Treat-Diaper-Rash

Asnjë nënë nuk dëshiron që foshnja e saj të vuajë nga ndonjë problem, por skuqjet prej pelenës është problemi më i zakonshëm në mesin e fëmijëve që nënat duhet të merren. Skuqja nga pelena është skuqje që zhvillohet për shkak të lëkurës së përflakur në zonën e pelenave. Ajo mund të shkaktohet për shkak të disa arsyeve, si psh: ndryshimet në dietë; në përgjigje të dietës që merr nëna e cila i jep gji fëmijës, prej kimikateve në locione, nga lloji i pelenave për fëmijë, sapunët, dhe nga mos ndryshimi i pelenës për një periudhë të gjatë kohore. Disa fëmijë kanë lëkurë më të ndjeshme se të tjerët. Fërkimi i lëkurës gjithashtu shkakton skuqje. Nëse nuk u kushtohet vëmendje, këto skuqje mund të çojnë në një infeksion bakterial. Më poshtë po ju tregojmë disa trajtime në kushte shtëpie për të larguar skuqjen prej pelenës së bebit.

Uthulla.

Vetitë acidike të uthullës kurojnë skuqjen në të ndenjurat e bebes pasi bakteret që shkaktojnë skuqjen janë me natyrë alkaline. Nëse jeni duke përdorur napa (leckë), në vend të përdorimit të detergentëve, lajini ato në uthull. Për të pregatitur këtë solucion, shtoni 1 gotë e gjysëm uthull në gjysmë kove me ujë.

Vazelinë.

Vazelina është një ilaç i përkryer shtëpie për skuqjen e bebave nga poshtë. Aplikoni një shtresë të hollë vazeline në zonën e prekur çdo herë që të ndryshoni një pelenë. Sigurohuni që ju të lani të ndenjurat e fëmijës tuaj me ujë të ngrohtë dhe ta thani atë mirë me një peshqir të butë përpara se të aplikoni vazelinën.

Sodë buke.

Soda e bukës është konsideruar si një nga kurat natyrale më të mira në kushte shtëpie për të kuruar skuqjen në zonën e pelenave. Shtoni 2-3 lugë sodë buke në 3-4 gota uji. Zhysni një napë në këtë solucion që krijuat dhe lani lëkurën e fëmijës suaj me të. Pastaj përdorni një peshqir të thatë për të tharë lëkurën pa e fërkuar por vetëm me prekje. Tani vendosni pelenën.

Për skuqjet e rënda, do të përgatisni një përzierje me 1-2 lugë sode buke dhe 1 lugë gjelle kripë Epsom ose pluhur tërshëre në ujë të ngrohtë dhe bëjini një dush me të fëmijës tuaj. Kjo metodë redukton infeksionin e mykut.

Miell misri.

Aplikimi i miellit të misrit mbi skuqjen ndihmon në reduktimin e inflamimit dhe fërkimeve të shkaktuara për shkak të elasticitetit në pelenë. Në vaskën me ujë të ngrohtë shtoni 2 lugë çaji miell misri. Laheni fëmijën tuaj me këtë ujë për t’i dhënë atij / asaj lehtësim nga skuqja e të ndenjurave.

Shënim – Mos e përdorni këtë ilaç nëse kordoni umbilikal/kërthiza e foshnjës tuaj ende nuk ka rënë.

Vaji i kokosit .

Vetitë hidratuese dhe anti-fungale të vajit të kokosit e bëjnë atë një ilaç të shkëlqyer natyral për të shëruar skuqjen e bebes. Aplikoni vaj kokosi në zonën e poshtme të fëmijës tuaj çdo herë që të ndryshoni pelenën e tij / saj. Lejojeni vajin që të përthithet plotësisht.

Për trajtimin e puçrrave të rënda, përzieni disa pika çaj peme në vaj kokosi. Më pas plikojeni këtë në zonën e prekur.

Bollgur/tërshërë.

Bollguri është një mënyrë natyrale dhe e përballueshme për të trajtuar skuqjet nga pelena. Bollguri është i pasur me proteina. Dushi me bollgur qetëson lëkurën e foshnjës tuaj. Merrni 3/4 filxhan bollgur për ta bërë pluhur. Shtojeni atë në ujë të vakët dhe lëreni fëmijën tuaj të qëndrojë në të për 10-15 minuta.

