10 Këshilla mbi gjidhënien që çdo nënë duhet të dijë.

bigstock-happy-mother-breast-feeding-he-60530183

  1. Mos i fërkoni thithat tuaja.

Nuk jemi të sigurtë se cila plakë e vjetër e ka nisur këtë gojëdhënë, por përdorimi i ndonjë sfungjeri apo ndonjë nape për t’i fërkuar thithat “se bëhen më të forta” është komplet e panevojshme. Shtatëzania ka vështirësitë e veta dhe mos i shtoni asaj edhe thithat e lënduara në listën e ankimeve.

  1. Kini durim ndërkohë që vjen qumështi.

Kur ju jeni shtatzëne trupi juaj fillon të prodhojë kulloshtrën. Kulloshtra është një ushqim i vyer, si shurup, mrekullia para qumështit për të cilën fëmija juaj ka nevojë në ditët e para pas lindjes. Pas 2-3 ditësh trupi juaj fillon të prodhojë qumësht; gjithsesi mund të duhen 5-7 ditë për disa nëna që t’i vijë qumështi dhe kjo është mëse normale e nuk përbën shqetësim.

  1. Foshnjat ushqehen shpesh.

Foshnjat e porsalindura janë gjatë gjithë kohës të uritura dhe kjo është shumë normale. Qumështi i gjirit është ushqimi perfekt për bebet dhe tretet shpejt. Me një stomak në madhësine e një veze është e logjikshme që bebet të duan të ushqehen më shpesh pasi stomaku i tyre pak rezerva ushqimi mund të mbajë. Gjidhënia e shpeshtë i shërben edhe një qëllimi tjetër. Gjiri juaj punon sipas parimit të kërkesës dhe ofertës. Sa më shumë të pijë një foshnje aq më shumë qumësht do të prodhojë trupi juaj. Bebi po ndihmon trupin tuaj të mësojë se sa qumësht duhet të prodhojë ai në mënyrë që të plotësojë nevojat e bebes. Ndaj relaksohuni dhe ushqejeni beben tuaj sa më shpesh.

  1. Mundohuni të mos shqetësoheni rreth furnizimit të qumështit.

Një nga shqetësimet që nënat kanë gjatë ushqyerjes me gji është se nuk mund ta shohin dot se sa qumësht prodhojnë dhe se sa qumësht pi bebi i tyre. Nëse ju shikoni se bebi juaj do të pijë gjatë gjithë kohës, është normale që të shqetësoheni se keni apo jo mjaftueshëm qumësht. Sesa qumësht ju mund të nxirrni nga pompa apo nëse e shtrydhni me dorën tuaj nuk do të thotë që bebi aq qumësht merr. Për sa kohë që bebi lag deri në 5-6 pelena në ditë me urinë çdo gjë është për mrekulli dhe ju keni qumësht mjaftueshëm.

  1. Mësoni t’i doni grumbujt e ushqimeve.

Momentet kur një nënë shqetësohet më shumë është kur bebja e saj kalon papritur nga kërkimi i gjirit/formulës një herë në disa orë në nevojën për ushqim brënda disa minutash. Këto quhen grumbull ushqimi dhe ndodhin kur bebet kanë një zhvillim të shpejtë në trupin e tyre, por kjo nuk ka të bëjë me sasinë e qumështit që keni ju ndaj mos u shqetësoni. Vrulli i rritjes zakonisht zgjat 3 ditë më së shumti dhe ndodh kur bebi është rreth 1 javë, 3 javë, 6 javësh, pastaj prapë kur është 3, 4, 6 dhe 9 muajsh. Gjatë kohës që bebi juaj mer më shumë ushqim me këto grumbullime që bën pasi vrulli i rritjes do të ketë kaluar ju do të vini re se sasia e qumështit që prodhon gjiri juaj tashmë është rritur.

