4 Poblemet më të zakonshme të lëkurës pas shtatzënisë.

0
3924
4 Poblemet më të zakonshme të lëkurës pas shtatzënisë.

 

Hormonet pas shtatzënisë mund të japin efektet e tyre të padëshiruara pikërisht në momentet më të papërshtatshme, por fatmirësisht, ka opsione për minimizimin apo korrigjimin e këtyre problemeve që shqetësojnë nënat e reja. Më poshtë keni trajtimet më të sigurta e efektive dhe përbërësit më të mirë për të trajtuar këto probleme.410

Shënim: Gjithmonë diskutojini trajtimet dhe produktet me mjekun tuaj ose dermatologun para se të bëni ndryshime në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën.

 

  1. Melasma.

Melasma

Shkaktari: Ekspozimi ndaj rrezeve UV, gjenetika dhe nivelet e larta të estrogjenit dhe progesteronit kombinohen për të krijuar kështu një errësim të lëkurës kryesisht në fytyrat e bardha dhe me pulla më të lehta në ngjyrë për ato femra që kanë lëkurë më të errët.

E njohur ndryshe si “maska e shtatzënisë”, pigmenti zakonisht mblidhet përreth mollëzave, ballit, syve dhe nganjëherë rreth gojës.

A është afat-gjatë? Ndërsa disa nga hiper-pigmentimet do të zbehen pas lindjes së bebit, njollat në lëkurë nuk do të zhduken ndonjëherë plotësisht.

Mundësitë e trajtimit: Përtej aplikimit me një sasi të bollshme në fytyrën tuaj të një kremi ditor me SPF 30, juve do t’iu duhet të riaplikoni krem përsëri në qoftë se  jeni ulur pranë një dritare ose jashtë për orë të tëra në mënyrë që të minimizoni përhapjen e melasmave ekzistuese. Holly Sherrard, menaxher i arsimit kanadez në Institutin Ndërkombëtar të lëkurës, thotë se ju duhet të jeni në kërkim të produkteve që përmbajnë përbërësit si; acid Kojic (flisni me mjekun tuaj nëse ju jeni me gji), me përmbajtje krunde orizi dhe vitaminash C, E dhe A (të sigurta për fëmijët në gji). Këta përbërës duhet të jenë në përqëndrime të ulëta dhe pas aplikimit të tyre juve do të vini re një lëkurë të shndritshme dhe njw rifreskim në çehren tuaj.

 

  1. Aknet Hormonale.

 Hormonal-Acne

Shkaktari: Ngritja në qiell e progesteronit dhe e estrogjenit dhe luhatjet e tyre mund të çojnë në rritjen e prodhimit të sebumit dhe bllokimin e poreve.

Si shfaqet: Në mënyrë tipike aknet hormonale ndikojnë në qafën dhe zonën e poshtme të fytyrës, puçrrat hormonale ndryshojnë nga tw buta në të rënda, por shpesh ato paraqiten si gunga të ngritura të kuqe që mund të jenë të dhimbshme nëse i prekni.

A është afat-gjatë? Ato mund të zhduken brenda disa muajve, por për disa femra aknet mund të zgjasin më shumë.

Mundësitë e trajtimit: Dermatologët sugjerojnë përdorimin e produkteve me përmbajtje peroksid benzoli, si depërtues të mirë në poret e bllokuara dhe në nxjerrjen e papastërtive, dhe si një opsion i sigurt gjatë dhe pas ushqyerjes me gji. Por, femrat që përjetojnë akne cistike të dhimbshme,të cilat nuk largohen, duhet të vizitojnë një dermatolog për një trajtim më të mirë. “Për akne si këto, marrja e medikamenteve me recetë që vrasin bakteret  e puçrrave në fytyrë, zhbllokojnë poret, ose fillimi i pilulave kontraceptive që rregullojnë hormonet mund të jetë një alternativë më efektive,” thotë Dr. Cohen. (Bëjini të ditur doktorit/dermatologut nëse jeni duke i dhënë gji bebit tuaj).

 

  1. Venat e merimangës në fytyrë.

 spiderskin-1024x979

Shkaktari: Rritja e qarkullimit të gjakut dhe nivelet e hormoneve në trupin e nënës nxjerrin në pah venat fytyrës së saj në një efekt si merimangë.

Si duken:Ato duken si enë të vogla gjaku, të kuqërremta dhe përhapen si një merimangë rreth fytyrës (zakonisht rreth hundës dhe faqeve), qafës apo në pjesën e sipërme të trupit.

A janë ato afat-gjata? Shumë gra vënë re një efekt të zvogëluar të tyre katër deri në gjashtë muaj pas lindjes, ndërsa disa mund të kenë nevojë për të kërkuar trajtim në mënyrë që të pakësojnë shfaqjen e kwyre venave.

Mundësitë e trajtimit: Provoni ekstraktin e një mjedre të kuqe, një bioflavinoid dhe bimë e pasur kjo me përbërës që ndihmojnë për forcimin e enëve të gjakut, rekomandon Sherrard (dhe është i sigurt si produkt, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji). Gjithashtu këshillohet përdorimi i gjalpit Shea dhe vajit të ullirit ose vajrave të tjera bimore që mbajnë lëkurën të butë.

 

  1. Lëkurë e thatë dhe e krisur.

How-to-Relief-Dry-Skin-Condition-by-Using-Simple-Products

Shkaktari: Ndryshimet hormonale mund të krijojnë pllakëza në lëkurë gjatë shtatzënisë dhe menjëherë pas saj, duke çuar në krijimin e arnave të thata në fytyrë.

Si duken këto: Kjo gjendje e lëkurës duket si pjesëza lëkure të thatë, të kuqe dhe disi të copëzuara, kryesisht në faqe, hundë dhe gojë.

A është afat-gjatë? Për shkak se lëkurës suaj i mungon hidratimi, sa më shpejt që ju të rekuperoni lagështirën e saj aq më shpejt do të kthehet në normale aparenca juaj.

Mundësitë e trajtimit: Ulja e thatësirës dhe inflamacionit mundësohet nga përdorimi i pastruesve të butë dhe shumë të lagësht , thotë Cohen. Lexoni etiketën e përbërësve për t’u siguruar që ata janë pa fragrancë, pa prezervativë dhe jo-comedogenic. Gjithmonë mbrojeni lëkurën nga rrezet e dëmshme UV me një krem me spektër të gjerë. Për zonat veçanërisht delikate, thotë Sherrard, përdorni një locion hidratues me lipide natyrore si; gjalpë Shea apo vaj nga farat e Jojobas, dhe për arnat shumë të kuqe, shikoni për produktet që përmbajnë “sea buckthorn”(lloj peme e vogël).