Ja çfarë duhet të dini për bebat 5-6 muajsh që ushqehen me gji.

0
16723

Ja çfarë duhet të dini për bebat 5-6 muajsh që ushqehen me gji.

maxresdefault_compressed

 

  • Ju i keni reduktuar në masë të madhe rrezikun foshnjës suaj për të zhvilluar alergji, duke pritur deri të paktën tani, për të futur ushimet e ngurta në dietën e tyre. Kjo është veçanërisht për rastet të cilat kanë një histori familjare të alergjive.
  • Duke e ushqyer me gji për kaq gjatë, ju keni mbrojtur traktin e zorrëve të fëmijës tuaj në mënyrë që ai tani mund të fillojë të prodhojë antitrupa. Këto antitrupa veshin zorrët dhe i mbrojnë bebat nga proteinat e huaja dhe alergenet e ndryshme.
  • Vazhdimi i ushqyerjes me gji së bashku me futjen e ushqimeve të ngurta jo vetëm që siguron të ushqyerit e mirë, por gjithashtu ndihmon për tretjen më të mirë të këtyre ushqimeve të reja (Rapley dhe Murkett 2012).
  • Nëse ju jeni duke filluar t’i hiqni gjirin fëmijës tuaj, ai do të vazhdojë të ketë “jashtëqitjen e qumështit të gjirit’ (i lëngshëm dhe të verdhë), me copa të rastit, edhe për disa muaj të tjerë, edhe pse bebi ka filluar të hajë ushqime të ngurta (Rapley dhe Murkett 2012).
  • Nëse juve nuk i jepni pije të tjera fëmijës tuaj (të cilat do të ulin nevojën e saj për të pirë qumështin e gjirit), numri i gjidhënies që ajo do të kërkojë ndoshta nuk do të ndryshojë aq sa ju ta vini re në fillim. Bebi do të vazhdojë të kërkojë aq herë gji si zakonisht, por ama do të marrë pak më pak qumësht në çdo ushqyerje.
  • Fëmija juaj ende duhet të pijë të paktën 6-8herë gji në ditë (Fredregill 2004).
  • Në rreth 6 muajsh fëmija juaj do të përjetojë një tjetër “Vrull Rritjeje”. Edhe pse ju keni filluar t’i jepni ushqime bebit, mos harroni t’i jepni gjirin të parin pasi QUMËSHTI I GJIRIT ka më shumë kalori dhe vlera ushqyese. Nëse fëmija juaj kishte filluar të flinte gjatë gjithë natës, ju mund të vini re se ai mund të fillojë të zgjohet për një ushqyerje me gji në mesnatë gjatë këtij vrulli të rritjes.
  • Pas gjashtë muajve të parë, foshnjat që ushqehen me gji kanë tendencë të jenë më elegantë. Krahasuar me shokët e tyre që ushqehen me formulë, foshnjat me gji fitojnë një mesatare prej 1 kile më pak gjatë dymbëdhjetë muajve të parë. Pesha shtesë tek foshnjat e ushqyera me formulë është menduar të jetë për shkak të mbajtjes të tepërt të ujit dhe të një përbërjeje të ndryshme të yndyrës/dhjamit në trup(Dewey. K). Prisni që, fëmijët tuaj të cilët ushqehen me gji, të fitojnë një mesatare prej 0,5 kg në muaj nga 6 muajsh e deri sa bebi të bëhet 1 vjeç.
  • Nuk ka nevojë që ta peshoni fëmijën tuaj më shumë se 1 herë në 2 muaj tani e tutje (Rapley dhe Murkett 2012).
  • Fëmija juaj do të rritet rreth 1,27 cm në muaj nga 6 muajsh deri në 1 vjeç.
  • Mbani vëmendjen tuaj tek konsumimi i lëngjeve nga fëmija gjatë kësaj kohe. Nëse shumë gjidhënie janë zëvendësuar nga ushqimet e ngurta shumë shpejt, bebi nuk mund të marrë lëngje të mjaftueshme dhe kjo mund të çojë në kapsllëk (feçja duket si toptha të vegjël dhe të fortë). Duke vënë fëmijën tuaj në gji më shpesh ju do të lehtësoni problemin.
  • Nëse ju e keni ushqyer ekskluzivisht/vetëm me gji deri në këtë pikë, fëmija juaj ka më shumë gjasa të pranojë një sërë ushqimesh të ngurta. Kjo është për shkak se QUMËSHTI I GJIRIT i ekspozon foshnjat me shijet e dietave të nënave të tyre dhe shërben si një ” urë shije ” në mes të një dietë me bazë qumështi dhe një të diete më shumë për të rriturit (Mennella dhe Beauchamp, 1996;. Taveras et al, 2004 ).
  • Jo vetëm që pranimi i ushqimit është më i lartë në foshnjat e ushqyera me gji, por këta beba, kanë të ngjarë t’i preferojnë perimet (Sullivan dhe Birch, 1994). Për më tepër, refuzimi i ushqimeve apo “nazet” janë më të pakta tek fëmijët parashkollorë të cilët ishin të ushqyer me gji në mënyrë ekskluzive (Shim et al., 2011), kështu që fëmija juaj do të korri përfitimet për vitet që vijnë!
  • Nga gjidhënia për 6 muaj ju i keni dhënë fëmijës mbrojtje të konsiderueshme kundër ekzemës gjatë 3 viteve të para të jetës së tyre (Chandra et al).
  • Ju jeni tani në 1% e nënave që kanë ushqyer bebin me gji për kaq kohë të gjatë! Bravo! (BBC 2012).
  • Ju i keni dhënë gjithashtu fëmijës tuaj një rënie prej 19 % për rrezikun e leukemisë akute lymphocytic të fëmijërisë dhe një rënie prej 15 % në rrezikun e leuçemisë akute mielogenoze (Tufts-New England Medical Center Evidence-Based Practice Center).