshtatshme për të gjithë. Mund të shkaktojë efekte serioze anësore dhe nuk e parandalon gjithmonë lindjen e parakohshme. Duhet të dini rreziqet e serklazhit cervikal dhe nëse kjo procedurë është përfituese për ju dhe fëmijën tuaj.

Përse bëhet?

Para shtatzënisë, qafa e mitrës është e mbyllur dhe e ngurtë. Gjatë shtatzënisë, qafa e mitrës gradualisht zbutet, zvogëlohet në gjatësi dhe hapet (zgjerohet) në përgatitje për lindje. Edhe nëse e keni qafën e mitrës të dobët, ajo mund të fillojë të hapet shumë shpejt. Si rezultat, ju mund të përjetoni humbjen e shtatzënisë ose të lindni para kohe.

Mjeku juaj mund t’ju rekomandojë serklazhin gjatë shtatzënisë, për të parandaluar lindjen para kohe, nëse keni:

  • Një histori të një ose më shumë humbjeve të shtatëzënisë në tremujorin e dytë, lidhur me zgjerimin pa dhimbje të qafës së mitrës dhe shkëputjen e placentës.
  • Zgjerim të qafës së mitrës pa dhimbje diagnostikuar gjatë tremujorit të dytë.
  • Një shtatzëni me një fëmijë, një lindje e parakohshme spontane në më pak se 34 javë dhe, pas ekzaminimit me ultratinguj, një gjatësi e shkurtër e qafës së mitrës (më pak se 25 milimetra) para 24 javëve të shtatzënisë.

Qepja e qafës së mitrës nuk është e përshtatshme për të gjithë ato femra që janë të rrezikuara nga lindja e parakohshme. Mjeku juaj mund t’a kundërshtojë këtë nëse ju keni:

  • Hemorragji vaginale
  • Dhimbje lindje të parakohshme
  • Infeksion
  • Shtatzëni shumëfishe, pra me binjakë ose më shumë bebe
  • Një anomali fetale e papërputhshme me jetën
  • Rënie të membranave fetale – një gjendje në të cilën qesja amniotike shtrihet përmes hapjes së qafës së mitrës.

Rreziqet e Serklazhit.

Rreziqet lidhur me qepjen e qafës së mitrës përfshijnë:

  • Infeksionet
  • Gjakderdhjen vaginale
  • Rrëshqitje të membranës fetale brenda në vaginë
  • Dhimbje lindje të parakohshme dhe lindje e parakohshme
  • Abort
  • Prerja e parakohshme e membranave – kur membrana e mbushur me lëng që e rrethon fëmijën gjatë shtatzënisë (qafa amniotike) rrjedh ose çahet para javës së 37 të shtatzënisë

Pas serklazhit cervikal, menjëherë kontaktoni mjekun tuaj nëse keni rrjedhje të ujrave nga vagina, një shenjë e prerjes së parakohshme të membranës. Mjeku juaj mund të rekomandojë heqjen e serklazhit në qafën e mitrës më herët, nëse ju keni çarrje të parakohshme të membranës apo një infeksion në mitër, në varësi të fazës suaj të shtatzënisë.