Çfarë duhet të bëni kur bebi ju kafshon gjatë ushqyerjes me gji?

0
4252

Çfarë duhet të bëni kur bebi ju kafshon gjatë ushqyerjes me gji?

BFB-Asian-baby-nursing_compressed

A duhet ta ndaloj gjidhënien tani që fëmija im ka dhëmbë?

Nuk ka nevojë që të ndaloni dhënien e gjirit kur bebi juaj të fillojë të ketë dhëmbë. Edhe pse dhëmbët e parë të foshnjave zakonisht fillojnë të dalin rreth gjashtë muajsh, disa bebave u zgjasin më shumë. Disa madje lindin me dhëmbë edhe pse mund t’iu duket e pabesueshme.

Zakonisht shumica e foshnjave që ushqehen me gji dhe kanë dhëmbë, kurrë nuk i kafshojnë nënat e tyre. Në fakt, në qoftë se fëmija juaj është i bashkangjitur mirë në gji, ai nuk mundet të kafshojë, sepse gjuha e tij mbulon kurrizin e mishrave të dhëmbëve, ndërkohë që bebi është duke u ushqyer. Për t’iu kafshuar juve, atij do t’i duhet të tërheqë gjuhën mbrapsht e të vendos në dukje dhëmbët e tij, gjë që është e pamundur, nëse ai është vendosur mirë në gjirin tuaj.

Ai, gjithashtu nuk mundet dot t’iu kafshojë as me dhëmbët e tij të sipërm. Bebet, si dhe gjithë të tjerët, kafshojnë për lart, jo poshtë. Vetëm nofulla e tyre e poshtme lëviz, kurse nofulla e sipërme qëndron fikse.

Për të kryer një vendosje sa më të mirë të mundshme në gji, sigurohuni që goja e fëmijës suaj të jetë e hapur gjerë dhe e gatshme për të marrë gjoksin tuaj. Koka e tij duhet të jetë e harkuar mbrapa, dhe mjekra të jetë përpara. Nëse koka e tij është e harkuar përpara, dhëmbët e tij të sipërm mund të shtypin poshtë në gjoksin tuaj.