Këto biskota të shijshme janë fantastike për festa dhe piknik-e.

Përbërësit:

  • 75g gjalpë
  • 75g sheqer Demerara
  • 1 lug shurup i artë (Golden Syrup)
  • 100g miell të vetë-situr
  • 100g tërshërë qulli
  • Lëkurë e grirë portokalli dhe lëngu i gjysmë portokallit.

Pregatitja:

  1. Ngroh paraprakisht furrën në 170ºC / Fan. Në një tigan të vogël, vendosni gjalpë, sheqer dhe shurup, butësisht ngrohini derisa të shkrijnë. Hiqini nga i nxehti dhe llokoçitini në miell, tërshërë, lëkurën e grirë dhe në lëngun e portokallit. Pastaj përziejini së bashku për të formuar një brumë.
  2. Ndani përzierjen në 18-20 gunga, pastaj rrokulliseni secilin në një cilindër të gjatë 2cm dhe të gjerë 10cm dhe vendosini në një fletë pjekje të spërkatur më pak vaj. Shtypini si petë të gjitha nga pak. Piqini biskotat për 10-15 minuta ose deri sa ato të marrin një ngjyrë të artë të zbehtë. Pasi të ftohen pak, transferojini në një raft teli për t’u ftohur plotësisht.

Të dhëna mbi recetën:

chewy_oat_and_orange_fingers_600x440

Mosha: 12+ muajsh

Vegjetarian

Nuk ka përbërës të shtuar veze

Ëmbëlsirë

Snack

Përmban: Fruta