Cure Baby Hiccups Step 8

Po. Lemza është e zakonshme tek foshnjat nën 1 vjeç.

Bebet i zë lemza edhe në barkun e nënës, gjë që ndonjëherë i alarmon nënat shtatzëna, por edhe kjo është krejtësisht normale. Disa nëna pyesin veten se si foshnja mund të ketë lemzë në uterus – paçka të gjithave, që ata ende nuk mund të marrin frymë vetë. Por lemza nuk ka të bëjë me frymëmarrjen: Ato janë kontraktimet e papritura të diafragmës që shkaktohen nga acarimi apo stimulimi i muskujve.

Sipas Lynette Mazur, një profesor i pediatrisë në Universitetin e Teksasit, lemza e foshnjave shkaktohet zakonisht nga të ushqyerit (qumështi i gjirit, formula, ose ushqime të tjera).

“Është një telash për prindërit, por jo aq shumë për fëmijën”, thotë Mazur. “Po qe se lemza ndërhyn në aktivitetet e përditshme si gjumi apo të ngrënët, nuk ka nevojë që bebi të vëzhgohet nga mjeku.”

Bebet me refluks gastroezofageal mund t’i zëjë lemza më shpesh, sipas Mazur. Nëse fëmija juaj ka shpesh lemzë, përmendjani këtë mjekut tuaj, veçanërisht në qoftë se bebja vjell shumë apo kollitet dhe duket shumë e grindur.

Përveç kësaj, në qoftë se lemza e fëmijës suaj është e pakontrollueshme, ndodh shumë shpesh, ose ndodh shpesh pas moshës 1vjeç, bisedoni me mjekun e fëmijës suaj. Lemza e pazakontë mund – në raste shumë të rralla – të jetë një shenjë e një gjendjeje më të rëndë mjekësore.

Për sa i përket se si duhet ndaluar lemza, ka shumë teori, por Mazur i hedh poshtë të gjithë. “Në të vërtetë nuk ka se çfarë ju mund të bëni, sepse lemza do të kalojë vetë së shpejti”, -thotë ajo. Disa thonë që ta lini foshnjen të thithë diçka. Mazur thotë “se në të vërtetë kjo nuk do ta dëmtojë bebin por mund ta ndihmojë atë.”

Mos u mundoni për ta kuruar lemzën duke e trembur fëmijën tuaj, duke shtypur sytë e saj, duke i ushtruar presion në fontanelën e saj, ose duke tërhequr gjuhën e bebes, të cilat janë mjetet më popullore në disa kultura. Nuk ka prova se ndonjë nga këto metoda të jap efekt, dhe ju mund të rrezikoni të dëmtoni fëmijën tuaj në këtë proçes ndaj bëni kujdes.