Bebi në 40 ditëshin e shumënjohur të lindjes.

0
9817

Bebi në 40 ditëshin e shumënjohur të lindjes.

Kennie 2 months old

 

  • Vrulli i dytë i rritjes së fëmijës suaj pritet të ndodhë rreth kësaj kohe.
  • Në këtë pikë ju mund të filloni të vini re që gjinjtë tuaj nuk do të ndjehen më aq aq të fortë dhe të plotë përpara çdo vënieje në gji, dhe mund t’iu duken shumë më të butë; por mos kini frikë. Ata në të vërtetë janë duke prodhuar qumësht shumë herë e më shumë për fëmijën tuaj që është në rritje. Mos supozoni se ju nuk keni aq qumësht sa duhet thjesht sepse gjinjtë tuaj janë të butë kur ushqeni bebin me gji. Kjo ndodh për të vetmen arsye se trupi juaj është duke u bërë më i efektshëm tani me kalimin e javëve.
  • Në fakt, ndërmjet ushqyerjeve gjinjtë tuaj ndoshta do të ndjehen ashtu siç kanë qenë para se ju të mbeteshit shtatzënë . Fatkeqësisht ky ndryshim shpesh ndodh në të njëjtën kohë kur bebi përjeton vrullin e rritjes së 6 javëshit. Natyrshëm kjo gjë i çon nënat në një shqetësim të panevojshëm në lidhje me furnizimin e tyre me qumësht. “Një fëmijë ende mund të marrë 180ml qumësht ose më shumë nga një gji që nënës nuk i duket aspak i plotë apo i fortë”.
  • Është mëse e zakonshme në këtë pikë që ju të vini re se njëri gji i juaji prodhon më shumë qumësht se tjetri ose që bebi e ka më të lehtë të pijë nga njëri gji sesa nga tjetri. Kjo ndodh për të vetmen arsye se kanalet në thithat e gjirit nga të cilët del qumështi janë të ndryshëm në numër nga njëri gjoks në tjetrin.
  • Kullimi i gjirit ka të ngjarë të jetë zvogëluar ose të ketë pushuar fare tani, edhe pse disa nëna përjetojnë rrjedhje më shumë se të tjerat dhe për më gjatë në kohë.
  • Ju mund të mos e ndjeni më refleksin tuaj të lëshimit të qumështit ose ndjenja mund të jetë zvogëluar në forcë. Disa nëna kurrë nuk e ndjejnë këtë refleks , por ato mund ta dallojnë atë thjesht duke parë mënyrën sesi foshnja e tyre thith dhe gëlltitet.
  • Nuk është e rekomanduar që ju të filloni të mblidhni qumësht nga shtrydhja me pompë për ta rruajtur atë, deri sa ju keni pasur një shans për të ndërtuar një furnizim të mirë të qumështit. Kjo zakonisht ndodh në rreth 6 javë. Në qoftë se ju vendosni për të filluar pompimin, duhet të jeni të vetëdijshme se pompimi i sasive të vogla nuk është një tregues se ju keni një furnizim të ulët të qumështit.
  • Po ashtu, kjo kjo është koha më e hershme ju mund t’i prezantoni bebes një beberon gënjeshtër/çuçu/kape. Megjithatë nëse mundeni të mos ja prezantoni fare fëmijës tuaj këtë beberon do ishte mire, sepse kështu do të mundeni të mbani larg konfuzionin e thithës që mund të bëjë bebi juaj. Sa më pak telashe për ju aq më mirë.
  • Deri tani ju keni kontribuar në shëndetin e fëmijës tuaj nëpërmjet pjesës më kritike të foshnjërisë së tij. Të sapolindurit që nuk ushqehen me gji janë më të predispozuar për të marrë sëmundje ose për t’u shtruar në spital, dhe kanë probleme shumë më tepër në aparatin tretës se foshnjat që ushqehen me gji. Gjithashtu gjidhënia për 6 javë do të thotë se fëmija juaj tani ka më pak rrezik të preket nga infeksionet në zonën e kraharorit deri në moshën 7 vjeç (NCT). Shikoni se çfarë infestimi shëndetësor jeni duke bërë tek ëngjëlli juaj.

Për më tepër informacione mbi “Vrullin e Rritjes” klikoni këtu.