Zhvillimi Historik i fëmijës nga 4 – 6 muajsh .

6344
Baby Boy Smiling

Muajt 4, 5 dhe 6 janë një kohë emocionuese në zhvillimin e fëmijës tuaj. Midis  4 dhe 6 muaj të moshës, fëmija ka filluar të lëvizë më shumë dhe të imitojë tinguj të rinj.

Etapa Motorike. (Lëvizshmëria).

  • Përdor duart për të mbështetur veten kur është i ulur.
  • Rrotullohet nga shpina në bark dhe nga barku në shpinë.
  • Ndërsa qëndron në këmbë me mbështetje nga ju, pranon tërë peshën me këmbët e tij.
  • Kërkon të arrijë lodrat kur është i shtrirë në bark.
  • Ndërsa qëndron i shtrirë mbi kurrizin e tij arrin me të dyja duart për të luajtur me këmbët.
  • Përdor të dyja duart për të eksploruar lodrat.

Etapa Ndijore. (Ndjeshmëria).

  • Ndërsa është i shtrirë mbi kurrizin e tij transferon një lodër nga njëra dorë në dorën tjetër.
  • Sjell duart dhe objektet në gojë.
  • Në përgjithësi ndihet i lumtur përvec kur është i uritur apo i lodhur.
  • Në gjendje të qetësohet kur e tund, e prek apo i bën tinguj të ëmbël.
  • Nuk është i mërzitur nga tingujt e përditshëm.
  • Gëzon një shumëllojshmëri të lëvizjeve të ndryshme.

Etapa Komunikative. ( Komunikimi ) .

  • Frikësohet nga zhurmat e larta dhe të papritura.
  • Dëgjon dhe të përgjigjet kur i flet.
  • Fillon të belbëzojë me tingujt p, b dhe m.
  • Fillon të belbëzojë me tinguj të vazhdueshëm. (maaa, Daaa etj) .
  • Përdor belbëzimet për të marrë vëmendje.
  • Bën lloje të ndryshme të tingujve për të shprehur ndjenjat e tij .
  • Imiton tingujt dhe shprehje të ndryshme të fytyrës.
  • Njeh lodrat të cilat lëshojnë tinguj të ndryshëm.

Etapa Ushqimore. (Ushqyerja ) .

  • Tregon interes për ushqimin.
  • Fillon të hajë drithëra dhe ushqime pure.
  • Hap gojën kur I afrohet luga.
  • Lëviz ushqimin pure në gojë duke e gëlltitur atë.

red-exclamation-point-button-henrik-lehnerer 

Shenja të mundshme problematike.

 

Etapa Motorike. (Lëvizshmëria).

  • Ulet me kurrizin të rrumbullakosur.
  • Kontroll i dobët i kokës ose nuk është në gjendje për të ngritur kokën.
  • Vështirësi për të shtrirë krahët përpara për të arritur dicka.
  • Harkon kurrizin dhe ngurtëson këmbët kur qëndron i ulur me mbështetje.
  • Mban krahët mbrapa dhe ka këmbët e ngurta kur e mban të qëndrojë i mbështetur.

Etapa Ndijore. (Ndjeshmëria).

  • Nuk përpiqet të kap apo të kërkojë për të arritur lodrat.
  • Nuk sjellë duart apo objektet në gojë.
  • Shpesh nervozohet për asnjë arsye të dukshme.
  • Nuk ndjek me sy objektet që lëvizin.

Etapa Komunikative. ( Komunikimi) .

  • Nuk i përgjigjet tingujve ose zërave.
  • Nuk bën asnjë tinguj zanore.
  • Shmang kontaktin me sy.
  • Nuk buzëqesh apo qesh me zë.

Etapa Ushqimore. (Ushqyerja).

  • Nuk e mban vetë në dorë shishen apo beberonin kur ushqehet.