10 super-ushqimet për beba.

0
24193
Baby covered in spaghetti

10 SUPER-USHQIMET PËR BEBA.

baby food

Zgjedhja e ushqimeve të shëndetshme për fëmijë.

Kur fëmija juaj të fillojë të hajë ushqime të ngurta, ju jeni duke e prezantuar atë me një botë krejt të re shijesh dhe përbërjesh. Por cilat kafshata janë me të vërtetë të mira për atë bark të vogël?

Feeding

Gjejeni se çfarë karburanti i duhet fëmijës suaj për t’u rritur e zhvilluar. Këtu janë 10 rekomandimet më të mira nga mjekët dhe dietologët amerikanë, duke nisur nga frutat të pasura me vitamina dhe perimet deri tek mishi dhe fasulet të mbushura plot proteina.

1. Boronicat.

blueberries

Boronicat janë përplot me antioksidantë dhe flavonoide, nga të cilat përfitojnë sytë e bebit tuaj, truri dhe madje edhe trakti urinar i tij. Grijini ose shtypini boronicat duke krijuar një pure lejla të errët dhe pastaj mund t’i përzieni me lugë në kos që më pas t’ia servirni bebes tuaj.

2. Lentilet/Thjerrëzat.

IMG_3406

Fasulet, thjerrëzat dhe bishtajoret e tjera janë të pajisura me shumë proteina të pastra dhe fibra. Por ndryshe nga fasulet e mëdha, thjerrëzat kanë nevojë për pak zierje dhe krijojnë një konsistencë të butë, duke qënë shumë të lehta për përtypjen e një bebi. Kjo do të thotë që nuk ka nevojë që mami t’i grijë apo t’i shtypë ato.

3. Perimet me gjethe jeshile e errët.

04-DSC_0045

Nuk është asnjëherë shpejt për ta inkurajuar bebin të hajë jeshilet. Lakra jeshile është një trend në këto kohë dhe kjo për një arsye të mirë. Lakra jeshile ka një përmbajtje të mahnitshme të burimit të hekurit dhe të folates, siç kanë edhe gjethet e tjera të gatuara si; spinaqi, jeshilet e ndryshme

4. Brokoli.

5941767410_f2a97afa2b_b

Kjo perime përmban fibra, folate dhe kalcium, dhe madje mund të të ndihmojë për të shmangur kancerin. Futeni brokolin në dietën e fëmijës tuaj për një shije të guximshme që herët, dhe ju do të inkurajoni një dashuri të përjetshme për perimet jeshile tek fëmija.

5. Avokado.

Sliced avocado on a cutting board

Ky frut-perime është i pasur në nivele të larta me yndyra të shëndetshme dhe ndihmon në rritjen e zhvillimit të trurit të bebes tuaj.

6. Mishi.

Raw meat

Nuk keni arsye përse të mos i jepni fëmijës tuaj mish të kuq, i cili ka përmbajtje të lartë në hekur dhe zink. Thjesht sigurohuni që ta keni zierë mirë atë.

7. Kumbullat e thara.

b7a1ffe84e26b95beed599d903e0

Kumbullat e thara mund t’iu tingëllojnë cuditshëm, por këto fruta janë plot fibër. Kur bebi prezantohet me ushqimet e ngurta, mund të fillojnë edhe problemet me kapsllikun, kështu që kumbullat do të jenë një ndihmë e madhe për fëmijën tuaj. Shtojini pure kumbulle dietës së bebit tuaj për të pasur jashtëqitje sa më të lehta.

8. Mandarinat.

eating-mandarins

Mandarinat mund të duken të vogla por ato janë shumë të mëdha përsa I përket përmbajtjes së vitaminës C dhe antioksidantëve. Mund t’I prisni mandarinat në copa të vogla dhe t’ia jepni bebit që të arrijë t’I marrë vetë më dorë e t’I hajë.

9. Kosi.

640_YOGURT

 

Kos është një ushqim i mirë për tu futur në dietë kur fëmija juaj është rreth 6 muajsh. Kosi nxit sistemin imunitar dhe mbështet shëndetin e trurit dhe zemrës . Ai është një burim i mirë i kalciumit dhe vitaminës D, dhe kjo gjithashtu kontribuon në zhvillimin e eshtrave të shëndosha dhe të dhëmbëve më të fortë.

10. Kungulli i ëmbël. (portokalli).

Squash

Kungull është një burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe C, është natyrisht i ëmbël, dhe ka një shije të këndshme e  cilësi të butë.