Zhvillimi i fëmijës: 2 – 3 vjeç.

15501
Zhvillimi i fëmijës: 2 - 3 vjeç.

Vogëlushët midis 2-3 vjec duan me të vërtetë të zbulojnë shumë rreth vetes për atë çka ata duan dhe atë që nuk duan.

Gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend për fëmijët tuaj në këtë moshë është se ata janë ende foshnje.

Zhvillimi social dhe emocional.

Rreth 2½ vjeç, fëmijët zakonisht janë:

  • Duke u përpjekur shumë për të qenë i pavarur, duke ju thënë shumë herë “jo” apo “dua ta bëj unë” (por ata janë ende shumë të varur nga prindërit e tyre).
  • Të paaftë për të kontrolluar ndjenjat e tyre, shpërthimet e zemërimeve janë të zakonshme sidomos kur janë të lodhur apo të frustruar.
  • Të paaftë të ndajnë me të tjerët.
  • Fillojnë të luajnë lojëra imagjinative, të tilla si; të vënë një kukull në shtrat ose të ngasë një makinë përqark në dysheme.

parent_2-3pothers

Rreth 3 vjeç, fëmijët zakonisht janë:

  • Duke u përpjekur të kopjojnë të rriturit, dhe mund të jenë në gjendje të jenë të dobishëm (p.sh. të ndihmojnë në vënien e lodrave diku).
  • Luajnë shumë lojra imagjinative dhe fillojnë të bashkohen në lojë me fëmijë të tjerë.

parent_2-3pretend

Zhvillimi motorik.

Rreth 2½ vjeç, fëmijët janë zakonisht në gjendje të:

  • Ngjiten nën dhe mbi mobilje.
  • Të vrapojnë nga pak dhe të hipin në ndonjë lojë për të luajtur.
  • Të shkelmojnë një top të madh, por zakonisht Jo në drejtimin e ‘duhur’.
  • Ngjisin shkallët.
  • Të hedhin një top përafërsisht në drejtimin e duhur.

parent_2-3climbs

Rreth 3 vjeç fëmijët janë zakonisht në gjendje të:

  • Shtyjnë ose të tërheqin lodra të mëdha aty ku ata i duan ato.
  • Ecin vetëm pa ndihmë kur ngjitin shkallët.
  • Të përdorë pedalet në një lodër pedalike.
  • Të qëndrojë dhe të eci mbi gishta.
  • Të shkelmojë një top me forcë.
  • Të hedhë një top dhe ta kap atë me krahë të zgjatur.

Aktivitetet e përditshme:

Rreth 2½ vjeç, fëmijët janë zakonisht:

  • Në gjendje për të ushqyer veten me një lugë dhe filxhan.
  • Në gjendje për të ndihmuar kur vishen dhe zhvishen.
  • Shumë aktiv, u rezistojnë përpjekjeve që ju bëni për t’i ndaluar ata të bëjnë gjëra për të cilat nuk e kanë idenë se janë me rrezik (edhe në qoftë se ata mund të thonë se diçka është e rrezikshme me fjalë).
  • Shumë fëmijë, por jo të gjithë, janë aq të zhvilluar sa mund të shkojnë vetë në tualet dhe të kryejnë nevojat e tyre.

parent_2yrbuilds

Rreth 3 vjeç, fëmijët janë zakonisht:

  • Në gjendje të zhvishen dhe të veshin disa roba të lehta.
  • Në gjendje për të ngrënë me një lugë dhe pirun.
  • Shumica, por jo të gjithë, e kanë arritur fazën ku ata mund të menaxhojnë nevojat e tyre në tualet. Disa fëmijë nuk do ta menaxhojnë dot këtë derisa ata të jenë rreth 4 vjeç.

E folura dhe gjuha.

Rreth 2½ vjeç fëmijët janë zakonisht në gjendje të:

  • Përdorin edhe mbi 100 fjalë të njohura, por shumë prej fjalëve do të jenë të paqarta sepse ata nuk kanë mësuar akoma t’i bashkojnë të gjithë tingujt në një fjalë.
  • Mund të vendosin fjalët në fjali të shkurtra.
  • Mund të ndjekin udhëzimet e thjeshta.
  • Flasin gjatë lojës me më shumë fjalë të kuptueshme.
  • I bëjnë të ditur njerëzve se çfarë duan duke përdorur fjalë.

parent_2-3stories

Rreth 3 vjeç, fëmijët janë zakonisht në gjendje të:

  • Flasin qartë mjaftueshëm që të huajt të jenë në gjendje për të kuptuar të paktën disa fjalë të cilat ata janë duke thënë.
  • Mund përdorin fjalë të tilla si “unë” dhe “ti” saktë.
  • Bëjnë shumë pyetje duke filluar me “çka”, “ku”, “pse”.
  • Dëgjojnë tregime, dhe kërkojnë tregimet e tyre të preferuara në mënyrë të përsëritur.
  • Krijojnë tregime/histori të gjata kur fillojnë të luajnë.