diaper-rash-types

Shkaktohet kryesisht nga feçja dhe jo nga urina.

“Edhe pse një fëmijë i cili ka qenë i ulur në një pelenë të lagur për një kohë të gjatë mund të zhvillojë skuqje nga poshtë, kjo nuk është arsyeja kryesore pse fillon skuqja”, thotë Stephen Kownacki, kryetar i Shoqërisë për Kujdesin Primar Dermatologjik. “Kjo ndodh, kryesisht, për shkak se kaka e një fëmije përmban enzima tretëse, të cilat mund të fillojnë të rrëzojnë lëkurën e saj në qoftë se bebi qëndron shumë gjatë në një pelenë të pistë. Por skuqjet në zonat genitale të bebave gjithashtu mund të provokohen nga amoniaku, i cili prodhohet kur urina e fëmijës tuaj thyhet nga bakteret e feçes së saj, dhe si pasojë irriton lëkurën e bebit tuaj. ”

Mos harroni, lëkura e fëmijës suaj është gati sa gjysma e trashësisë së lëkurës tuaj, kështu që është më delikate dhe më e prirur për t’u dëmtuar.

Ajo nuk shfaqet vetëm në organet gjenitale apo në të ndenjura.

“Skuqjet nga pelena mund të jenë të pranishme kudo në trup, ku përmbajtja e pelenës mund të rrjedhë”, thotë Stephen. “Mos ja shtrëngoni pelenat bebes tuaj shumë fort sepse kjo do ta mbajë afër lëkurës urinën dhe feçen e bebit. Por nuk duhet ta lini as shumë të lirshme, , pasi kjo mund të shkaktojë daljen e urinës apo feçes nga pelena, gjë që mund të çojë në daljen e puçrrave edhe në anë të këmbëve të bebit, mbrapa kurrizit apo në fund të barkut dhe madje mund të rrudhosë lëkurën e bebes tuaj. ”

Ndryshimi i rregullt i pelenave nuk do t’iu shpëtojë prej kësaj.

Edhe pse është ndihmuese ndryshimi shpesh i pelenave, për shkak se ju kufizoni kontaktin e lëkurës me feçen apo urinën, kjo gjë nuk do të shërojë krejtësisht një skuqje të lëkurës.

Letrat e lagura mund ta bëjnë atë më keq.

“Nuk është një ide e mirë që të përdorni letra të lagura kur fëmija juaj ka skuqje nga poshtë, pasi disa prej këtyre produkteve përmbajnë aditivë si; antiseptikë, të cilat do të përkeqësojnë më tej skuqjen në zonat e bebit tuaj”, thotë Stephen. Përdorni ujë në vend të letrave për pastrimin e fëmijës.

Dalja e dhëmbëve nuk është një shkak.

“Në kundërshtim me mendimin popullor, dalja e dhëmbëve nuk do të sjellë domosdoshmërisht skuqje në të ndenjura”, thotë Stephen. “Por nëse foshnja juaj e cila është nën një kurë antibiotikësh për ndonjë arsye dhe ka diarre si një efekt anësor, skuqja në të ndenjura ka më shumë gjasa të zhvillohet pasi do të keni një rritje të enzimave që gërryejnë lëkurën prej feçes së tepruar.”

Foshnjat e ushqyera me beberon vuajnë më shumë se foshnjat që ushqehen me gji.

“Një fëmijë që ushqehet me gji ka më pak feçe se një fëmijë që ushqehet me qumësht artificial, pasi qumështi i gjirit është më efikas për t’i ofruar fëmijës tuaj atë çka ai ka nevojë. Kjo zvogëlon rrezikun për të zhvilluar skuqje tek bebi pasi ka më pak enzima të cilat do të irritojnë lëkurën e tij si pasojë e jashtëqitjes “, thotë Stephen.

Kremrat e pelenave nuk janë të gjitha të njëjta ​​.

Ka dy lloje kremrash. Njëri është krem ​​pengues, dhe jep rezultat më mirë në qoftë se ai përdoret përpara se të shfaqet skuqja e bebes. Tjetri është një krem për trajtim, i cili duhet të përdoret kur skuqja është bërë e pranishme.

Kremi i tepërt mund ta bëjë më keq skuqjen.

“Mos e vendosni shumë trash kremin”, thotë Stephen. “Ai mund të krijojë një shtresë në zonën e pelenës, e cila zvogëlon efikasitetin e saj të përthithjes. Në vend të kësaj, vendosni një shtresë të hollë kremi ​​në mënyrë që urina të mund të absorbohet si duhet në pelenë, ndërsa kremi ​​të jetë ende duke mbrojtur lëkurën e fëmijës suaj. ”

Mund të mos jetë një skuqje.

Edhe pse skuqjet janë shumë të zakonshme, ka sëmundje të tjera që mund të shfaqen në këto zona tek fëmija juaj, kështu që është e rëndësishme të dini saktësisht se çfarë ka i vogli juaj.

Konsultohuni me mjekun tuaj pediatër.

Ju mund të blini të gjithë kremrat e mundshëm mbi skuqjen ​​, por në qoftë se fëmija juaj sëmuret në mënyrë të vazhdueshme nga kjo gjë, bisedoni me mjekun tuaj për të marrë ndihmë dhe një recetë të saktë e cila do t’iu bëjë punë.