10906284_10152650083686274_5013323346155182765_n

Me siguri ju pyesni veten se kur fillojnë foshnjat të flenë gjatë natës. Kjo përgjigje është e ndryshme në varësi të moshës së fëmijës suaj. Më poshtë keni një udhëzues se për sa kohë fëmija juaj mund të flejë natën pa u ushqyer:

0-4 javësh (1 muajsh) me siguri bebi do të zgjohet 2-3 herë gjatë natës. Shumica e foshnjave mund të flenë 3-4 orë të pandërprera në këtë moshë. Konsultohuni me pediatrin tuaj përpara se të lejoni që fëmija juaj të flejë më shumë se 4 orë natën gjatë këtij muaji. Shumica e foshnjave kanë nevojë për ushqyerje më të shpeshta gjatë natës në mënyrë që të vendosin peshë të mirë.

4-8 javësh (muaji i dytë) disa beba do të zgjohen 1 herë, disa ende zgjohen nga 2 herë gjatë natës. Në moshën 6 javësh, djali im zgjohej vetwm dy herë për ushqim në natë (zakonisht në orën 2 të natës dhe 5 të mëngjesit).

8-12 javësh(në muajin e tretë) shumica e foshnjave mund të flenë 6-8 orë pa shkëputje gjatë natës. Deri në fund të javës së 12-të, shumica e foshnjave mund të flenë deri në 8 orë pa u ushqyer.

4 muajsh bebat mund të flenë 8 orë të pandërprera.

5 muajsh mund të flenë 10-11 orë të pandërprera. Në këtë moshë djali im arriti të flinte nga ora 8:30 pm – 5:30 të mëngjesit pa u zgjuar.

6-12 muajsh një bebe mund të flejë 11-12 orë pandërprerje. Rreth 12 muajve, djali im flinte për 12, 5 orë. Po, po 12, 5 orë gjumë të pandërprerë. Nga ora 8:30 e mbrëmjes deri në 9 të mëngjesit. Ai tani i gëzohet aq shumë gjumit, sa që kur zgjohet në mëngjes fillon të këndojë. Nuk ka kënaqësi më të madhe për një nënë kur shikon fëmijën e saj tw zgjohet plot energji dhe i lumtur. Nëse jeni duke hasur vështirësi me vënien në gjumë të fëmijës suaj apo me zgjime shumë të shpeshta natën të cilat nuk i përmbahen materialit të mësipër unë jam këtu për t’iu ndihmuar. Paketat E Gjumit, plani i detajuar hap pas hapi në bazë të situatës së bebes tuaj është ndihma dhe dhurata më e bukur që një nënë mund t’i bëjë vetes dhe fëmijës së saj. Për më tepër informacione mbi problemet e gjumit që ka fëmija juaj klikoni këtu.

ticiana-kushi-cbecertifikimet