11 Gjërat që nuk i dinit rreth ushqyerjes me gji.

0
10066

11 Gjërat që nuk i dinit rreth ushqyerjes me gji.

421f043f9101cb204b9577a209dfa0b9fd18faa8_compressedA e dini se qumështi i gjirit është shitur në internet për rreth 262 herë më shumë se çmimi i naftës? Kjo është vetëm një nga faktet më të habitshme që kemi zbuluar.

  1. Kush ka nevojë për palestër? Energjia metabolike e nevojshme për t’i dhënë gji një fëmijë çdo ditë është e barabartë me shumën e kalorive që ju do të humbnit për të ecur 11,2 kilometër.
  1. Nuk është gjithmonë e lehtë për të mësuar, por është instinktive. Të sapolindurit që mbahen lëkurë-më-lëkurë (skin to skin) në orën e parë ose të dytë pas lindjes mund ta gjejnë vetë rrugën drejt gjirit të nënës dhe të fillojnë vetë të ushqyehen.
  1. Ari i lëngshëm. Qumështi i njeriut është shitur në internet për 4 $ – 30 ml. Kjo është rreth 262 herë më shumë se çmimi i naftës.
  1. Ju ndoshta jeni një “e Djathtë”. Pothuajse 3/4 e nënave me gji prodhojnë më shumë qumësht me gjirin e tyre të djathtë (dhe kjo nuk ka të bëjë me shkrimin nga dora e djathtë apo të qenit majtosh).
  1. Është parfum dallues. Foshnjat që ushqehen me gji mund të dallojnë nënën e tyre nga një varg nënash të tjera vetëm nga era karakteristike e gjirit të nënës.
  1. Njihuni me thithën e gjirit tuaj. Qumështi i gjirit del nga shumë vrima, jo vetëm nga një. Numri i saktë ndryshon nga nëna në nënë, por një femër mund të ketë nga 4-18 vrima veç në njërin gji. Mesatarja e vrimave në një thithë është 8-9 vrima.
  1. Sa më i madh gjiri aq më mirë? Sasia e qumështit të gjirit që një nënë prodhon nuk ka të bëjë me madhësinë e saj të gjirit, ndaj madhësia nuk është domosdoshmërisht faktor që ju do të keni shumë qumësht.
  1. Implantet e gjirit nuk ndikojnë në gjidhënie. Shumica e grave me implante gjiri janë ende në gjendje për t’i dhënë gji fëmijës së tyre.
  1. Droga e gjidhënies. Kur fëmija vendoset në gji ai shkakton lirimin e hormonit oksitocinë, i cili ju relakson juve dhe fëmijën në të njëjtën kohë duke iu dhënë një efekt “drogimi”.
  1. Vitet ’60 më të këqijat në gjidhënie. Normat e SHBA-së për gjidhënien ishin më të ulëta në fund të viteve 1960 dhe fillim të viteve 1970, ku vetëm 20 deri 25 % e nënave i jepnin gji fëmijëve.
  1. Në vitin 2011, 74.6 % e foshnjave të SHBA ushqeheshin me gji, por në gjashtë muaj, vetëm 14.% e tyre ishin akoma ekskluzivisht me gji.