mad_mommy_thumb_compressed

Disiplina është një nga elementet përcaktuese të prindërimit. E përdorur me kursim ose lirisht, ajo është themelore për dinamikën prind-fëmijë. Në formën e saj më elementare, disiplina është në lidhje me zgjedhjet dhe pasojat: Ju i shpjegoni pritjet tuaja fëmijës, dhe në qoftë se ai i injoron këto rregulla atëherë ka pasoja. Qëllimi i këtyre pasojave duhet të jetë për të inkurajuar fëmijën tuaj të ndalojë sjelljet negative, të bëjë zgjedhje pozitive dhe në fund të fundit të bëhet një person më i mirë.

Nëpërmjet disiplinës, fëmijët mësohen të bëhen të përgjegjshëm, të ndershëm, të sjellshëm, dhe të ndajnë me të tjerët. Duke ndjekur udhëzimet e prindërve të tyre, mësimet dhe rregullat, ata kanë mundësi të rriten dhe të jenë individë të sjellshëm dhe të respektuar. Paralajmërimi i madh: Disiplina dhe ndëshkimi nuk janë e njëjta gjë. Nëse ju ndëshkoni fëmijën tuaj në vend që ta disiplinoni atë, ju nuk do të merrni rezultatin e dëshiruar.

Prindërit që gjuajnë ose godasin fëmijët e tyre shpesh besojnë se kjo nuk do t’i lëndojë ata. Pas të gjithash, ata u qëlluan nga prindërit e tyre. Por një studim i kohëve të fundit tregon se prindër të tillë pasi u prezantuan me studimet e shumta që të cilat tregojnë efektet negative të ndëshkimit trupor mbi fëmijët, një numër i konsiderueshëm e ndryshuan mendimin e tyre

Më poshtë po ju tregojmë 5 arsye pse disiplina është më e mirë se dënimi.

  • Dënimi ka të bëjë me reagimin e tepruar. Nxitja për të ndëshkuar vjen nga brenda kur ju ndjeheni të lënduar nga sjellja që bën fëmija juaj duke kërkuar që të godisni prapa dhe të shkaktoni të njëjtën dhimbje që ndjeni ju, shpesh duke reaguar më tepër mbi situatën. Në nxehtësinë e momentit, nëna ose babai mund të ngrenë dorën në zemërim apo impulsivitet, ose mund të bërtasin, në vend që të marrin frymë thellë dhe të vlerësojnë situatën në mënyrë objektive.
  • Ndëshkimi nuk u mëson mësime. Kur ju jeni në çastet e inatit, është e vështirë që të mendoni në mënyrë racionale ose të jeni i mëshirshëm. Dhe kjo nuk do ta ndihmojë fëmijën tuaj të mësojë të drejtën nga e gabuara. Çfarë “mësimi” specifik bën një shkulje flokësh apo një ndrydhje krahu? Por ama, trajtimi i fëmijës me respekt, duke i folur për atë që ka bërë dhe duke e bërë të mendojë për situatën e kthen sjelljen e tij të papërshtatshme në një mundësi për të mësuar.
  • Prindërit dhe fëmijët janë në ekuilibra të ndryshëm. Një problem i madh në lidhje më dënimin që një i madh i bën një fëmije është se këta të dy nuk janë të barabartë. Megjithatë, prindërit shpesh nuk përqëndrohen në këtë pabarazi apo dobësi kundrejt një fëmije. Kur janë të qetë dhe racional, askush nuk do të argumentojë se fëmijët janë të ndryshëm nga të rriturit. Ata nuk kanë të njëjtën madhësi apo forcë, dhe ata kanë më pak njohuri dhe më pak përvoja jetësore se ju. Për më tepër, kur prindërit ndëshkojnë fëmijët e tyre nga zemërimi, ata i mësojnë atyre se është Ok që t’i trajtosh ata që janë më të dobët, të vegjël dhe të rinj me më pak respekt. Ky është një shembull i keq i prindërve që përcjellin modelimin e ngacmimit.
  • Fëmijët meritojnë të njëjtin respekt si të rriturit. Konsideroni dhjetëra ndërveprime që ju keni me të tjerët në punën tuaj. A do i bërtisni ju një bashkë-punëtori apo a do të godisni një shok a koleg, sepse ai nuk e ka bërë mirë punën, ka folur pa rradhë apo nëse ju ka zhgënjyer? Sigurisht që jo! Në çdo situatë tjetër, ju do të reagoni me një shkallë të vetë-kontrollit. Por, për çfarëdo arsye, disa prindër reagojnë ndaj fëmijëve të tyre në mënyrë të pasjellshme duke i goditur nga zemërimi. Kështu që jeni ju të parët që silleni keq dhe pastaj fëmija juaj.
  • Ndëshkimi krijon një marrëdhënie të bazuar në frikë. Konsideroni një lloj marrëdhënie që prindi zhvillon me fëmijën dhe me shembullin e dhënë bëni lidhjen mbi zgjidhjen e problemeve. Nëse një prind shpesh dënon një fëmijë, atëherë është themeluar një marrëdhënie e ndërtuar mbi frikën. Nëse një prind është agresiv dhe i paparashikueshëm, fëmija do të bëhet i frikësuar dhe i shqetësuar në lidhje me atë se si prindi do të reagojë nëse ai bën një gabim. Për më tepër, kjo frikë dhe ankth qëndron me fëmijën më vonë në jetë. Ai mund të jetë gjithmonë në pritje për t’u lënduar dhe që diçka e keqe t’i ndodhë.

Mesazhi: Mësoni mënyra për të korrigjuar sjelljen e padëshiruar tek fëmijët tuaj dhe mësojini sjellje pozitive duke përdorur strategjitë e disiplinës në vend të ndëshkimit. Kjo është një mënyrë e dashur, e respektueshme dhe efektive për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të mësojnë më të mirën prej jush.