Bebi im është më i uritur se zakonisht. A është kjo normale?

0
4632

Bebi im është më i uritur se zakonisht. A është kjo normale?

iStock_000002860334Medium

Si bebet shtojnë në peshë, ata fillojnë të hanë më shumë në çdo ushqyerje dhe të qëndrojnë më gjatë të ngopur. Megjithatë, mund të ketë raste kur i vogli juaj t’iu duket më i urritur se zakonisht.

Fëmija juaj mund të jetë duke kaluar nëpër një periudhë të rritjes së shpejtë (i quajtur ndryshe “Vrulli i Rritjes”). Këto mund të ndodhin në çdo kohë, por në muajt e parë vrullet e rritjes shpesh ndodhin rreth:

  • 7 deri në 14 ditë pas lindjes
  • 2 muajsh
  • 4 muajsh
  • 6 muajsh

Gjatë këtyre periudhave dhe sa herë që fëmija juaj duket veçanërisht i uritur, ndiqni sinjalet e tij të urisë dhe ofrojini aq ushqim sa ai kërkon. Ju mund të keni nevojë që të rrisni përkohësisht frekuencën e ushqyerjes apo gjidhënies dhe kjo është mëse OK. Kjo nuk ka të bëjë me atë që shumë nëna mendojnë se nuk kanë mjaftueshëm qumësht dhe se nuk po e ngopin dot bebin e tyre, kështu që mos u ngatërroni.

Edhe pse shqetësimi më i madh i një nëne në muajt e parë është nëse ka gji mjaftueshëm për bebin e saj, ekpertët thonë se nëse bebi juaj lag 5-7 pelena me urinë në një ditë 24 orëshe dhe nëse bebi ka shtuar peshë çdo muaj atëherë shqetësimi i nënave është i pabazuar dhe ato duhet të jenë më të qeta.