Çfarë enësh duhet të përdorni për të rruajtur qumështin e gjirit?

0
3998

Zgjedhjet më të mira për të rruajtur qumështin e njeriut janë:

Shishet:

4-bottles

  • Qelqi ose plastikë e fortë me grykë që puthitet mirë.
  • Enët të cilat nuk përmbajnë kimikatin Bisphenol A (BPA). Të indetifikueshme me numrin 3 ose 7 në simbolin e riciklimit. Ju mund të zhdukni çdo rrezik nëse përdorni shishe qelqi.
  • Enë të cilat janë larë në ujë të nxehtë, me sapun, ujë, janë shpëlarë mirë dhe kanë patur mundësinë të thahen në ajër përpara përdorimit.
  • Enë të cilat mund të jenë larë dhe tharë në një lavastovilie
  • Enët nuk duhet të mbushen deri në grykë, lejoni 2 cm hapësirë për qumështin kur të bymehet në frigorifer.

 

Qeset:

image 029

  • Qese posaçërisht për ngrirjen e qumështit të njeriut.
  • Mbusheni qesen nga 60 deri në 120 ml qumësht në mënyrë që të reduktoni humbjet e mundshme. ( kjo është sasia që një beb mund të pijë në një vakt të vetëm)
  • Shtyjeni lart ajrin e mbetur në grykën e qeses dhe lejoni 1-2 cm hapësirë për qumështin kur të bymehet në frigorifer.
  • Vendosini qeset e qumështit në një enë tjetër në pjesën e pasme të trupit të frigoriferit, pasi aty temperatura e ftohtë është më konstante/e qëndrueshme.
  • Gjithmonë vendosni mbi etiketën e qeses datën kur keni shtrydhur qumështin.
  • Nuk lejohet të përdoren qese të zakonshme pasi kanë rrezik të madh bakteresh dhe disa prej tyre duke u vendosur në ngrirje mund të prishin totalisht vlerat e qumështit.

 

KUJDES:

Transport-Breast-Milk-Step-18

Nëse shishet plastike, enët e qelqit apo qeset e krijuara posaçërisht për të rruajtur qumështin e gjirit, prishen, plasin, hapen apo dëmtohen nuk duhet të përdoren në asnjë rast pasi janë të rrezikshme dhe mund të jenë të ndotura. Tregoni kujdes dhe përherë kontrolloni nëse ena që ka rruajtur qumështin është e dëmtuar apo jo.