10 Gjërat e bukra kur ke fëmijë një vajzë.

0
12714

10 Gjërat e bukra kur ke fëmijë një vajzë.

black_and_white_baby_with_hat-wide

Disa njerëz që presin të bëhen prindër nuk kanë një preferencë për gjininë e fëmijës së tyre, por të tjerët mund të kenë fshehurazi (ose jo aq fshehurazi) e mund të jenë duke shpresuar për një vajzë të vogël apo djalë të vogël. Nëse ju keni marrë vesh se jeni duke pritur një vajzë, më poshtë po ju tregojmë disa gjëra të mrekullueshme në lidhje me të paturit të një fëmije vajzë. Ju lutem vini re se ky është një artikull për kënaqësi, dhe nuk është shkruar nga persona që mund të kenë gërmuar nëpër libra për të gjetur kënaqësitë më të thella në lidhje me të paturit të një vajze (kjo është një temë për një tjetër artikull!). Ky artikull është në lidhje me pikëpamjen afatshkurtër për të pasur një vajzë si fëmijë.

Gjërat e bukura që ju presin nëse keni një vajzë:

1- Rrobat

Përfundimisht, rrobat. Këto fustane të bukur me xhingla, paliçetat me lule dhe fundet e vegjël të mrekullueshëm janë tuajat për t’u marrë. Rrobat që janë në dispozicion për bebet vajza të themi të drejtën janë shumë herë më të bukura se ato të djemve. Si nënë e një vajze, ju i keni këto privilegje ndaj shkoni dhe kombinohuni bukur të dyja

2- Getat e ngushta.

Nuk ka asgjë më të lezeçme se një palë geta për vajza të porsalindura. Por një foshnje e porsalindur e veshur me një palë geta të ngushta rozë është si një qershi mbi tortë. Getat me lule apo fruta në pjesën e poshtme janë, sinqerisht, artikujt më të bukur të veshjeve që mund të ekzistojnë.

3- Aksesorët e vegjël të flokëve

Lidhëset e flokëve, dhe karficat plot shkëlqim, rrathët me lule (sidomos kurorat me lule) janë akoma një nga arsyet më të bukra që të keni një vajzë të vogël.

4- Është më e lehtë për të gjetur një emër të bukur që ta dashuroni.

Ky është një përgjithësim, natyrisht, por duket se ka më shumë zgjedhje për emrat e vajzave. Gratë shtatzëna shpesh mund t’i dëgjoni të flasin për vështirësitë për të gjetur emrat e djemve që të dy prindërit ta pëlqejnë.

5- Ajo do të jetë një “Ju”- e vogël.

Ka një arsye pse burrat shpesh duan të kenë djem, ndërsa gratë dëshirojnë për vajza – kjo është thjesht për shkak se ideja e të pasurit një si vetja juaj por e vogël është aq tërheqëse. Ju u rritët si një vajzë, kështu që mund ta gjeni më tërheqëse idenë e të paturit të një vajze – veçanërisht nëse ju nuk keni vëllezër apo shumë miq meshkuj në rritje.

6- Ju do ta dini mirë se çfarë do jetë duke kaluar ajo.

Ju keni qenë një vajzë e vogël, dhe ju keni përjetuar pubertetit, dashurinë dhe miqësinë si një vajzë të vogël. Kjo mund të bëjë që ju të ndjeheni sikur jeni të pajisura më mirë për t’u lidhur me një vajzë të vogël, thjesht sepse edhe ju e keni përjetuar jetën si një vajzë të vogël.

7- Është shumë më e vështirë për të që të urinojë në gotën tuaj të verës.

Çdo qëndrim i lirë pa pelenë është shumë më pak i rrezikshëm nëse ju keni të bëni me një vajzë të vogël sesa me një djalë. Çdo lëshim urine ndoshta do të përfundojë në lagie të xhinseve tuaja ose do të bëjë një njollë në divanin tuaj. Kjo nuk është ideale, por është shumë herë më mirë se të shikoni pipin që fluturon në ajër dhe përfundoj në gotën tuaj të verës.

8- Ajo ndoshta nuk do t’iu urinojë në fytyrë.

Nëse ju keni një djalë është e sigurtë se keni përfunduar të paktën një herë të vetme gjatë ndërrimit të pelenës me urinë në fytyrën tuaj. Dhe besoj se keni qeshur pas këtij episodi. Një nga gjërat e mëdha në lidhje me të paturit të një vajze të vogël, është se ajo nuk ka pajisje për të urinuar aksidentalisht në fytyrën tuaj.

9- Ajo do të vishet si ju.

Vajza juaj do t’iu shohë juve tek visheni çdo ditë, dhe një ditë, kur ajo të jetë mjaftueshëm një vogëlushe e rritur, ajo do të luajë ‘mami’. Ajo do të veshë në këmbët e saj të vogla këpucët tuaja me takë të lartë, do të vendosi disa bizhuteri në dorën e saj, dhe do të shëtisë nëpër shtëpi me çantën tuaj të dorës. Herën e parë që ajo do ta bëjë këtë, do të duket aq krenare sa zemra juaj do të shpërthejë nga gëzimi kur të kuptoni që ajo kërkon të jetë si ju.

10- Ju do të shihni se si ajo transformohet në vajzën e babit.

Kur vajza juaj të jetë e porsalindur ajo zor se do të largohet nga krahët e tu. Babi do të jetë në vendin e dytë gjatë kësaj kohe dhe ju do të jeni përherë zgjedhja e parë e vogëlushes suaj. Megjithatë kur ajo të rritet, ajo mund të lulëzojë në vajzën e babit. Ajo do të dojë që ai t’i lexojë historitë e saj të gjumit, të luajnë bashkë dhe madje, t’i tregojë atij sekretet e saj. Larg nga të qenit xheloze, ju do të dashuroheni kur të shikoni dy prej njerëzve tuaj më të preferuar në botë tek zhvillojnë një lidhje kaq të fortë, dhe kjo do të bëjë që ju t’i dashuroni edhe më shumë ata (në qoftë se një gjë e tillë është e mundur).