A është duke marrë fëmija im mjaftueshëm qumësht gjiri?

0
8258

A është duke marrë fëmija im mjaftueshëm qumësht gjiri?

Mother-breastfeeding-baby-008

Dilema dhe shqetësimi më i madh i një nëne që ka lindur bebin e saj është nëse ajo e ngop mjaftueshëm bebin me gji apo jo? Kjo është pyetja më e shpeshtë që i bëhet një specialisti laktacioni dhe kjo për arsyen se qumështin e gjirit ne nuk mund ta masim dot. Kështu nënat janë përherë në merak. Më poshtë do t’iu rendis disa komponentë të cilët tregojnë nëse fëmija juaj është duke pirë mjaftueshëm qumësht gjiringa ju apo jo.

Nëse vëreni këto shenja, atëherë fëmija juaj është duke marrë mjaft qumësht nga ju:

  • Mjeku i fëmijës tuaj është i kënaqur me peshën që fëmija juaj ka vënë që nga lindja.
  • Fëmija juaj ushqehet të paktën 6 deri në 8 herë në ditë dhe është i kënaqur pas një ushqimi.
  • Dhënia e gjirit realizohet pa dhimbje dhe është e rehatshme.
  • Gjinjtë tuaj ndjehen bosh dhe të butë pas çdo ushqyerje me gji të bebit.
  • Fëmija duket i shëndetshëm dhe ka lëkurë të fortë të cilën nëse e shtypni/pickoni pak ajo do të kthehet drejtë mbrapa.
  • Fëmija juaj është duke urinuar mjaftueshëm. Ai duhet të ketë të paktën gjashtë deri në tetë pelena të lagështa çdo 24 orë, kur të jetë më shumë se pesë ditësh. Urina e fëmijës tuaj duhet të jetë e zbehtë dhe pa erë.
  • Ju mund të shihni dhe të dëgjoni fëmijën tuaj tek gëlltitet ndërsa ai ushqehet me gji, dhe të shikoni se është vendosur në gjirin tuaj në mënyrën e duhur.
  • Fëmija juaj ndryshon ritmin, ndërsa pi gjirin dhe pushon pak gjatë ushqyerjes. Ai duhet të fillojë të ushqyehet përsëri kur të ndjehet i gatshëm, dhe të largohet nga gjoksi juaj në mënyrë spontane, kur të ketë përfunduar.
  • Jashtëqitja e fëmijës tuaj është në ngjyrë të verdhë-mustardë në kohën kur ai është pesë ditësh.
  • Bebi ushqehet të paktën 10-20 min nga njëri gji ose më gjatë.
  • Bebi shton të paktën 115-200 gram çdo javë duke nisur nga dita e katërt e lindjes.

Cilat janë shenjat që fëmija im nuk po merr mjaftueshëm qumësht gjiri?

bigstock-Mother-breastfeeding-her-baby-85432049

Nëse fëmija juaj nuk po merr mjaftueshëm qumësht nga gjinjtë tuaj, ju do të vëreni një ose më shumë nga këto shenja:

  • Fëmija juaj nuk ka rifituar peshën e tij të lindjes dhe nuk ka vendosur peshë të mjaftueshme, pas disa ditëve të para.
  • Gjinjtë tuaj nuk do të ndjehen më të butë pas ushqyerjes.
  • Fëmija juaj është i grindur edhe pas ushqyerjes.
  • Fëmija juaj dëshiron të ushqehet vazhdimisht.
  • Fëmija juaj është më i përgjumur ose qan në shumicën e kohës.
  • Fëmija juaj ka faqe të futura ose përplas buzët ndërsa pi gji. Kjo është një shenjë se fëmija juaj nuk është vendosur në gji ashtu siç duhet. Merrni ndihmë nga një specialist laktacioni për t’u siguruar që teknika juaj është e drejtë dhe se po i jepni gji bebin ashtu siç duhet.
  • Fëmija juaj urinon më pak se 6 deri në 8 herë në një periudhë 24-orëshe, pasi ai është pesë ditësh.
  • Lëkura e tij bëhet akoma më shumë e verdhë, në vend që të bëhet më pak, pas javës së parë të jetës.
  • Lëkura e fëmijës suaj mbetet e rrudhur edhe pas javës së parë që nga dita që bebi ka lindur.

Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me ndonjë nga këto shenja, konsultohuni me mjekun tuaj ose Specialistin e Laktacionit.