5 Ndryshimet në trupin tuaj pas shtatzënisë që ju nuk i prisnit.

0
6220
5 Ndryshimet në trupin tuaj pas shtatzënisë që ju nuk i prisnit

5 Ndryshimet në trupin tuaj pas shtatzënisë që ju nuk i prisnit.

539085_375389705867246_346325568_n

Kur ju kuptuat se ishit shtatzënë, ju e dinit se jeta juaj do të ndryshonte përgjithmonë! Imagjinonit momentin kur të ishit duke e çuar në shtëpi fëmijën tuaj, duke parë buzëqeshjen e tij të parë, dëgjuar gugatjen e tij të parë etj.

Dhe ju e dinit se trupi juaj do të pësonte ndryshime gjithashtu – duke fituar peshë gjatë shtatzënisë, gjinj më të mëdhenj, ndoshta këmbë e duar të fryra, dhimbje mesi etj.

Por ka disa ndryshime që mund t’iu kenë kapur në befasi pasi lindët bebin. Këtu janë pesë prej tyre.

  1. Ulet dëshira për marrëdhënie seksuale.

A-couple-and-baby-in-bed

Nëse ju nuk jeni në humor, nuk jeni vetëm – shumë nëna të reja shohin një rënie në dëshirën për të kryer marrëshënie seksuale.

“Mund të duhet deri në një vit që ju të ndjeheni se jeni kthyer në humor për seks”, thotë Hope Ricciotti, MD, një profesor i asociuar i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Harvard Medical School.

“Ju jeni aq të përqendruara tek fëmija juaj dhe familja dhe pothuajse keni pak ose aspak kohë për veten tuaj, duke përfshirë këtu marrëdhëniet seksuale gjithashtu.”

“Nivelet e estrogjenit rriten gjatë shtatzënisë, dhe më pas bien menjëherë kur ju të sillni në jetë bebin”, thotë Silvana RIBAUDO, MD, një gjinekologe në Qendrën Mjekësore Columbia në Nju Jork. “Ndryshimi në nivelet e estrogjenit do të thotë se dëshira e një gruaje për seks është ndoshta shumë e ulët. Ajo do të balancohet sërish, por kërkon kohë.”

  1. Bark i fryrë.

100_0473

Ju lindët, ju do të ulni barkun, kështu? Eh, jo kaq shpejt mikeshat e mia.

“Pasi ju lindni, shumë gra presin që barku i tyre do të kthehet në madhësinë e tij normale pothuajse menjëherë,” thotë RIBAUDO. “Duhen rreth 6-8 javë që mitra të kthehet në madhësinë e saj para-shtatzënisë.”

Gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, ushtrimet dhe një dietë e shëndetshme janë të rëndësishme për të kthyer trupin tuaj në formë (nën miratimin e ob-Gjinekologes tuaj, natyrisht).

“Kjo merr kohë”, thotë Ricciotti. “Ushtrimet themelore që përqendrohen mbi barkun tënd do të ndihmojnë në tonifikimin e fryrjes së barkut tuaj.”

  1. Surpriza me këpucët.

Pregnancy Facts Blog post image 7

Mendonit se ndryshimet që përjetojnë nënat nga shtatzënia ndodhnin kryesisht në mesin e trupit tuaj? Keni harruar këmbët tuaja.

“Po, këmbët e një gruaje bymehen gjatë shtatzënisë. Por, pasi fëmija i saj ka lindur, ajo mund të ketë një madhësi të përhershme të ndryshme këpucësh.”

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) rekomandon që mesatarja e peshës që gratë fitojnë gjatë shtatzënisë është mesatarisht 11-16 kg. Kjo peshë ekstra i vë këmbët tuaja nën presion.

“Pesha shtesë që ju mbani mund të shkatërrojë harkun e këmbëve tuaja .Me harkun e rrafshuar ju mund të zbuloni se keni nevojë për një numër shtesë tek këpucët tuaja që të jenë të rehatshme.”

Edhe hormonet luajnë një rol këtu, në veçanti hormoni i relaksinës.

“Ky hormon vepron ashtu siç ka emrin, pra relakson ligamentet e muskujve në trupin tuaj për t’ju ndihmuar që të përgatiteni për lindjen e fëmijës, por kjo nuk prek vetëm zonën e legenit tuaj. Ajo gjithashtu ndikon në pjesën tjetër të trupit tuaj, duke përfshirë edhe këmbët tuaja . ”

  1. Masa e sutjenave.

breasts_sagging_prevention1

Shumë gra presin që gjoksi i tyre të bëhet më i mëdh para dhe pas lindjes, veçanërisht në qoftë se ato vazhdojnë ushqyerjen me gji. Por vetëm mos harroni: ajo që shkon lart ……. bie poshtë.

“Pasi ju të lindni dhe kur të ndaloni dhënien e gjirit do të vini re se gjoksi juaj jo vetëm që do të jetë më i varur, siç dhe e dini shumica prej jush, por edhe mund të jetë më i vogël,” thotë Ricciotti.

Nuk është e pazakontë për gratë të bien një numër në kupën e sutjenës së tyre pas shtatzënisë dhe pas ushqyerjes me gji, por prisni se nuk ka mbaruar ende.

“Sa më shumë fëmijë që ju të keni, aq më shumë gjokset tuaja do të kenë tendencën të varen”.

saggy

Mos fajësoni gjidhënien, sepse nuk ndodh për këtë arsye. Një studim i 930 grave në 2008 gjeti se historia e ushqyerjes me gji nuk është e lidhur me shanset që ato kishin për të pasur gjinj të varur. Në vend të kësaj, faktorët e rrezikut për gjinjtë e lëshuar ishin BMI e lartë, numri i madh i shtatzënive, masa më të mëdha sutjenash para shtatzënisë, historia e duhanit, dhe mosha e vjetër.

  1. Rënia e flokëve.

o-HOW-TO-TREAT-HAIR-LOSS-facebook

Shumica e grave kanë flokë të plotë, të shndëritshëm gjatë shtatzënisë. Pas lindjes, flokët tuaj kthehet në normal – dhe kjo mund t’iu duket sikur juve po ju bien flokët më shumë se normalisht. Por mos u shqetësoni – çdo gjë do të rregullohet.

Gjatë shtatzënisë, nivelet e larta të estrogjenit bëjnë të mundur t’i mbajnë flokët tuaja nga rënia sipas normës normale.

Pra, pas shtatzënisë, kur nivelet e estrogjenit bien dhe kthehen në normalitet, flokët tuaj duhet të kapin rritmin – duke rënë.

Periudha më e rëndë e humbjes së flokëve ndodh nga muaji parë deri në të pestin pas shtatzënisë, sipas ACOG. Shumica e grave shtatzëna e kanë gjithashtu këtë humbje të flokëve, por një lajm i mirë është se kjo është e përkohshme. Rënia e flokëve kap pikun rreth 3-4 muaj pas lindjes, por zakonisht kthehet në normale brenda 6-12 muajve.