Si t’i kuptoni yndyrat në qumështin e gjirit.

7562
yndyrat në qumështin e gjirit

Si t’i kuptoni yndyrat në qumështin e gjirit.

Për nga pesha, yndyra përbën vetëm një pjesë të vogël të qumështit të njeriut. Por është përgjegjëse për shumicën e kalorive të qumështit të gjirit.

Është gjithashtu një prej përbërësve më të ndryshueshëm të qumështit të gjirit.

Përmbajtja e yndyrës në qumësht rritet gjatë një seancë të vetme ushqyerje me gji. Si gjiri i plotë boshatiset, qumështi që fillon të prodhohet bëhet më i yndyrshëm.

img_5Përveç kësaj, përmbajtja e yndyrës – dhe për këtë arsye kaloritë në qumështin e gjirit – ndryshojnë në përgjigje të frekuencës së ushqyerjes. Ushqyerja e shpeshtë me gji është e lidhur me qumësht të lartë në yndyrë.

Përmbajtja e yndyrës së qumështit është e rëndësishme për shëndetin e fëmijës tuaj. Duke qenë se është burimi kryesor i kalorive në qumështin e gjirit, yndyra përcakton se sa qumësht ka nevojë të konsumojë fëmija juaj, për të përmbushur nevojat e tij. Përmbajtja e yndyrës është një përcaktues i rëndësishëm i ritmeve të rritjes. Është e nevojshme për të metabolizuar shumë vitamina, kështu që sasia e pakët në yndyrë është e lidhur me mangësinë në vitamina.

Përveç kësaj, disa lloje të acideve yndyrore që gjenden në qumështin e gjirit –zinxhiri i gjatë i poli acideve yndyrore të pasaturuara, ose LCPs – mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit. Më i njohur është acidi docosahexanoic (DHA).

DHA ndihmon trurin të prodhojë myelin, një veshje që mbron fibrat nervore. Truri i foshnjave që ushqehen me gji kanë përqëndrime më të larta të DHA se truri i foshnjave të ushqyera me formulë (Makrides et al 1994). Disa kanë spekuluar se DHA-ja është pjesërisht përgjegjëse për hendekun midis IQ së fëmijëve të ushqyer me gji dhe foshnjave të formulës.

Megjithatë, kjo mbetet e diskutueshme. Disa studime të kontrolluara me kujdes, dhe në kohëzgjatje kanë treguar se nuk ka dallime në rezultatet zhvillimore mes foshnjave të ushqyera me formulë që marrin suplement shtesë DHA dhe atyre të ushqyera thjesht me formulë (Auestad et al 2001; Auestad et al 2003). Ndoshta, në këto studime nuk është dhënë një dozë mjaftueshëm e lartë e DHA-së për foshnjat. Në studimet ku foshnjat e ushqyera me formulë kishin marrë nivele më të larta të DHA-së (më e madhe se ose e barabartë me 0.30%), plotësimi kishte një efekt pozitiv në zhvillimin e tyre neurologjik për 4 muajt e parë të jetës (Hadders-ALGRA et al 2007).

Kolesteroli është një tjetër komponent yndyror i qumështit të gjirit i rëndësishëm për zhvillimin e trurit. Si DHA, kolesteroli është thelbësor për prodhimin e myelin (Pond 2003). Aktualisht, formulat foshnjore nuk përmbajnë kolesterol.

Nëse dëshironi të rrisni yndyrat në qumështin tuaj të gjirit lexoni artikullin “Si të përmirësoni cilësinë e qumështit të gjirit tuaj“.

ticiana-kushi-cbecertifikimet

References:
Nutrients and calories in breast milk
Auestad et al. 2001. Growth and Development in Term Infants Fed Long-Chain Polyunsaturated Fatty Acids: A Double-Masked, Randomized, Parallel, Prospective, Multivariate Study. Pediatrics 108 (2): 372-381
Auestad et al 2003. Visual, Cognitive, and Language Assessments at 39 Months: A Follow-up Study of Children Fed Formulas Containing Long-Chain Polyunsaturated Fatty Acids to 1 Year of Age. Pediatrics 112 (3): e177-e183
Ben Shaul DM. 1962. The composition of the milk of wild animals. International Zoo Yearbook 4: 333-342.
Bernhart FW. 1961. Correlations between growth-rate of the suckling of various species and the percentage of total calories from protein in the milk. Nature 191: 358-360.
Brenna TJ et al. 2007. Docosahexaenoic and arachidonic acid concentrations in human breast milk worldwide. Am J Clinical Nutrition 85: 1457-1464.
Department of Health and Social Security. 1988. Present day practice in infant feeding: third report: report of a Working Party of the Panel on Child Nutrition, Committee on Medical Aspects of Food Policy: Report on Health and Social Subjects 32. Her Majesty’s Stationery Office, London.
Gopalan C, Ramasastri BV, and Balasubramanian SC. 2000. Nutritive value of Indian foods. Hyderabad, India: NIN, ICMR.
Guthrie AH. 1989. Introductory Nutrition. St. Louis, MO: Times Mirror/Mosby College Publishing.
Hadders-Algra M. Bouwstra H, van Goor SA, Dijck-Brouwer DA and Muskiet FA. Prenatal and early postnatal fatty acid status and neurodevelopmental outcome. 2007. Journal of Perinatal Medicine 35 Suppl 1: S28-34.
Institute of Medicine, National Academy of Sciences. 1991. Nutrition during lactation. Washington, DC: National Academy Press.
Jenness 1974. Biosynthesis and composition of milk. Journal of investigative dermatology. 63: 109-118.
Leeson CPM, Katterhorn M, Deanfield JE and Lucas A. 2001. Duration of breastfeeding and arterial distensibility in early adult life: population based study. BMJ 322: 643-7.
Makrides et al 1994. Fatty acid composition of brain, retina, and erythrocytes in breast- and formula-fed infants. Am Journal Clinical Nutrition 60: 189-194.
Mandel D, Lubetsky R, Dollberg S, Barak S, Mimouni FB. 2005. Fat and energy contents of expressed human breast milk in prolonged lactation. Pediatrics 116:e432-e435.
Mott GE, Jackson EM, McMahan CA, McGill HZ. 1990. Cholesterol metabolism in adult baboons is influenced by infant diet. J Nutrition. 120:243–251
Pond WG. 2003. Dietary Fatty Acids and Cholesterol in Normal Brain Development. Comments on Theoretical Biology, 8(1): 37-68.
Siimes MA, Vuori E, Kuitunen P. 2008. Breast milk iron–a declining concentration during the course of lactation. Acta Pædiatrica 68(1): 29 – 31.
Wang CD, Chu PS, Mellen BG, and Shenat JP. 1999. Creamotocrit and the nutrient composition of human milk. Journal of Perinatology 19(5): 343-346.
Woolridge MW. 1995. Baby-controlled breastfeeding: Biocultural implications. In: Breastfeeding: Biocultural perspectives. P. Stuart-Macadam and KA Dettwyler (eds). New York: Aldine deGruyter.