iStock_000019451618Medium2_compressed

Para ditëlindjes së tyre të dytë, foshnjat mund të shpohen me një gjilpërë deri në 20 herë gjatë vaksinimit. Këto vaksinime e mbrojnë fëmijën nga sëmundjet e tmerrshme të cilat kohë më parë kanë qenë të zakonshme, – thotë Ken Haller, MD, profesor i asociuar i pediatrisë në Universitetin e Shën Louis. Megjithatë, dhimbja e vaksinimit mund të jetë tronditëse për ju dhe fëmijën tuaj.

  • Përqafojeni fëmijën tuaj.

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën Pediatrics, ju duhet të qëndroni afër kështu që të mund të shkëpusni vëmendjen dhe të qetësoni fëmijën tuaj gjatë injektimit. Një mundësi ideale është që ju të mbani fëmijën tuaj. Ju duhet të siguroheni që ta mbani bebin në mënyrë që krahu i tij ose kofsha të jetë e ekspozuar dhe doktoresha të mund të bëjë injeksionin. Fëmijët të cilët janë pak më të mëdhenj mund të ulen në prehërin tuaj përballë jush. Mbajeni foshnjën sa më të veshur që të jetë e mundur në mënyrë që ju të mund të dilni shpejt pas kësaj, sugjeron dr. Haller.

  • Ushqejeni fëmijën tuaj.

Ushqyerja e fëmijës me gji ose beberon mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të vaksinimit. Një studim i fundit zbuloi se foshnjat që ushqeheshin me gji gjatë vaksinimit bërtisnin më pak. “Fëmijët më të mëdhenj dhe bebet janë shumë më të zotë në të jetuarin sipas momentit ,” – thotë Haller, dhe si rezultat i kësaj, mendjet e tyre mund të kalojnë shpejt nga “dhimbje, dhimbje, dhimbje ” tek “ushqim, ushqim, ushqim.” Megjithatë, ai rekomandon që prindërit ta ushqejnë fëmijën e tyre pas vaksinimit, pasi foshnjat me shumë gjasa mund të vjellin gjatë injektimit nëse ata sapo kanë ngrënë.

  • Shtoni pak sheqer.

Disa studime kanë gjetur se sheqeri nuk ka vetëm efekt të ndihmojë ilaçin që të shkojë poshtë, por mund të heqë dhe dhimbjen nga vaksinimi, gjithashtu. Pak shije sheqeri është veçanërisht e dobishme në foshnjat nën 6 muajsh. Provoni duke i dhënë fëmijës juaj pak ujë me sheqer përpara vaksinimit, ose lyejeni një çuçu/kape në lëng të ëmbël dhe lejoni bebin ta thithë atë gjatë injektimit.

  • Tërhiqini vëmendjen foshnjes suaj.

Shkëputja e vëmendjes së fëmijës është një nga hapat më të rëndësishme që mund të merrni për të ulur dhimbjet e vaksinimit. Merrni me vete një send që ju e dini se do të mbajë vëmendjen e tij larg nga dhimbja – një lodër të preferuar, një pajisje që bën zhurmë, ose një film të preferuar në një DVD player portative, apo celularin tuaj.

  • Pyesni mjekun rreth kremërave freskues.

Kremrat me efekte mpirje, të tilla si; kremi ​​EMLA, mund të ndihmojnë në largimin e dhimbjeve të vaksinimit. Megjithatë, EMLA mund të dëshirojë rreth një orë për të filluar veprimin. Sprucuesit që mpijnë lëkurën me ftohje gjithashtu mund të jenë të dobishëm – dhe japin efekt në disa sekonda – por këta nuk janë të vërtetuar shkencërisht mbi efektin e tyre të vërtetë apo efektet anësore. Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me dhimbjen e vaksinimit, pyesni doktorin tuaj nëse një krem ​​mpirës është një zgjedhje e mirë.

  • Fërkojeni lëkurën e foshnjës tuaj.

Pas vaksinimit, butësisht fërkoni lëkurën e fëmijës suaj pranë vendit të injektimit. Stimulimi nga masazhi i lehtë i tërheq vëmendjen nga dhimbja e vaksinimit. Një studim tek të rriturit zbuloi se ata që fërkonin zonën pas një injeksioni për vetëm 10 sekonda, kishin më pak dhimbje. Një tjetër studim ka zbuluar se presioni mbi lëkurë paraprakisht gjithashtu mund të zvogëlojë dhimbjen.

  • Provoni Tylenol.

Dhënia e acetaminophen-it (Tylenol) fëmijës tuaj pak para injektimit mund të ndihmojë në pakësimin e dhimbjeve të vaksinës. Ai gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e temperaturave të lehta që mund të rezultojnë pas vaksinimit, – thotë Haller. Përveç kësaj, ju keni të ngjarë të ndjeheni shumë të shqetësuar pasi keni bërë vaksinën, dhe duke e ditur se keni bërë diçka për të ndihmuar mbi dhimbjet mund t’iu bëjë të ndjeheni më mirë. Megjithatë, një studim i fundit zbuloi se duke përdorur Tylenol për të parandaluar një temperaturë kjo gjë mund të zvogëlojë efikasitetin e vaksinave.

  • Pyesni rreth mënyrave alternative të qetësimit të dhimbjeve.

Në disa situata, dhimbja e vaksinimit mund të zvogëlohet, duke përdorur metoda si: aplikimi i nje patateje të prerë në feta mbi shenjën e injektimit në këmbën e bebit. Disa të tjerë sygjerojnë që në vendin e vaksinës nëna t’i vendosë bebit një napë me raki dhe me niseshte (përgatitet si pastë e trashë) dhe çdo 3-4 orë napa duhet të rifreskohet me raki të ftohtë. Një alternativë tjetër e cila për shumë nëna në botë ka funksionuar është aplikimi i xhelit të aloe vera në vendin e injektimit.

  • Informohuni në lidhje me kombinimin e vaksinave.

Vaksinat për disa sëmundje mund të kombinohen në një injektim të vetëm për të zvogëluar numrin e injeksioneve që i duhen fëmijës tuaj, gjë që zvogëlon dhimbjen e vaksinimit. Këto përfshijnë: vaksinën e difterisë-tetanosit-pertussis (DTaP), e cila është në dispozicion në kombinim me vaksinat e poliomelitit dhe hepatitit B ose vaksinat e poliomelitit dhe Haemophilus influenzae tipi b (Hib), -thotë Haller. Akademia Amerikane e Mjekëve të Familjes rekomandon që kombinimi i vaksinave të përdoret për fëmijët kurdo që të mundeni.