Çfarë është një blister/flluskë në thithën e gjirit?

0
4774

Blister është një flluskë e vogël e bardhë në majë të thithës së gjirit të femrës që duket si një puçër e vogël, e mbushur me qumësht. Kjo flluskë mund të mbulojë vetëm njërën vrimë të thithës së gjirit apo pore të lëkurës përreth. Ajo mund të jetë shumë e dhimbshme kur ju e prekni, kur jeni duke i dhënë gji bebes ose gjatë kohës së pompimit. Blisteri i gjirit është zakonisht më i madh kur shkaktohet në rastet që fëmija thith vetëm majën e gjirit, duke ushtruar kështu shumë presion në të. Ai zakonisht zhduket vetë brenda një ose dy ditësh, nëse fëmija rregullon mënyrën e të thithurit në gji. Por ndonjëherë për shkaqe të ndryshme ato mund të mos zhduken lehtë. Për këtë arsye ju duhet të kontaktoni me specialistin tuaj të laktacionit i cili do t’iu ndihmojë ta zgjidhni shpejt këtë problem dhe në mënyrën e duhur.

UntitledSpecialisti i Laktacionit do të zbusë lëkurën e thithës suaj të gjirit dhe më pas do të hapë poren e bllokuar me një gjilpërë sterile. Në momentin që hapet kanali i bllokuar specialisti do të shtrydhë qumështin e bllokuar dhe do të mundet të lirojë poret e bllokuara të lëkurës. Qumështi që do të dalë do të jetë i trashë në konsistencë prej përqendrimit të lartë të yndyrës që ndodhet në të, por nuk është i infektuar. Kjo është krejtësisht normale dhe do të ndihmojë në shërimin e thithës tuaj. Një antibiotik krem i cili nuk ndikon në gjidhënie mund të përshkruhet për t’u përdorur por kjo vetëm nëse specialist i laktacioni konstaton se zona përreth gjirit tuaj është inflamuar. Në të kundërt nuk do të keni nevojën e një mjekimi. Shmangni çdo lloj kremi i cili përmban neomycin në gjirin tuaj. Dhe si përfundim gjidhënia e bebes tuaj do të jetë shumë herë më e padhimbshme dhe e rehatshme pasi ju të keni hapur blisterin e bllokuar.

Ju duhet të vazhdoni të ushqeni beben tuaj vazhdimisht me gji derisa qumështi i trashë të boshatiset plotësisht nga gjiri juaj. Nëse për momentin gjidhënia është akoma e dhimbshme ju mund të përdorni një pompë elektronike derisa të ndiheni më mirë.

Pozicionimi më i mirë i bebes në gji do të ndihmojë për të parandaluar shfaqjen e mëpasshme të blisterave. Nëse ju rikthehet një blister edhe pas trajtimit të tij kontaktoni specialistin e laktacionit që t’iu ndihmojë në menaxhimin e situatës tuaj.

ticiana kushi CBE

Untitled