10 fakte mbi gjindhënien nga OBSH (WHO).

0
6618
10 fakte mbi gjindhënien

10 fakte mbi gjindhënien nga OBSH (WHO).

Qumështi i gjirit është një nga mënyrat më efektive për të siguruar shëndetin e fëmijëve dhe mbijetesën.

Në qoftë se çdo fëmijë do të ushqehej me gji brenda një ore pas lindjes, duke pasur parasysh që të ushqehet vetëm me qumështin e nënës për 6 muajt e parë të jetës, dhe të vazhdojë gjidhënien deri në moshën 2 vjeçare, rreth 800.000 jetë fëmijësh do të shpëtoheshin çdo vit. Globalisht, më pak se 40% e foshnjave nën 6 muajsh po ushqehen ekskluzivisht me gji. Këshillimi i përshtatshëm mbi gjidhënien dhe mbështetja janë thelbësore për nënat dhe familjet që të nisin dhe të ruajnë praktikat optimale mbi gjidhënien.

OBSH në mënyrë aktive promovon gjidhënien si burimin më të mirë të ushqimit për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Kjo skedë faktike shqyrton shumë përfitime në praktikë të qumështit të gjirit, dhe mbështet fortë nënat që të rrisin gjidhënien në të gjithë botën.

breastfeeding-blog-featured-image-_compressedOBSH rekomandon ushqyerjen ekskluzive me gji për 6 muajt e parë të jetës. Në gjashtë muaj, ushqime të ngurta, të tilla si fruta dhe perime pure, duhet të futen për të plotësuar gjidhënien I cili mund të vazhdojë deri në 2 vjet ose më shumë. Përveç kësaj:

  • Ushqyerja me gji duhet të fillojë brenda një ore pas lindjes.

Dhënia e gjirit duhet të zbatojë parimin “e kërkesës”, jepini gji sa herë që fëmija të dëshirojë, ditë e natë; dhe beberonat apo cucut/kapet duhet të shmangen sa më tepër.

2- Përfitimet shëndetësore për foshnjat.

Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për të porsalindurit dhe foshnjat. Ai jep foshnjave të gjitha vlerat ushqyese për të cilat ata kanë nevojë për t’u zhvilluar të shëndetshëm. Ai është i sigurt dhe përmban antitrupa që ndihmojnë foshnjat të mbrohen nga sëmundjet zakonshme të fëmijërisë, të tilla si: diarreja dhe pneumonia, dy shkaqet kryesore të vdekshmërisë së fëmijëve në mbarë botën. Qumështi i nënës është në dispozicion në cdo kohë dhe i përballueshëm, cka  ndihmon për t’u siguruar se foshnjat po marrin ushqim të përshtatshëm.

3- Përfitimet për nënat.

Nga ushqyerja me gji përfitojnë edhe nënat. Ushqyerja ekskluzive me gji është e lidhur me një metodë natyrore (edhe pse jo përherë 100%  e sigurtë) për kontrollin e shtatzënive (98% mbrojtje në gjashtë muajt e parë pas lindjes). Ajo redukton rrezikun e kancerit të gjirit dhe vezoreve, të diabetit tipi II, dhe depresionit pas lindjes.

4- Përfitimet afatgjata për fëmijët.

Përtej përfitimeve të menjëhershme për fëmijët, ushqyerja me gji kontribuon për një jetë me shëndet të mirë. Adoleshentët dhe të rriturit të cilët janë ushqyer me gji kur kanë qenë foshnja kanë më pak gjasa të jenë mbipeshë apo obezë. Ata kanë më pak të ngjarë që të kenë diabet të tipit II dhe japin rezultate më të mira në testet e inteligjencës.

5- Pse JO formulë për foshnja?

Formula e foshnjave nuk përmban antitrupat që gjenden në qumështin e nënës. Përfitimet afatgjata të gjidhënies për nënat dhe fëmijët nuk mund të përsëriten me formulën foshnjore. Kur formula nuk përgatitet siç duhet, ka rreziqe që rrjedhin nga përdorimi i ujit të pasigurt, pajisjeve të pa sterilizuara apo pranisë së mundshme të baktereve në formulën pluhur. Kequshqyerja është një nga pasojat që mund të rezultojë nga mbi-hollimi i formulës me ujë për të “kursyer”. Ndërkohë që ushqyerja e shpeshtë mban gjirin të furnizuar me qumësht, nëse ju përdorni formulë, por nuk është e keni atë për momentin në dispozicion, një kthim në gji nuk mund të jetë një alternativë e mirë për shkak se prodhimi i qumështit të gjirit tashmë është zvogëluar prej jo mirë-menaxhimit tuaj.

