A janë të sigurta mjekimet popullore gjatë shtatzënisë?

0
1538

Nënat shtatzëna kanë përdorur mjekime natyrale derisa janë bërë nëna, por disa janë më efektive se të tjerat, ashtu sikundër disa janë më të rrezikshme gjatë shtatzënisë, prandaj është shumë e rëndësishme të dini saktësisht se çfarë po përdorni.

A janë të sigurta ilaçet natyrale?

Mjekimet natyrale përfshijnë një grup të gjerë të trajtimeve, kështu që siguria e tyre duhet vlerësuar individualisht dhe jo në grup. Ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj të shëndetit përpara se të përdorni ndonjë ilaç të tillë për të menaxhuar simptomat tuaja.

Cilat ilaçe të zakonshme natyrale janë të sigurta?

Sëmundja e mëngjesit, të përzierat: Ndër simptomat më të zakonshme të shtatzënisë së hershme janë shqetësimet në mëngjes apo gjatë gjithë ditës, të cilat mund të interferojnë me të gjitha aspektet e jetës, si ushqimi i duhur, stërvitja dhe rehatia. Meqë ka shumë pak barna me recetë për të luftuar në mënyrë të sigurtë të përzierat në mëngjes, shumica e mamave që luftojnë me të do të zgjedhin ilaçe natyrale. Ndërsa stërvitja dhe hidratimi i duhur mund të ndihmojnë, gratë që luftojnë me të vjellat në mëngjes përdorin xhenxhefil dhe suplemente të Vitaminës B6, pasi këto janë të njohura për të ndihmuar në reduktimin e ndjenjave të përzierjes. FDA gjithashtu ka miratuar kohët e fundit një ilaç, i njohur si Diclegis që kombinon Vitaminën B6 me doxylamine succinate dhe ndihmon në menaxhimin e të vjellave në mëngjes. Këto përbërës janë të disponueshëm, por duhet të flisni me mjekun tuaj përpara se të merrni një ilaç të tillë.

Urthi: Disa medikamente për urthin mund të jenë të pasigurta gjatë shtatzënisë, kështu që shumë gra preferojnë t’i trajtojnë ato natyrshëm. Disa besojnë se mjalti mund të ndihmojë në lehtësimin e urthit, por një rregullim i thjeshtë në dietë drejt frutave të freskëta, perimeve dhe mishit, si dhe pirja e sasive më të mëdha të ujit mund të ndihmojë në trajtimin e burimit të problemit. Gjithashtu duhet të shmangni kafeinën, ushqimet pikante dhe ngrënien natën vonë.

Kapsllëku/hemorroidet: Ashtu si shumë medikamente të tjera, ato që trajtojnë kapsllëkun dhe hemorroidet nuk mund të jenë domosdoshmërisht të sigurta për shtatzëninë, kështu që shumë do të preferojnë t’i trajtojnë ato natyrshëm. Ruajtja e një diete që është e pasur në fibra do t’ju ndihmojë të qëndroni të rregullt, duke luftuar kapsllëkun dhe hemorroidet. Një banjë nga mesi e poshtë mund të ndihmojë në lehtësimin e parehatisë që shaktojnë hemorroidet nëse ato tashmë janë shfaqur. Përdorimi i kremërave nga lulet mund t’ju ndihmojnë gjithashtu.

Edhe pse ekzistojnë shumë mjekime natyrore që janë krejtësisht të sigurta dhe të dobishme, gjithmonë duhet të flisni me mjekun tuaj para se të përdorni ndonjë prej tyre, pasi disa, sidomos herbalet, mund të jenë të pasigurta për ju ose foshnjën tuaj.