A mund të jem duke e mbingopur beben time?

“Kultura të ndryshme kanë ndjenja të ndryshme rreth asaj se sa një fëmijë duhet të hajë, sa shpesh dhe si duhet të duken ata,” thotë Alanna Levine, MD, një pediatre në Shoqatën Orangetown të Pediatrisë në Tappan, Nju Jork.

Disa prindër e konsiderojnë një fëmijë topolak si shenjë e një pune të bërë mirë. Prindër të tjerë shohin një fëmijë të rrumbullakët dhe menjëherë imagjinojnë një adoleshent obezë.

Përveç kësaj, është pothuajse e pamundur për të mbingopur një fëmijë. Bebet vijnë në jetë me një sistem tepër të sofistikuar të vetë-rregullimit: Kur janë të uritur, ata hanë. Kur ndihen plotë, ata ndalojnë. (Për fat të keq, ne e kemi humbur këtë mekanizëm në kohën kur jemi bërë prindër.) Pra, kur fëmija largohet nga beberoni apo gjiri, dhe refuzon të kthehet për të pirë prapë, ai ose ajo është duke ju thënë se është i/e ngopur. Nëse bebi kthehet dhe pi për më shumë, atëherë është me të vërtetë i uritur.
1 (30)Si mund ta kuptoj nëse bebi po mbingopet?
Pesha e fëmijës nuk është një tregues i mirë për mbi-ushqyerjen. Nxjerrja e ushqimeve ose ndryshe të vjellat mund të tregojnë mbingopje në qoftë se ju e keni shtyrë fëmijën që të marrë ushqim shtesë. Për shembull, fëmija vjell pasi ka mbaruar beberonin me qumësht të cilin ju keni vazhduar tja vendosni në gojën e tij edhe pasi bebi ta ketë larguar. Por shpeshherë, e vjella është një reagim tipik i foshnjes ose i refluksit.

Mjeku pediatër do të shikojë gjatësinë e foshnjës, peshën dhe zhvillimin. Për sa kohë që fëmija është duke lulëzuar, ai ose ajo është duke u ushqyer mirë.

Sa e shpeshtë është që të mbingopet një fëmijë?

Shumë e pazakontë. Shumica e foshnjave refuzojnë të ushqyehen, kur ata ndihen të ngopur.

Kur kjo ndodh, çfarë e shkakton mbingopjen?

Mbingopja është më e zakonshme tek foshnjat që ushqehen me beberon, thjesht sepse është më e lehtë për të parë se sa qumësht transferoi bebi gjatë të ushqyerit. Gjithashtu beberoni kërkon më pak përpjekje për t’u thithur se sa gjiri kështu që bebet mund të thithin pa dashur më shumë qumësht ndërkohë që kënaqin instiktin e thithjes në beberon.
1 (34)Unë kuptova që e kam mbingopur fëmijën tim. Çfarë duhet të bëj tani?
“Respektoni sinjalet dhe shenjat që ju jep fëmija juaj”, thotë Levine. “Nëse fëmija largohet para se beberoni të zbrazet, ose përpara se të mbarojë koha e një seance gjidhënieje pranoni faktin se bebi mund të mos jetë i uritur në këtë moment.”

Çfarë mund të bëj për të parandaluar mbingopjen?

Ndaloni ushqyerjen e fëmijës kur ai të largohet nga gjiri ose beberoni. Dhe ndaloni së fokusuari tek numrat! Nuk ka rëndësi se sa shumë mililitër fëmija juaj pi në një vakt. Ajo që ka rëndësi është se fëmija është i shëndetshëm, i lumtur dhe duke lulëzuar.