Biskotat e laktacionit.

7078

 

Biskotat e laktacionit kanë një recetë të veçantë që ka kaluar ndër shekuj në duart e nënave që kanë të voglin e tyre me gji. Efekti i tyre është i magjishëm, dhe për më tepër kanë një shije fantastike. E ku ka më mirë se të hani disa biskota që do t’iu shijojnë dhe në të njëjtën kohë do t’iu japin një rritje në furnizimin tuaj me qumësht gjiri???

Këto biskota të shëndetshme janë të larta në fibra, dhe të ulëta në kolesterol, n

lactation-cookies-I-howsweeteats.com-3

ë këtë mënyrë jo vetëm që ato do t’i japin gjirit një nxitje për të prodhuar më shumë qumësht, por gjithashtu ato do të mbështesin një zemër të shëndetshme, të lumtur dhe një trup të tillë gjithashtu. Ndaj, Kënaquni!

 

  • Receta pa fruta të thata e biskotave të laktacionit.

 

Përbërësit:

1 filxhan Gjalpë

1 filxhan Sheqer

1 filxhan sheqer kaf

4 lugë gjelle ujë

2 lugë gjelle fara liri

2 vezë

1 lugë çaji vanilje

2 filxhan çaji miell

1 lugë çaji sodë buke

1 lugë çaji kripë

3 gota tërshërë

1 filxhan çokollatë me copa

3 lugë gjelle maja birre

 

lactation-cookies

Përgatitja:

Ngrohni furrën paraprakisht në 350 gradë Fahrenheit/ 180 gradë celcius.

Përzieni farat e lirit dhe ujin dhe lërini ashtu për 3-5 minuta.

Rriheni gjalpin, sheqerin dhe sheqerin kaf mirë e mirë.

Shtoni vezët dhe përziejini.

Shto përzierjen e farave të lirit dhe vanilje, e më pas rrihi mirë.

Shoshni së bashku miellin, majanë e birrës, sodën e bukës dhe kripën.

Shto përbërësit e thatë në përzierjen e gjalpit.

Hidhini tërshërën dhe copat e cokollatës.

Vendosini me forma mbi një fletë pjekjeje.

Piqini për 12 minuta.

Lërini të qëndrojnë ashtu për disa minuta pasi të keni fikur sobën dhe pastaj hiqni nga ena.

Mund t’i konsumoni.

 

Receta e biskotave të laktacionit pë rata që i dashurojnë frutat e thata.

 

Përbërësit:

1 1/2 filxhan miell

2 filxhan tërshërë

1 lugë çaji sodë buke

1 lugë çaji kripë

3/4 filxhan gjalpë bajame ose gjalpë kikiriku

1/2 filxhan gjalpë, i zbutur

1 filxhan fara liri

3 lugë gjelle maja birre

1/3 filxhan ujë

1 lugë çaji kanellë

1/2 filxhan sheqer

1/2 filxhan sheqer kaf

2 lugë çaji vanilje

2 vezë të mëdha

2 gota copa çokollate

1 filxhan me fruta të thata të copëtuara sipas zgjedhjes suaj.

 

DSC1278

 

Përgatitja:

Ngrohni furrën paraprakisht në 350 gradë Fahrenheit/ 180 gradë celcius

Kombinoni miellin, sodën e bukës, kanellën dhe kripën në një tas.

Në një tas të madh, rrihni gjalpin e bajameve, gjalpin, sheqerin, sheqerin kaf, vaniljen, majanë e birrës, farat e lirit dhe ujin deri sa të bëhen kremoze.

Përzijini vezët duke i rahur fortë.

Gradualisht hidhni në përzierje miellin.

Miksoni frutat e thata dhe copat e çokollatës.

Shtoni tërshërën ngadalë, duke i përzierë gjatë rrugës.

Vendosini në formë topthash brumin e përgatitur mbi një fletë pjekjeje.

Piqini për 12 minuta.

Ju bëftë mirë.