8 pyetjet që ju mundojnë kur prisni foshnjën nr.2

0
5195

Çdo shtatzëni është e ndryshme, por është një sfidë ku ju mund të mbështeteni në qoftë se ju jeni duke pritur fëmijën tuaj të dytë: Ju do të kujdeseni për një fëmijë të vogël, ndërsa përballeni me ndryshimet tuaja personale fizike dhe nevojat trupore.

  • Të vjellat e mëngjesit.

Nëse ju jeni një nga ato 70 % e grave që kishin të vjella në mëngjes në shtatzëninë e parë, ju ndoshta do t’i keni ato përsëri, thotë James Grifo, MD, Ph.D., këshilltar për Prindërit dhe profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në New York University School of Medicine. Sfida juaj e madhe do të jetë aktrimi përballë fëmijës tuaj, por si një nënë ju dini tashmë si të shtireni të gëzuara, dhe kjo mund edhe të bëjë që ju të ndjeheni pak më mirë.

  • Ushqimi i duhur.

Ushqimi për fëmijën tuaj në rritje është diçka që ju duhet të jeni edhe më e vetëdijshme për shkak se dyqani i trupit tuaj me vlera ushqyese mund të jetë varfëruar, veçanërisht nëse ju jeni shtatzëne në më pak se një vit pas lindjes tuaj të parë. Mjekët rekomandojnë: Hani shumë proteina, mish të kuq sidomos për nevojën e shumtë për zink; merrni të paktën tre porcione bulmeti në ditë për kalcium, fosfor dhe vitamina D; dhe hani shumë drithëra dhe fruta për energji. Ju tashmë e dini që ju duhet të merrni vitaminat prenatale, dhe mos i haroni ato.

  • Lëvizjet fetale.

Këtë herë ju mund të ndjeni fëmijën qysh në 14 javë, thotë Ann Hofstadter, M.D., një obstetër dhe gjinekolog në Los Anxhelos. Kjo është për shkak se ju do t’i njihni flaturitjet e tij më shpejt, jo për shkak se fëmija bën ndonjë gjë ndryshe.

Shanset janë që juve t’iu duket barku më përpara gjithashtu. Muskujt tuaj të tendosur janë shtrirë një herë në shtatzëninë tuaj të të parë, ndaj bebushi i dytë mund të duket më shpejt nga sa ju e prisni. Ju mund të përfundoni që t’u tregoni njerëzve më parë (shefit tuaj, për shembull), që në tremujorin tuaj të parë.

  • Shtimi në peshë

Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë midis një shtatzënie të dytë dhe fitimit të madh në peshë. Përpiquni të ktheheni në peshën tuaj të paralindjes nga foshnja e parë në mënyrë që kur të nisni një shtatzëni te dytë të mos e nisni atë më disa kilogram shtesë që në fillim. “10 minuta ecje në këmbë përditë është më mirë se asgjë.”

  • Ngritja e objekteve të rënda.

Në shtatzënitë e pakomplikuara kjo është në rregull nëse ju ngrini në krahë fëmijën tuaj, thotë Dr. Hofstadter. Por kujdes: Qendra juaj e gravitetit ndryshon në shtatzëni, ndaj tregohuni ekstra-vigjilente në lidhje me mbajtjen e balancës tuaj për të shmangur një rënie. Nëse keni ndonjë komplikim, një histori të lindjes parakohe, ose në qoftë se ju jeni me binjakë, ju duhet të bisedoni me mjekun tuaj.

  • Lindje më e lehtë?

Nëse ju keni bërë një lindje vaginale, disa shtriqje do të kenë ndodhur. Pra, nëse ju nuk keni patur ndonjë komplikim tjetër, lindja juaj e dytë duhet të jetë e shpejtë dhe e lehtë, thotë Dr. Grifo. Nëse keni pasur një lindje me operacion si herë të parë, ju me shumë gjasa do të keni një të tillë përsëri, por këtë herë, ju do të dini se çfarë të prisni.

  • Ende i jepni gji fëmijës së parë?

Gjidhënia nuk do të zvogëlojë cilësinë e qumështit, por si placenta juaj rritet, prodhimi bie dhe qumështi mund të shijojë më shumë i kripur. Për shkak të kësaj, shumë foshnje largohen vetë, ndërkohë që nëna është shtatzënë, thotë Jane Morton, M.D., drejtor i mjekësisë dhe ushqyerjes me gji në Universitetin e Stanfordit.

  • Kë do të dua unë më shumë?

A do ta dua unë fëmijën tim të dytë po aq sa i pari?

Ky është një shqetësim i natyrshëm që kanë shumica e nënave për herë të dytë (edhe në qoftë se ato kurrë nuk do ta pranojnë këtë). Mos u shqetësoni. Dr. Grifo thotë se kjo është më shumë prej ndjenjave të emocionit se sa është në lidhje me aftësinë tuaj për dashuri. “Çdo fëmijë është unik dhe ka nevojë për lloje të ndryshme të dashurisë,” thotë Dr. Grifo. “Ju do të gjeni se ata të dy do të jenë të adhurueshëm në mënyrën e tyre.”