10 Këshilla për lidhjen Nënë – Fëmijë.

0
10726

10 Këshilla për lidhjen Nënë – Fëmijë.

1100_forty_percent_of_us_babies_lack_parental_bonding

Mami, a mund të luajmë?

Kur ditët janë të gjata, mund të jetë e lehtë ta vendosni pak bebin tuaj në një relaks apo në një rreth me lodra ndërsa ju pushoni në një divan duke parë pak televizor apo jeni duke bërë ndonjë punë shtëpie. Por, foshnjat tona kanë nevojë për ne. Ata na duan për të qeshur dhe për të luajtur, për të kënduar dhe vallëzuar me ta. Bashkëveprimi është aq i rëndësishëm, sidomos për foshnjat ku truri dhe trupi i të cilëve janë duke u zhvilluar me shpejtësi. Një mënyrë e madhe për të bashkëvepruar me fëmijën tuaj është koha e lojës!

  1. Lexojini fëmijës tuaj.

bigstock-mother-reading-book-baby-in-b-57920405-2

Leximi është absolutisht një nga gjërat më të mira që ju mund të bëni me fëmijën tuaj. Gjeni librin e preferuar të bebushit tuaj dhe lexojani atë shpeshherë, ndërsa ai gugat tek dëgjon e sheh figurat shumëngjyrëshe dhe zërin tuaj.

  1. Imitoni zërin e fëmijës tuaj.

e4ac2da82389b29e_baby-talk.jpg.xxxlarge_2x

Kjo mund t’iu duket pa kuptim, por përpiquni të zhvilloni një bisedë me fëmijën tuaj në gjuhën e tij. Është diçka e bukur! Përsëritni tingujt e tij, ndërsa ai flet me ju.

  1. Luani Kuka – Fshehti.

peekaboo

Kjo lojë klasike kurrë nuk dështon. Bëjeni bebin tuaj të qeshë më të madhe me një lojë zbavitëse si kuka – fshehti! Këtë lojë mund ta luani gjithashtu edhe kur juve jeni duke bërë drekën apo darkën për familjen tuaj.

  1. Këndojini një këngë.

singing

Ashtu si leximi, të kënduarit është po aq i rëndësishëm për zhvillimin e trurit të fëmijës tuaj. Këndojini këngën tuaj të preferuar ose krijoni një vetë për bebin tuaj. Ju do të jeni një hit, pa marrë parasysh se çfarë po i këndoni! Bebat e dashurojnë zërin e nënës së tyre.

  1. Shijojeni kohën e dushit.

81OCHPvAxCL._SL1500_

Shumica e bebeve e duan kohën në dush. Ata kanë qejf kur spërkaten dhe të ndjejnë ujin në lëkurën e tyre. Kjo është një kohë e bukur për ju për të luajtur dhe për të bashkëvepruar me ta, gjithashtu. Nëse keni një vaskë në shtëpi bëni dush me beben tuaj. Kontakti lëkurë-me-lëkurë do të jetë një mënyrë e madhe dhe shumë efektive për t’u lidhur me dashurinë tuaj të vogël.

  1. Eksploroni tekstile të reja.

IMG_2721

Ndihmojeni bebin tuaj të mundet të zbulojë tekstile dhe materiale të ndryshme duke bërë me to aktivitete me shqisat ndijore.

  1. Bëni një shëtitje.

ZorichSB1square

Ajri i freskët është i mirë për të gjithë – përfshirë foshnjat. Lidhuni me fëmijën tuaj duke bërrë një shëtitje rreth lagjes tuaj, ose duke shijuar një ecje në natyrë.

  1. Bëjini vaktet e ushqyerjes diçka argëtuese.

o-BABY-FAST-FOOD-facebook

Lehtësoni stresin e darkës me një zbavitje të vogël për ju dhe fëmijën tuaj. Lejojeni bebin tuaj të luajë për pak kohë me disa lugë apo pajisje gome. Nisni një bisedë të gjatë me të se si ka shkuar dita juaj, ndërsa jeni duke bërë një vakt për familjen tuaj.

  1. Kërceni pak muzikë.

BabyWrapBombaDance

Kthejeni një këngë në argëtim dhe luani faqe më faqe me dashurinë tuaj të vogël. Bebet e dashurojnë lëvizjen dhe emocionet e një vallëzimi, sidomos kur janë me mamin e tyre!

  1. Përqafohuni së bashku!

wpid-imag2730_1

Në fund të një dite të gjatë, ndonjëherë gjithçka që ju duhet është një përqafim i mirë. Mblidhuni së bashku me një lodër, libër apo batanije të ngrohtë dhe kaloni pak kohë ashtu të përqafuar. Vështrohuni në sytë e njëri-tjetrit dhe përpiquni të bëni për të qeshur foshnjen.

A nuk do të ishte kjo mënyra më e mirë dhe më e bukur për ta mbyllur ditën tuaj të zënë ???