5 mënyra si të menaxhoni stresin gjatë shtatzënisë.

0
1525
Profile view of a pregnant young woman enjoying music as she holds her belly - copyspace

Shtatzënia mund të jetë një kohë shumë e vështirë, prandaj është e rëndësishme të ndërtojmë aftësitë e nevojshme për të menaxhuar stresin, në mënyrë që shtatzënia të jetë sa më e shëndetshme. Lexoni këto këshilla për t’ju ndihmuar të menaxhoni më mirë stresin:

  • Mos e tejkaloni veten: Kur jeni shtatzënë, nganjëherë duket sikur nuk ka orë të mjaftueshme gjatë ditës për të bërë gjithçka që ju nevojitet. Është e rëndësishme që me të vërtetë të përqendroheni tek prioritetet tuaja dhe të siguroheni se orari juaj nuk është i papërballueshëm. Mos u ndjeni nën presion për të bërë plane apo premtime që thjesht nuk mund t’i mbani.
  • Mos kini frikë të kërkoni ndihmë: Nëse partneri juaj, familja, miqtë, apo edhe një i huaj në treg, do t’ju shohin që mbani qese ushqimore të rënda, do t’ju ndihmojnë me kënaqësi – mos kini turp!
  • Ushtrimet: Mund të keni dëgjuar dhe lexuar për shumë përfitime të ushtrimit gjatë shtatzënisë, kur ushtroheni, truri juaj prodhon endorfine, kimikate që shërbejnë për të nxitur një ndjenjë lumturie, dhe mund t’ju ndihmojë në lehtësimin e stresit.
  • Teknikat e relaksimit: Ka shumë teknika të efektshme relaksimi dhe teknika të frymëmarrjes, të mësuara në një klasë lindjeje ose diku tjetër, që mund të ndihmojnë në mbajtjen e mendjes tuaj të lirë dhe të pastër nga stresi gjatë gjithë shtatëzanisë. Yoga është një aktivitet shumë i mirë për shtatzëninë sepse kombinon përfitimet fizike të stërvitjes me përfitimet mendore të teknikave të relaksimit, edhe pse është gjithashtu një ide e mirë për të siguruar që mësuesi i yoga të dijë se jeni shtatzënë, kështu që mund t’ju bëjë të ditur për të rregulluar ndonjë pozicion që mund të mos jetë një ide e mirë.
  • Marrëdhëniet seksuale: Trupi lëshon sasi të mëdha të hormonit oksitocinë gjatë marrëdhënieve sexuale, e cila është e njohur për të ndihmuar në reduktimin e ankthit. Seksi është krejtësisht i sigurt gjatë shtatzënisë, kështu që nëse ndjeheni të stresuar mund t’a praktikoni.