Numëroni deri në 10 dhe merrni frymë thellë.

Fëmijët shumë herë u shtypin butonin e durimit prindërve të tyre. Por në qoftë se ne do të inatosemi apo nevrikosemi, kjo nuk do të sjellë ndonjë të mirë. Në fakt kjo gjë thjesht sa përkeqëson situatën. Praktikimi i durimit është rregulli numër 1 nëse jeni prind i një fëmije të vogël.

Lexoni të paktën 1 libër në ditë.

Studimet tregojnë se leximi i qetëson bebat, dhe i ndihmon ata të përqendrohen e ndërkohë edhe të fitojnë disa përkëdhelje më shumë. Kështu që lëreni pas dore lavamanin e pisët në darkë, dhe lexoni për bebin tuaj çdo ditë. Rezultatet do të jenë shumë herë më të mira nga sa ju i mendoni.

Lërini gjërat të shkojnë. Asgjë nuk është e përkryer.

Shtëpia juaj nuk ka nevojë të jetë e përkryer. Në fakt është gjithmonë një dhomë e cila përherë duket si një rrëmujë totale. Dhe unë jam në rregull me këtë. Kam lexuar diku (në Pinterest supozoj) që ju mund të keni ose një shtëpi të pastër ose fëmijë të lumtur. Zgjedhje e vështirë, por pas një farë reflektimi unë votoj për fëmijë të lumtur.

Mos kërcënoni. Bisedoni për pasojat.

Oh, gëzimi i të qënit prind. Sa herë ju keni thënë sot fëmijëve tuaj: në qoftë se nuk do të ndalosh do të…..? Kohët e fundit kam vënë re se prindërit e përdorin shumë herë këtë frazë “kërcënuese” dhe rezultatet kanë qenë shumë të varfëra. Kështu që pse nuk përpiqeni t’i shpjegoni pasojat e një veprimi të gabuar fëmijës tuaj. Psh: -Nëse nuk do t’i lash duart, lodrat e tua do të jenë me ushqim dhe milingonat do të vijnë për të luajtur me to e do ti prishin.

Thuaj – Unë të dua, dhe përkëdheli fëmijët e tu. Çdo ditë.

Kur djali im ishte një bebe e vogel unë e mbaja atë në krah gjatë gjithë kohës. Tani, edhe pse 16 muajsh, ai është gjithmonë në lëvizje, dhe nuk dëshiron të qëndrojë ulur për asnjë çast. Por ai ka ende nevojë për ledhatimet e mia. Unë mendoj se kjo gjë është si një karikim baterish për njerëzit. Kështu që unë përfitoj kur ai është i lodhur dhe pastaj e përqafoj dhe e përkëdhel duke i shprehur të gjithë dashurinë që kam për të!

Vendosni rregulla të qarta dhe qëndrojini strikte atyre.

Një metodë efikase për fëmijën tuaj është të shkruani rregullat e shtëpisë suaj diku dukshëm ku fëmija ta arrijë atë. Në çastin që ju e gjeni fëmijën duke luajtur me ujë në tavolinë apo diku tjetër, në vend që t’i bërtisni atij ju thjesht mund ta pyesni fëmijën tuaj se cilat janë rregullat e shtëpisë. Kështu ju mund të shmangni dhe një tantrum midis jush.

Thuaj: “Unë jam krenare për ty, sepse …”

Kjo quhet sjellje pozitive e përforcuar, dhe më besoni, funksionon! Kur fëmija juaj të jetë i qetë dhe i relaksuar ndërkohë që ju e vendosni tek krevati i tij për gjumin e natës, ju mund t’i thoni fëmijës tuaj se sa krenare ndiheni që ai është rritur kaq shumë dhe që kupton se bebet kanë nevojë për qetësi që të bien në gjumë. Më pas do të shpërbleheni me një buzëqeshje ëngjëllore dhe një gjumë të qetë.

Zgjidhni betejat tuaja.

Kur fëmija juaj është një bebe vendosni ju për të. Por, sa më shpejt që ata të fillojnë të ecin dhe flasin ata do të duan të jenë në kontroll. Kështu që përpiquni t’i jepni bebes tuaj një kontroll. Mos e bëni të zgjedhi midis atyre që doni ju, sepse përgjigja do të jetë: JO dhe JO. Por bëni pyetje më të hapura; si psh: Cilët këpucë dëshiron të veshësh? (midis këpucëve që ju keni renditur përpara për fëmijën tuaj.)

Merrni kohë.

Jo kohë për të dalë me fëmijën tuaj, por kohë për të dalë për veten tuaj. Në qoftë se kjo do të thotë se do të mbylleni në banjo për 10 minuta, me celularin tuaj atëherë kështu le të jetë. Unë e di që kam nevojë për 10 minutat e mia të qeta me kafe dy herë në ditë. Pastaj unë jam gati për punët që më presin.

Mos i merrni gjërat seriozisht me fëmijët. Mos merrni asgjë seriozisht!

Vetëm qeshni me ata lot të rreme, buzëqeshjen që ata të japin kur bëjnë një rrëmujë të madhe me ushqime dhe mos harroni se të gjitha do të kalojnë. Kjo është ajo që të paktën unë jam duke i thënë vetes gjithsesi.

Pra, çfarë mendoni në lidhje me metodat e mia për të qenë një prind më i mirë? A mendoni se do të funksionojnë dhe për ju?