6 mënyra se si të jeni një baba i ri shëmbullor.

0
3128
Father playing with his happy and smiling baby daughter

6 mënyra se si të jeni një baba i ri shëmbullor.

babye-dad

Baballarët e rinj mund t’ia dalin shumë shpejt të jenë baballarë të rinj shëmbullor. Ja disa këshilla:

1- Sakrifikoni pak nga koha juaj dhe përqafoni rutinën e re në jetën tuaj. Ju mund të hiqni dorë nga disa gjëra që bënit në kohën tuaj të lirë të cilat kanë më pak rëndësi se të jeni në shtëpi me gruan dhe fëmijën tuaj duke u argëtuar. Çastet e bukura kur të shikoni fëmijën tuaj të rritet janë më të rëndësishme dhe më të bukura se çdo gjë tjetër.

dad-kissing-baby-on-beach
2- Bëhuni praktik. Në momentin që vjen një fëmijë në jetë bashkëshortja juaj do të jetë shumë e ngarkuar duke u kujdesur për gjithçka në familjen tuaj. Kështu që, pasi fëmija të ushqehet tregohuni praktik dhe mereni atë e shpenzoni kohë të dy duke luajtur, ndërkohë që partnerja juaj mund të jetë duke bërë punët e shtëpisë. Kështu të gjitha palët do të jenë të kënaqura. Ose ndërkohë që partnerja juaj është duke ushqyer fëmijën, ju mund të jeni ai që kujdeset për pastrimin dhe sterilizimin e beberonave të fëmijës suaj.

Dad-and-Baby-with-Duux-Ultrasonic-Air-Humidifier
3- Lëshojeni veten kur jeni duke luajtur me fëmijën. Babai nuk duhet të tregohet i ngurtë kur luan me fëmijën e tij. Do të jeni babai ideal nëse do të luani dhe ju i shkujdesur me beben tuaj dhe të bëheni dhe ju nje “fëmijë” i vogël që luan me shokun/shoqen e tij. Kështu ju siguroj se do të kënaqeni shumë të dy.

b6fb2770565b4fc4eb96af363d2bd3eef1cd2564
4- Mbani në mend anët pozitive. Kur vjen një fëmijë në jetë shumë gjëra në jetën tuaj ndryshojnë dhe ndonjëherë kur fëmija juaj nuk është mirë ose qan mos u tregoni pesimist por kujtoni gjithë çastet e bukura që keni kaluar bashkë dhe mendo se gjithë kjo do të jetë një çast i shkurtër. Momente akoma më të bukura do të vijnë për ju.

greeny-blog-small-size-07704

5- Merrni aparatin fotografik dhe kapni çdo moment. Edhe pse tani mund t’iu duket humbje kohe ose përtesë ju siguroj se po të filmoni apo fotografoni çdo cast sado i thjeshtë t’iu duket, pas shumë viteve ato do të jenë çastet për të cilat juve do t’iu marrë më shumë malli dhe do të ndjeheni nostalgjik.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA
6- Vendosni disa pritshmëri dhe qëndrojini të përpiktë atyre. Edhe pse i vogël fëmija juaj kur të fillojë të kuptojë duhet të shohë një baba të vendosur nëse thotë “po” dhe nëse thotë “jo”. Kjo gjë do të jetë më e lehtë të ndiqet nga fëmija juaj nëse ju do t’i shpjegoni atij në çdo situatë se përpse fëmija duhet dhe se përse nuk duhet të veprojë në një mënyrë të caktuar.

dad-and-baby