Çfarë është mastiti i gjirit ?

0
19562

MastitisMastiti është një infeksion i indit të gjirit që rezulton në dhimbje të gjirit, ënjtje, ngrohtësi dhe skuqje. Nëna gjithashtu mund të ketë ethe apo të dridhura. Inflamacioni i gjirit zakonisht prek gratë që janë me gji (Mastiti i laktacionit), edhe pse nganjëherë kjo gjendje mund të ndodhë edhe tek gratë të cilat nuk kanë fëmijë në gji. Mastiti është një gjendje e përhapur, të paktën 1 në 10 nëna në laktacion e përjeton mastitin gjatë periudhës së ushqyerjes bebes me gji.

Në shumicën e rasteve, mastitis i laktacionit ndodh përpara 6 – 12 javësh pas lindjes (postpartum), por kjo mund të ndodhë edhe më vonë gjatë ushqyerjes me gji. Kjo gjendje mund të bëjë që ju të ndiheni të këputur, duke e bërë kështu të vështirë përkujdesjen për fëmijën tuaj.

Ndonjëherë mastiti e çon një nënë të largoj fëmijën e saj nga gjiri përpara se ajo të ketë ndërmend për ta bërë këtë gjë, por vazhdimi i të ushqyerit me gji, madje edhe kur ju jeni duke marrë antibiotik për mastitin, është më mirë për ju dhe fëmijën tuaj. Është totalisht e sigurtë që bebi juaj të pijë nga gjiri i cili ka mastit ndaj nëna nuk duhet ta ndalojë kursesi gjidhënien nga ai gji dhe as ta hedhë qumështin e shtrydhur nga ky gji. Qumështi i gjirit të mastitit mund të shijojë pak më i kripur për shkak të nivelit të lartë të sodiumit që ka gjiri gjatë inflamacionit por kjo nuk duket se krijon problem për bebat.

Simptomat e Mastitit.

54ed7ffe-959b-437a-b4f0-fb07620e9162Nëse një nënë shfaq mastit, shenjat dhe simptomat e tij mund të shfaqen papritmas dhe mund të përfshijnë:

  • ndjeshmëri të gjirit ose ngrohtësi në të prekur
  • ndjenjë të përgjithshme sëmundjeje (rraskapitje)
  • ënjtje të gjirit
  • dhimbje apo një ndjesi djegie të vazhdueshme ose gjatë dhënies së gjirit
  • skuqje të lëkurës, shpesh një sipërfaqe të ngritur lëkure si gjendër.
  • Një lëng që rrjedh nga thitha e gjirit i cili shpesh herë mund të përmbajë edhe pak strija gjaku.
  • Temperaturë prej 38.4 C ose më shumë.

Edhe pse mastiti zakonisht ndodh në javët e para të të ushqyerit me gji, kjo mund të ndodhë në çdo kohë gjatë ushqyerjes me gji. Mastiti i laktacionit tenton të prekë vetëm njërin gji por në raste të veçanta mund t’i preki edhe të dy.

Kur duhet të shkoni tek specialisti.

Në shumicën e rasteve, ju do të ndiheni e sëmurë me simptoma të gripit disa orë përpara se të vëreni se gjiri juaj ka një sipërfaqe të fortë dhe të skuqur. Sa më shpejt që ju të njihni këtë kombinim të shenjave dhe simptomave, është koha për të kontaktuar Specialistin e Laktacionit ose mjekun tuaj.

Nëse ju kontaktoni me specialistin e laktacionit në kohë ai mund të bëjë të mundur që ju ta kaloni mastitin pa ndërhyrjen e një terapie me antibiotik, por kjo gjithmonë nëse ju keni më pak se 24 orë që gjendeni në këtë situatë. Specialisti i Laktacionit me një pompë profesionale spitali dhe me përkujdesjen e duhur përpara dhe pas trajtimit të mastitit do të bëjë të mundur që të largojë faktorët që e kanë shkaktuar mastitin dhe do t’iu tregojë rrugën e duhur se si duhet të veproni në vazhdim në mënyrë që të përmirësoni gjendjen tuaj shëndetsore. Nëse ju nuk e keni kapur në kohë mastitin mjeku juaj do të përshkruajë një terapi me antibiotik të cilët duhet të pihen patjetër prej jush. Mos u shqetësoni, shumica e antibiotikëve janë të sigurtë gjatë gjidhënies dhe nuk do ta dëmtojnë beben tuaj pasi nuk kalojnë në gji.

