Mitet e gabuara mbi gjumin e bebave.

1 (29)

 

Kur vjen një bebe në shtëpi, duket sikur çdo gjë rrotullohet rreth gjumit të tij/saj, dhe gjithkush që mund të vijë në shtëpi apo të takoni do të ketë një këshillë për t’iu dhënë. Dikush do t’iu thotë se si të flini më gjatë, dikush si ta mbani sa më të sigurtë fëmijën etj etj. Por shumica e “këshillave të shenjta” që do t’iu thonë janë në fakt të gabuara, duke përfshirë dhe 7 mitet e mëposhtme për gjumin e foshnjave. Mos i besoni ato për asnjë sekondë.

  • Ju nuk duhet ta zgjoni asnjëherë beben nga gjumi.

E vërteta: Ju me shumë mundësi e keni dëgjuar shumë herë këtë këshillë, por mos e besoni atë as nëse ua thonë prindërit e partnerit tuaj të cilët duken se përherë e kanë një këshillë gati. Në javët e para të lindjes, bebi juaj ka nevojë të pijë gji shumë shpesh dhe jo të prisni 2-3 orë. Nëse fëmija juaj është i përgjumur ju duhet ta zgjoni atë pothuajse të paktën pas 1,5 orë gjumë. Dhe kjo nuk është thjesht OK, por është tepër e rëndësishme sepse bebja juaj ka nevojë të shtojë peshë. Është OK ta lejoni beben të flejë më gjatë natën dhe të mos e zgjoni atë, por ditën duhet të siguroheni që bebi të pijë mjaftueshëm qumësht.

  • Sfungjerët anës krevatit e mbrojnë beben.

E vërteta: Sfungjerët në anë të krevatin duket se do ta mbrojnë beben tuaj nga ndonjë goditje apo përplasje me të gjatë kohës së gjumit. Por ata në mënyrë konstante mund të ekspozojnë një rezik asfiksie për fëmijën tuaj. Pediatri  Altmann, anëtar i Akademisë Ameriaknë të Pediatrisë thotë  – “Unë nuk kam parë asnjë foshnje të vijë me dëmtime të rënda në kokë nga një përplasje me krevatin, por kam parë fëmijë që janë asfiksuar dhe kanë ngecur duke u rotulluar nëpër bumper-at e krevatit të tyre duke rezikuar jetën”. Ndaj është e rekomandueshme që në krevatin e foshnjës të mos gjendet asnjë teshë tjetër përveç carcafit të tendosur fort në dyshek.

  • Mbajeni dhomën e bebes totalisht të qetë.

E vërteta: Sigurisht, ne mund të duam qetësi absolute për të rënë dhe për të qëndruar në gjumë, por bebet e dashurojnë një zhurmë në sfond gjatë kohës kur flenë. Një zhurmë e tillë mund të jetë ventilatori në verë, një pajisje që imiton zhurmat e bardha apo një radio e vogël në frekuencë boshe. Bebat kanë dëgjuar zhurma konstante dhe të forta në barkun e nënës dhe ata janë të familjarizuar me to. Kështu, nëse dëshironi që bebja juaj të flejë më gjatë mund ta përdorni këtë avantazh në favorin tuaj.

  • Bebi duhet të flejë gjithë natën në moshën 12 javësh.

E vërteta: Ok, kjo do të ishte perfekte, por le të tregohemi realist. Këto janë pritshmëri që thjesht do t’iu shtonin më tepër stresin. Nëse ju keni një fëmijë që ushqehet mirë ditën, ka një rutinë konsistente dhe regjim me orare atëherë po fëmija juaj mund të flejë 12 orë natën rreth moshësh 3 muajsh,- thotë Altmann. Për gjithë të tjerët kjo mund të mos ndodhë edhe për 2-3 muaj të tjerë, dhe kjo sdo të thotë se ju jeni gabuar diku. Por është totalisht në dorën tuaj t’i mësoni fëmijës se si duhet të flëjë dhe t’i mësoni atij/asaj mënyrën për të fjetur i pavarur dhe për më gjatë në kohë, pasi kjo është mosha më e mirë për të vendosur regjim gjumi tek fëmija juaj. Nëse ju i aplikoni vese të mira gjumi fëmijës tuaj ka shumë mundësi që rreth moshës 6 muajsh fëmija juaj të flejë për 12 orë natën pa asnjë zgjim.

  • Të fjeturit vonë në darkë do ta ndihmojë beben të mos zgjohet herët në mëngjes.

E vërteta: Totalisht e gabuar. Për ju duket e logjikshme por bebet nuk funksionojnë si ne. Përkundrazi, nëse e bëni këtë gjë përherë do t’iu kthehet mbrapsht për më keq. Ja përse: Të mbajturit të fëmijës vonë gjatë natës e bën atë të mbilodhet, dhe kur foshnjat mbilodhen, ata kurdisen dhe e kanë shumë herë më të vështirë për të fjetur. Kjo gjithashtu i bën ata që të bëjnë gjumë të trazuar dhe jo të qetë. Nëse dëshironi që fëmija juaj të flejë më gjatë në mëngjes atëherë ju duhet ta vendosni atë më herët në gjumë. Provojeni dhe më besoni.

  • Është OK nëse bebi fle në të njëjtën dhomë me fëmijën tuaj.

E vërteta: Akademia Amerikane e Pedatrisë rekomandon të mos e lejoni asnjëherë fëmijën tuaj vetëm me kafshët e shtëpisë. Kjo përfshin edhe të fjeturit të qenit apo maces në të njëjtën dhomë me beben. Arsyeja? Rreth 600.000 fëmijë janë kafshuar nga qeni çdo vit, mjaftueshëm keq sa të kenë nevojë për mjekim shëndetësor. Merrni masat e duhura dhe deklarojeni dhomën e fëmijës tuaj “NO Pet Zone”.

  • Vendosja e drithërave në beberonin e natës nuk do ta ndihmojë fëmijën tuaj të flejë më gjatë.

E vërteta: Nuk ka asnjë fakt shkencor dhe asnjë studim që të vërtetojë se shtimi i çerealeve në qumështin e darkës do ta bëjë beben tuaj të flejë më gjatë. Në fakt, kryerja e këtij veprimi tek foshnjat më të vogla se 4 muajsh çon në një rezultat më të lartë të fëmijëve për t’u bërë obezë më vonë në jetë. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon të pritet të paktën 4-6 muaj për fillimin e ushqimeve të ngurta në dietën e fëmijëve.

Nëse fëmija juaj ka nevojë për vendosjen e një regjimi me orare apo nëse ai/ajo ka zhvilluar lidhje gjumi të tilla si: gjiri, lëkundja apo beberoni gënjeshtër mendoj se trajnimi i gjumit do të ishte zgjidhja perfekte për ju dhe fëmijën tuaj. Nëpërmjet këtij proçesi do të bëjmë të mundur që:

– bebi të flejë i pavarur dhe pa ndihmën tuaj

– bebi të mos zgjohet herët në mëngjes

– sipas moshës të flejë për 12 orë natën me 1 ose pa asnjë zgjim natën

– të ketë një regjim ditor të përcaktuar me orare

– të kryejë nevojat për gjumë që ka sipas moshës dhe aktivitetit të tij, etj etj.

Për më tepër informacione rreth trajnimeve të gjumit tek bebat kontaktoni në inbox e fanpage “Bota e Bebave” ose në email: botaebebave@hotmail.com