“Vrulli i Rritjes” tek bebat.

6121
“Vrulli i Rritjes” tek bebat

Nuk ka asgjë më frustuese se sapo ke filluar të njohësh dhe të dish gjithçka mbi foshnjën tëndë të porsalindur, kur Buuum, “vrulli” i parë i rritjes. Ose, kur më në fund sapo bebi ka filluar të flejë për periudha të gjata, një vrull (rrymë) rritjeje vjen dhe hedh gjithçka poshtë. Këto të ashtëquajturat vrulle mund të bëjnë konfuz këdo dhe mund të ndikojnë në rutinën e mirë që bebi juaj ka krijuar.

Pra, çfarë është një  vrull i rritjes?

growth-chart-crib-sheet-1

Vrulli i rritjes është kur fëmija juaj rritet në lartësi dhe peshë, në një shkallë shumë të shpejtë dhe në një periudhë të shkurtër kohe. Nga ana tjetër, kërkon shumë më tepër ushqim për të furnizuar kërkesën e trupit të saj për këtë rritje të shpejtë. Gjatë vitit të parë të jetës kjo rritje zakonisht ndodh kur bebi është rreth 7 ditësh, 3 javësh, 6 javësh, 3 muajsh, 6 muajsh, dhe 9 muajsh.

Çfarë i ngjan në mënyrë tipike një vrulli rritjeje?

E pra, deri tani ju mund të keni pasur një fëmijë shumë të parashikueshëm, i cili zgjohet për të ngrënë çdo 2-3 orë dhe shkon drejtë e në gjumë përsëri. Tani duket se ju nuk mund ta hiqni dot atë nga shishja apo gjiri. Ai do të ushqehet aq sa kërkon, dhe shumë shpesh. Bebi do të jetë i grindur dhe i vështirë për t’u vënë në gjumë. Do të vini re se fëmija do të jetë më shumë zgjuar sesa në gjumë, çka do ta bëjë atë të jetë e mbilodhur dhe më e grindur.

Nëse ju e ushqeni me gji, kjo mund të jetë pak më e vështirë për ju, sepse trupit tuaj do t’i duhet të furnizojë një rritje të papritur në bazë të kërkesës së nevojave në rritje të fëmijës suaj. Do t’iu duket sikur bebi është i ngjitur pas gjirit gjatë gjithë ditës. Por a e gjeni dot? Kjo është shumë normale. Çdo fëmijë do të kalojë nëpër rrymat e rritjes dhe çdo nënë do ta përjetojë këtë moment. Rrymat e rritjes zakonisht zgjasin 3 ditë.

happy baby child play fun in bed

Çfarë duhet të bëni?

Do të jenë disa ditë të vështira për ju, por mënyra më e mirë për të mbajtur fëmijën e lumtur është që ta ushqyeni atë sa herë kur ajo dëshiron për të ngrënë, edhe në qoftë se ju i keni dhënë të pijë një orë e gjysmë më parë. Nëse jeni duke e ushqyer me gji bebin mos hiqni dorë prej saj sepse mendoni që ju nuk e plotësoni dot me qumësht të voglin tuaj. Mos haroni se gjiri funksionon në bazë të parimit kërkesë-ofertë. Pra, nëse fëmija do të zbraz gjirin tuaj, ai do të fillojë të prodhojë më shumë.  Mos harroni të pini shumë lëngje, pushoni sapo të gjeni mundësinë dhe bëni më të mirën tuaj për ta kaluar këtë fazë. Dhe thuajini vetes se kjo është vetëm për disa ditë. Në qoftë se kjo gjendje do të vazhdojë për më shumë se disa ditë atëherë mund të kemi të bëjmë me regresion gjumi. Për të marrë më shumë informacione mbi regresionet e gjumit hidhini një sy artikullit “Regresionet e Gjumit“.

ticiana-kushi-cbecertifikimet