Shenjat që tregojnë se një bebe është e lodhur.

0
6620

Foshnjat ose bebet pak më të rritur mund të lodhen lehtë. Kur kjo ndodh, ata e kanë më të vështirë për të rënë në gjumë. Sapo ju të dalloni shenjat e lodhjes, do ta keni shumë herë më të lehtë për ta vendosur fëmijën tuaj në gjumë para se ai apo ajo të lodhet jashtë normales, të grindet dhe të jetë më e vështirë për t’u qetësuar.

Shenjat e lodhjes: Pse janë të rëndësishme?

Fëmijët e tregojnë se janë të lodhur përmes ndryshimeve në sjellje. Për shembull, fëmija juaj mund të jetë papritmas nervoz, tepër aktiv ose kërkues.

Është e rëndësishme që të shikoni për ‘shenjat e lodhjes ” së fëmijës suaj. Këto shenja e lejojnë nënën të dijë se kur është koha që prindërit të reduktojnë stimulimin dhe të fillojnë vendosjen e fëmijës për të fjetur. Nëse ju prisni deri sa fëmija juaj është i mbi-lodhur, atëherë do t’a keni më të vështirë për ta vendosur  atë në gjumë.
bb-3Shenjat e lodhjes tek të sapolindurit:
Foshnjat e porsalindura zakonisht do të ndihen të lodhura në qoftë se ata kanë qenë zgjuar për 1-1,5 orë.

Nëse i porsalinduri juaj është i lodhur, ju mund të dalloni disa nga shenjat e mëposhtme të lodhjes si:

  • Tërheqja e veshëve
  • Mbyllja e grushtave
  • Hapja e gojës
  • Përpëlitja e qepallave ose vështirësi për t’u përqëndruar – madje fëmija juaj mund të kryqëzojë sytë, ose të duket sikur po shikon në hapësirë
  • Bën lëvizje me krahë dhe këmbë, ose harkon trupin prapa
  • Rrudh vetullat apo duket sikur është i shqetësuar
  • Thith gishtat – kjo mund të jetë një shenjë e mirë dhe mund të thotë që fëmija juaj është duke u përpjekur për të gjetur mënyra se si të vetëqëtësohet për të fjetur.

Shenjat e lodhjes tek bebet dhe fëmijët mbi 1 vjeç.

  • Nga 3-6 muaj, fëmija juaj mund të jetë i lodhur pas 1,5 – 3 orë qëndrimi zgjuar.
  • Nga 6-12 muaj, fëmija juaj mund të jetë i lodhur pas 2-3 orë qëndrimi zgjuar.
  • Nga 12-18 muajsh, fëmija juaj mund të mbilodhet nëse ai nuk kryhen dremitjen e parë të mëngjesit apo të pasdites.

Nëse fëmija juaj është i lodhur, ju mund të shihni disa nga shenjat e mëposhtme të lodhjes si:

  • Ngathtësi
  • I ngjitur pas jush
  • tekanjoz ose nis të qajë
  • kërkon të ketë vëmendje të vazhdueshme
  • mërzitet me lodrat
  • grindet me ushqimin.

ticiana-kushi-cbecertifikimet