15 Gjëra befasuese që duhet të dini për një foshnje të porsalindur.

0
13550

 

  1. Të sapolindurit kanë lëkurë tepër të thatë pas lindjes. Ne e kemi dëgjuar të gjithë shprehjen “e butë si lëkura e një fëmije”, por në realitet të sapolindurit shpesh kanë lëkurë të thatë si me luspa. Vetëm imagjinoni sikur lëkura juaj të mos ishte ekspozuar kurrë më parë në ajër!
  2. Disa të sapolindur kanë thonjtë të gjatë. Thonjtë e një foshnjeje mund të jenë aq të mprehtë sa të gërvishtin fytyrën e tyre të vogël akoma pa dalë nga spitali. Dorashkat janë një zgjidhje permanente në momentet kur prerja e thonjve të një bebeje të duket puna më e rrezikshme.
  3. Të sapolindurit i zë lemza shpesh. Ata pothuajse i zë lemza vazhdimisht. Pediatrët thonë se kjo është krejtësisht normale dhe si bebit të rritet, kjo gjë do të kalojë.
  4. Disa foshnje lindin me dhëmbë. Është e rrallë, por foshnjat mund të vijnë nga barku i nënës me kica! Një rast i tillë është djali i aktores Molly Sims, i cili ka lindur me një dhëmb.
  5. Të sapolindurit instinktivisht kërkojnë gjirin. Bebushat e vegjël kërkojnë të gjejnë gjirin edhe kur ata është duke i mbajtur babi i tyre. Kjo është tepër komike apo jo?
  6. Të sapolindurit dalin jashtë shumë herë në ditë. Në të vërtetë, ju nuk do të ndryshoni vetëm 1 pelenë të pistë gjatë ditës. Ndonjëherë unë pyes veten se si dikush kaq i vogël prodhon aq shumë feçe!
  7. Të sapolindurit urinojnë dhe dalin jashtë kur organet e tyre gjenitale ekspozohen ndaj ajrit. Kurdo që unë e kam hapur pelenën e foshnjës sime, ai ose ka urinuar ose ka dalë jashtë. Për nënat të reja që na ndjekin, ndryshojeni pelenën e bebit tuaj me kujdes! Gjithmonë vendosni një napë mbi beben tuaj kur jeni duke e pastruar nëse nuk dëshironi ndonjë surprizë.

Bebet qajnë me zë të lartë. Ata mund të peshojnë më pak se 5,5 kg por kur nisin të qarën mund të duken si një sirenë zjarrëfikëseje. Kjo është goxha mbresëlënëse!

  1. Bebet mund të bëjnë të gjitha llojet e tingujve qesharak. Repertori i të porsalindurve varion nga zhurmat më të larta deri tek gromësitjet apo zhurmat më të çuditshme. Të dëgjosh një të porsalindur natën me siguri do të thuash: “A është në rregull?” apo “Wow, Çfarë ishte kjo?”
  2. Të sapolindurit përpiqen ta bëjnë veten sa më të vogël. Bebat kanë një tendencë të mblidhen porsi një top i vogël me duart të mbledhura në kraharor dhe këmbët drejt barkut të tyre. Me siguri kjo i kujton jetën në barkun e nënës.
  3. Bebet ndryshojnë brenda natës. Një ditë i porsalinduri nuk kishte vetulla; të nesërmen në mëngjes u zgjua me vetullat e përcaktuara. Është e mahnitshme të shohësh fëmijën të ndryshojë dhe të rritet çdo ditë.
  4. Kordoni i kërthizës së një fëmijë nuk mund të laget. Ju nuk mund ta lagni kordonin e kërthizës së bebes tuaj derisa ai të bjerë vetë, ndaj banjoja e parë e bebes tuaj duhet të presë.
  5. Bebet tështijnë kur shohin në dritë. Në fillim unë isha e shqetësuar mos bebi im kishte marrë të ftohur kur nisi të tështinte derisa mësova se bebat kur shohin një dritë mund të tështijnë.
  6. Bebet bëjnë fytyra qesharake kur ëndërrojnë. Jam e sigurtë se çdonjëra nga nënat ka nostalgji dhe mall për fytyrat qesharake që mund të ketë bërë bebi i saj në gjumë, duke nisur nga ato më të vrenjturat e deri tek ato më të bukurat.
  7. Armiku i betuar i një të porsalinduri është mbështjellja (swaddle). Çdo natë edhe nëse ju do ta mbështillni me kujdes beben tuaj, ai/ajo do ta gjejë patjetër një metodë si të lirohet prej saj.