colic (1)_compressed

Është ora 06:00 e mëngjesit dhe rënkimi fillon. Ju jeni duke mbajtur fëmijën tuaj dy javësh në krahë. Papritmas ai ngurtëson gjymtyrët e tij, harkon shpinën, mbledh grushtat e tij, nxjer përpara barkun e tensionuar, dhe nis klithmat. Në qoftë se foshnja do të fliste, ai do të bërtiste: “Mua më dhëmb dhe jam i mërzitur!” Si intensiteti i të qarës së foshnjës rritet, zhgënjimi juaj përshkallëzohet, dhe ju ndiheni të pafuqishme në përcaktimin e shkakut të fatkeqësisë së tij apo në zbutjen e dhimbjes së fëmijës tuaj. Ai është i pangushëllueshëm, dhe ju jeni të dy në lot.

Ju provoni ta mbani në krah, por fëmija ngurtësohet në shenjë proteste. Ju provoni ta vendosni në gji, por bebi harkohet dhe largohet. Ju e tundni, i këndoni, dhe i bëni xhiro. Teknikat qetësuese që dhanë rezultat dje nuk janë duke punuar sot. Dhe brenda kokës tuaj nis refreni i njohur, “Çfarë është duke shkuar keq me fëmijën tim? Çfarë jam duke gabuar unë?

Nga koha që ju shkoni nëpër dyqanet me çajra bimorë, deri tek doktori me këshillat në ndryshime tek i ushqyeri, apo tek çdo këshillë tjetër, aq çuditshëm si filloi kjo luftë, aq çuditshëm rreth 3 deri në 4 muaj, ajo ndalon, dhe jeta vazhdon. Fëmija juaj nuk vuan më, dhe ju mbyllni një nga kapitujt më të vështirë në jetën tuaj me këtë fëmijë. Kjo është kolika (dhimbjet e barkut).

Çfarë është dhimbja e barkut?

Edhe pse askush nuk i kupton plotësisht dhimbjet e barkut, le të bëjmë dy supozime: Së pari, fëmija ka dhimbje në zorrë. (Termi “dhimbje barku” vjen nga fjala greke kolikos, që do të thotë “vuajtje në zorrë.”) Së dyti, fëmija është i mërzitur, si rezultat i kësaj.

KËSHILLAT e DR. Bill mbi dhimbjet e barkut janë:

Mos e quani atë dhimbje barku. Quajeni “Foshnja e lënduar.”Në bashkëpunim me mjekun tuaj, zgjidhni shkaktarin e kësaj situate.

Si të kuptoni nëse bebi ka kolikë?

Nëse ju pyesni veten nëse keni një fëmijë që vuan nga dhimbja barku – më mirë mos e bëni. Ndërkohë që askush nuk e di shkakun, apo dhe përkufizimin e saktë të dhimbjeve të barkut, pediatrët i referohen me sa duket një bebi të shëndetshëm, që lulëzon por me “dhimbje barku” nëse fëmija ndjek atë që quhet “Rregulli i treshit”. Episodet e pangushëllueshme të të qarës:

  1. Të fillojë brenda tre javëve të para të jetës.
  2. Të zgjasë të paktën tri orë në ditë.
  3. Të ndodhi të paktën tre ditë në javë.
  4. Të vazhdojë për të paktën tre javë.
  5. Rrallë zgjat më shumë se tre muaj.

Ndonjëherë kur prindërit mendojnë se ata kanë një fëmijë që vuan nga dhimbja e barkut, unë i dërgoj ata, – thotë doktor Bill, të vizitojnë disa anëtarë të klubit “të dhimbjeve të barkut” – prindër në praktikën tonë të cilët me të vërtetë kanë bebe me kolika. Këta prindër shpesh kthehen të lehtësuar, duke thënë: “Ne nuk paskemi një fëmijë që vuan nga dhimbja e barkut.”