Nëse shenjat tuaja dhe simptomat nuk përmirësohen pas dy ditëve të para të marrjes së antibiotikëve, ju duhet të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj për t’u siguruar se gjendja juaj nuk është rezultat i një problemi më serioz.

mastit
Shkaqet e Mastitit.

Gjidhënia është një aftësi që mësohet, dhe teknikat e varfëra të vendosjes së bebes në gji mund të çojnë që qumështi të bllokohet në gji, një shkak kryesor i mastitit. Shkaqe të tjera përfshijnë:

  • Një kanal i bllokuar qumështi. Nëse gjiri juaj nuk boshatiset krejtësish ndërmjet ushqyerjes së bebes, një nga kanalet tuaja të qumështit mund të bllokohet, duke shkaktuar që qumështi të kthehet mbrapa, gjë e cila çon në infeksion të gjirit.
  • Bakteret që hyjnë në gjoksin tuaj. Bakteret nga sipërfaqja e lëkurës tuaj dhe gojës së foshnjës mund të hyjnë në kanalet e qumështit nga një e çarë, plasaritje e thithës së gjirit ose nëpërmjet një hapjeje nga kanali I qumështit.
  • Qumështi i akumuluar në gji, që nuk është zbrazur mjaftueshëm, siguron një terren për mbarështimin e baktereve të ndryshme. Vetitë antibakteriale të qumështit tuaj e mbrojnë fëmijën tuaj nga infeksioni ndaj nuk keni përpse të shqetësoheni.
  • Vonesa e ushqyerjes me gji të bebes për shkak të një impenjimi apo pushimi të gjatë.
  • Një bebe i cili ka probleme me thithjen, etj

Faktorët e rrezikut.

Faktorët e rrezikut për mastit përfshijnë:

  • Gjidhënia gjatë javëve të para pas lindjes.
  • Thithat e skuqura ose të çara, edhe pse Inflamacioni i gjirit mund të zhvillohet edhe pa pasur lëkurë të çarë.
  • Përdorimi i vetëm një pozicioni për të ushqyer beben me gji, i cili nuk mund të boshatisë plotësisht gjirin tuaj.
  • Veshja e sutjenave të ngushta ose presioni i ushtruar mbi kraharorin tuaj nga përdorimi i një ripi sigurimi në makinë ose nga mbajtja e një çante të rëndë, të cilat mund të kufizojnë rrjedhjen e qumështit në gji.
  • Të qënit tepër e lodhur apo e stresuar.
  • Periudha paraardhëse e mastitit, ndërsa jepni gji.
  • Ushqyerja jo e mirë e nënës.

mastitis_compressed
Komplikimet.

Nëse mastiti nuk trajtohet në mënyrë adekuate, apo është i lidhur me një kanal të bllokuar, një koleksion qelbi (abscesi) mund të zhvillohet në gjoksin tuaj dhe të formojë një masë gjiri ose një sipërfaqe të ngurtë të trashë. Një absces zakonisht kërkon ndërhyrje kirurgjikale dhe drenazh të gjirit. Për të shmangur këtë ndërlikim, bisedoni me mjekun tuaj apo specialistin e laktacionit sa më shpejt që zhvilloni shenjat apo simptomat e mastitit. Nënat duhet të mbajnë parasysh se gjiri i cili zhvillon mastit, inflamacioni i zhvilluar djeg qelizat të cilat prodhojnë qumështin (alveolet) dhe laktacioni i nënës në atë gji nuk do të jetë si më parë. Por mos u shqetësoni, çdo qelizë do të ri-përtërihen kur ju të mbeteni përsëri shtatzënë.

Edhe nëse nëna ka zhvilluar mastit të rëndë specialist juaj o laktacionit do t’iu tregojë rrugën e duhur se si të kujdeseni për prodhimin tuaj të qumështit të gjirit në nivelet e duhura për beben duke përdorur terapitë me galaktogog dhe një plan të detajuar Laktacioni për shtimin e prodhimit të qumështit.

ticiana kushi CBE

Untitled