Jepini gji.

Deri sa fëmija të ushqehet me gji, ai / ajo ka më pak shanse për të zhvilluar skuqje. Pra, një nënë nuk duhet të ndalojë gjidhënien tek fëmija.

Aplikoni disa pika qumësht gjiri në zonën e infektuar. Lëreni të thahet në ajër. Pastaj vendosni pelenën.

Lani duart.

Me qëllim që të parandaloni skuqjen për t’u bërë më keq, lani duart tuaja çdo herë që të ndryshoni pelenën e fëmijës në mënyrë që bakteret të mos përhapen në pjesët e tjera të trupit të fëmijës.

Lëngu i boronicës së kuqe.

Lëngu i boronicës së kuqe parandalon skuqjen duke parandaluar bakteret që shkaktojnë skuqjen. Jepini rregullisht 60-90 ml lëng boronice fëmijës tuaj .

Shënim – Fëmija juaj duhet të jetë në moshën e duhur për të konsumuar këtë lëng.

E bardha e vezës.

Veza është një ilaç shumë i fuqishëm për shumë probleme, duke përfshirë dhe skuqjen prej pelenave. Ajo që ju duhet të bëni është të thyeni 3-4 vezë. Të merrni të bardhat e vezës dhe t’i aplikoni ato në zonën e prekur. Skuqja në të ndenjurat e bebes do të zhduken brenda pak ditësh.

Vaji i ullirit.

Vetitë hidratuese të vajit të ullirit japin efekt qetësues tek lëkura dhe ndihmon në shërimin e skuqjes në mënyrë efektive. Përzieni 1-2 lugë çaji vaj ulliri në 1 lugë çaji me ujë. Aplikojeni këtë në të ndenjurat e fëmijës tuaj.

Vaji i peshkut.

Edhe pse ky ilaç nuk është shumë i famshëm, ai bën mrekulli për shërimin e skuqjeve të pelenës. Vetëm prisni majat e 3-4 kapsulave të vajti të peshkut dhe aplikojeni vajin në lëkurën e fëmijës suaj duke e fërkuar butësisht.

Masazhi me vaj.

Vajrat si: vaj bajame, vaj susami, dhe vaj jojoba janë shumë të dobishme në shërimin e puçrave prej skuqjes nga pelena. Pasi t’i keni dhënë fëmijës tuaj një dush, lejojeni zonën e pelenës të thahet mirë dhe më pas aplikoni ndonjë nga këto vajra në zonën e prekur.

Mjekimet popullore me barishte të cilat eleminojnë skuqjen nga pelena të bebit.

Aloe Vera

Aloe Vera është konsideruar si e mirë për të gjitha llojet e problemeve të lëkurës dhe një nga kurat më të mira mbi skuqjet në zonat gjenitale apo në të ndenjurat e fëmijëve. Aplikoni xhel Aloe Vera për të shëruar sa më shpejt skuqjen prej pelenës.

Ekstrakti i farave të Grejpfrut/ portokalli i kuq.

Farat e grejpfrutit kanë veti anti-fungale, kështu që ajo qetëson lëkurën e fëmijës tuaj në mënyrë efektive. Shkrihni 3-4 pika nga ekstrakti i farës së grejpfrutit në një lugë çaji me ujë dhe aplikojeni atë në zonën e prekur.

Shënim – Mos e aplikoni atë direkt në lëkurën e fëmijës suaj.

Qeset e çajit.

Qeset e çajit mund të kurojnë skuqjen e pelenës brenda 2 orëve. Gjithcka që ju duhet të bëni është të vendosni 3-4 qese çaji në pelenën e foshnjës. Qeset e çajit do të lirojnë kimikate të caktuara, të cilat kur të vijnë në kontakt me urinën do të ndihmojnë në lehtësimin nga skuqja. Ju mund ta aplikoni atë edhe duke përdorur toptha pambuku, ose thjesht duke larë rregullisht të ndenjurat e foshnjës tuaj me këtë.