6- HIV- SIDA dhe ushqyerja me gji.

Një nënë e infektuar me HIV mund t’i kalojë infeksionin foshnjës së saj gjatë shtatzënisë, lindjes ose nëpërmjet ushqyerjes me gji. Megjithatë, antiretroviralet (ARV) droga që I jepet nënës ose foshnjes së ekspozuar ndaj HIV-it zvogëlon rrezikun e transmetimit. Së bashku, dhënia e gjirit dhe ARV kanë potencial për të përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme shanset e foshnjes për të mbijetuar duke mbetur I painfektuar nga HIV. OBSH rekomandon që kur nënat e infektuara me HIV japin gji, ato duhet të marrin ARV dhe të ndjekin udhëzimet e OBSH për ushqyerjen e foshnjave.

7- Rregullat për zëvendësuesin e qumështit të gjirit.

Në vitin 1981 është miratuar një kod ndërkombëtar për rregullimin e tregtimit të zëvendësuesve të qumështit të gjirit. Ky kod bën thirrje për:

  • të gjitha etiketat dhe informacionet tek formulat të deklarojnë përfitimet e ushqyerjes me gji dhe rreziqet shëndetësore që mund të vijnë nga formulat;
  • të mos promovojnë asnjë zëvendësues të qumështit të gjirit;
  • nuk mos japin mostra falas të formulave për gratë shtatzëna, nënat apo familjet e tyre; dhe
  • të mos shpërndajnë subvencione apo kuti e pajisje falas për stafin shëndetësorë apo qëndrat ku kujdesen për fëmijët dhe nënat.

8- Mbështetje për nënat është e domosdoshme.

Gjidhënia është një aftesi që duhet të mësohet dhe shumë gra hasin vështirësi në fillimet e tyre. Shumë praktika rutinë, të tilla si: ndarja e nënës dhe fëmijës, përdorimi i dhomës së të porsalindurve në maternitet, dhe plotësimi me formulë e foshnjës, në fakt e bëjnë të vështirë për nënat dhe foshnjat që të nisin një gjidhënie të mirë. Institucionet shëndetësore që mbështesin dhënien e gjirit duke shmangur këto praktika dhe vendosin në dispozicion të nënave të reja specialist laktacionit arrijnë norma më të larta suksesi për gjidhënien. Për të siguruar këtë mbështetje dhe për të përmirësuar kujdesin për nënat dhe të porsalindurit, janë krijuar qendra “baby-friendly” në rreth 152 vende të botës në sajë të iniciativës së OBSH-UNICEF për “Baby-friendly Hospital”. Pra Spitale ku ndalohet përdorimi I formulave, beberonave, kapeve dhe fëmija qëndron 24 orë në dhomë me nënën.

9- Ushqyerja me gji gjatë marrëdhënieve të punës.

Shumë nëna që kthehen për të punuar braktisin plotësisht ose pjesërisht gjidhënien për shkak se ato nuk kanë kohë të mjaftueshme, ose një vend për të shtrydhur dhe për të ruajtur qumështin e tyre. Nënat kanë nevojë për një vend të sigurt, të pastër dhe privat, në ose pranë punës së tyre që të vazhdojnë dhënien e gjirit. Kushtet në punë, të tilla si: pagesa e lejes së lindjes, marrëveshja për të punuar me kohë të pjesshme, çerdhet në vendin e punës, apo objektet për të shtrydhur dhe ruajtjen e qumështin e gjirit, janë të gjitha domosdoshmëri që ndihmojnë nënën të përmbushi nevojat e saj dhe të bebes për ta ushqyer me gji.

10- Hapi tjetër: Prezantimi i ushqimeve të ngurta.

Për të plotësuar nevojat në rritje të foshnjave, rreth 6 muajsh, ushqimet e ngurta pure duhet të futen si një plotësues për gjidhënien e vazhdueshme. Ushqimet për fëmijën duhet të përgatiten posaçërisht për të dhe të ndiqen udhëzimet e organizatave botërore. OBSH vë në dukje se:

  • ushqyerja me gji nuk duhet të zvogëlohet, kur ju të filloni nga ushqimet e ngurta;
  • ushqimi duhet të jepet me një lugë apo gotë, dhe jo në një shishe/beberon;
  • ushqimi duhet të jetë i pastër dhe i sigurt; dhe
  • jepini kohë të mjaftueshme që fëmijët e vegjël të mësohen me mënyrën e të ngrënit ushqime të ngurta.

ticiana-kushi-cbe

certifikimet