  1. Trajtojini thithat e lënduara.

Thithat janë tashmë një zonë e ndjeshme për shumicën e grave, dhe pas tri orë non-stop gjidhënieje, thithat mund të ndjehen të lëshuara dhe të lodhura. Dhimbja në thitha mund të jetë për shkak të një thithje të keqe nga bebi. Në fillim, ajo mund të jetë pak e dhimbshme, sepse juve po jepni gji për herë të parë dhe gjiri juaj tani po mësohet me thithjen nga bebi.

  1. Konsumoni lëngje.

Për të prodhuar sa më shumë qumësht ju duhet të konsumoni sa më shumë ujë pasi qumështi nga uji përbëhet më së tepërmi. Bëjeni me dijeni partnerit se do të ketë netë ku do ta zgjoni dhe ti kërkoni ujë. Gjithmonë përpara se ti jepni gji bebit dhe pasi ai ka mbaruar të konsumoni një gotë ujë. Bëni mirë që një gotë me ujë të gjendet përherë pranë jush kur të ushqeni bebin me gji pasi mund të keni nevojë për ujë edhe atëherë kur nuk e prisni.

  1. Punoni me thithat e sheshta.

Shumë nënave që kanë thitha të sheshta ose të futura nga brenda u është thënë se ato nuk do të kenë mundësi ta ushqejnë beben me qumësht gjiri, por kjo nuk është e pamundur. Thjesht këto nëna mund ta kenë pak më të vështirë dhe mund t’u duhet më shumë punë e kurajo por kjo nuk është e pamundur. Ju mund të përdorni një mburojë silikoni ndërkohë që gjiri juaj i përshatet thithjes së bebit, por kini parasysh që mburojat e thithave duhet të vendosen nën kujdesjen e një specialisti laktacioni në mëyrë që ju ta bëni atë si duhet dhe të mos rrezikoni çarjen e thithave duke i vendosur jo në mënyrën e duhur ato.

  1. Diskutoni pritshmëritë e gjidhënies me partnerin përpara se bebi të vijë në jetë.

Nuk ka rëndësi se sa të përgatitur e mendoni ju veten apo se sa të përkushtuar mendoni se jeni për gjidhënien; do të vijë një moment patjetër që ju do të dëshironi të hiqni dorë. Mund të jetë nata e dytë me vetëm 2 orë gjumë, apo pas 4 orë pa pushim të të ushqyerit të bebit që mund t’iu mërzisë dhe t’i thoni partnerit të përgatisë 90 ml formulë. Kur të shikoni relaksin pas formulës do ta mendoni dy herë gjidhënien. Këshilla ime është: “Mos u Dorëzo.” Mos hiq dorë nga ushqyerja e fëmijës me gji, pasi edhe pse fillimi ka vështirësitë e veta, përfitimet prej gjidhënies do t’i ndjeni me kalimin e kohës. Përpara lindjes së bebit bisedojini këto shqetësime me partnerin dhe jepini atij porosi që nëse një ditë do të duash të heqësh dorë nga gjidhënia ai t’iu inkurajojë dhe t’iu japë forcë që ju mos ta bëni këtë gjë.

  1. Praktika ju bën perfekt.

Duhet kohë që çdo gjë të marrë rrugën e duhur. Kështu që merrini gjërat lehtë dhe mundohuni most ë shkaktoni stres pasi nuk është diçka e shëndetshme as për ju dhe as për beben tuaj. Ju mund të keni parë shumë foto të bukura  me nëna që janë duke i dhënë gji fëmijës së tyre, keni parë shumë reklama të cilat ju sigurojnë se gjidhënia është krejtësisht natyrale dhe gjëja më e thjeshtë në botë, por të gjithë gënjejnë. Dhënia gji është një përkushtim i madh dhe kërkon shumë kohë. E bukura e gjidhënies është se pasi ju gjeni mënyrën e saktë të të dhënit gji, pasi të dini se çfarë duhet të hani apo të pini, si duhet ta mbani fëmijën, do të kuptoni se po bëni diçka të mrekullueshme dhe se çdo sakrificë në fund ja ka vlejtur totalisht.