1368302208556397163baby girl sleeping-256-hiImagjinoni ta vendosni fëmijën tuaj për të fjetur kur ajo është akoma zgjuar dhe në disa minuta, atë e zë gjumi e qetë, krejtësisht e vetme e pa ndihmën tuaj. Ju nuk duhet të bëni asgjë. Thjesht ta vendosni në krevat dhe të largoheni nga dhoma ndërkohë që bebi juaj vetë-relaksohet. Ajo nuk qan, nuk grindet, nuk nevrikoset, por, ashtu paqësisht bie në gjumë. Ju me siguri do të mendoni se kjo është e pamundur, kështu?

 

Le të flasim për mënyrën se si një Trajnim Gjumi do të ndihmojë bebin tuaj mbi gjumin e natës.

Të mësosh të flesh është një proçes dhe për shumë fëmijë nuk është diçka që ndodh në mënyrë natyrale, sidomos kur bëhet fjalë për natën. Gjatë këtij proçesi fëmija juaj do të mësojë një ritual paragjumi, do të fillojë të bëjë lidhjen e veprimeve të ndryshme me gjumin dhe do të mësojë teknika të ndryshme qetësimi që do ta ndihmojnë atë të flejë natën i qetë. Nuk është shumë ndryshe nga ai i të rriturve. Përpara se ju të shkoni në gjumë jam e sigurtë se dhe ju keni një ritual të caktuar që ndiqni. Gjatë natës kur iu ndodh të zgjoheni ju përdorni një “lidhje gjumi” që ju ndihmon për t’u kthyer përsëri në gjumë.

Kjo është ekzaktësisht pjesa ku fillojnë problemet për një fëmijë. Nëse lidhja e saj e gjumit është diçka që ia siguroni ju, atëherë bebi do të vazhdojë të zgjohet dhe të qajë derisa të vini ju dhe t’i jepni atë që ai është mësuar të marrë deri më tani, për t’a vendosur veten përsëri në gjumë. Sapo fëmija të mësojë të flejë në mënyrë të pavarur dhe i vetëm edhe në mes të natës ai nuk do të ketë më nevojë për ndihmën tuaj kështu? A ju bën llogjikë kjo që sapo ju thashë?

Ne kurrë nuk mendojmë për këto gjëra dhe se rrugëtimi drejt një gjumi të mirë në të vërtetë është një proçes. Për shkak se ne e kemi bërë atë për shumë kohë, është bërë e natyrshme tanimë tek të rriturit. Por kjo nuk ka ndodhur tek bebat të cilët sapo kanë ardhur në këtë botë. Ata kanë nevojë për dikë që t’ia mësojë këtë proçes në mënyrën më të mirë dhe më të shëndetshme. Nëse një fëmijë nuk ka mësuar rituale të duhura të gjumit apo nëse ka lidhje gjumi të këqija dhe është i varur totalisht prej jush, atëherë fëmija juaj do të vazhdojë të zgjohet natën dhe të qajë për prezencën tuaj.

Më lejoni t’iu sqaroj se si kryhet Trajnimi i Gjumit për një bebe.

Trajnimet për Gjumin e bebave realizohen Online. Ju mjafton një e-mail apo një mënyrë komunikimi me mua dhe ne arrijmë të trajnojmë fare mirë bebin tuaj. Arsyeja pse Trajnimi kryhet online dhe jo me takime në prezencë është sepse mua më duhet të jem në kontakt të vazhdueshëm me nënën e bebit në çdo çast që ajo të ndjejë nevojën time. Një Trajnim Gjumi ka për qëllim që nënës t’i japë një zgjidhje në çast dhe JO pas një dite apo më shumë.

Arsyeja tjetër është sepse çdo plan hap pas hapi që hartohet është i personalizuar për çdo bebe dhe nuk është i njëjtë për të gjithë. Ndryshojnë veset/lidhjet e gjumit të një bebi nga një tjetër, ndryshon situata e tyre e përditshme, ndryshon mosha dhe karakteri gjithashtu. Një teknikë që mund të japë efekt për një bebe mund të mos japë efekt për një tjetër ndaj dhe nevojitet ndihma e Mentores/Konsulentes së Gjumit gjatë proçcesit. Në këtë mënyrë unë iu jap një përgjigje dhe një zgjidhje në atë moment të caktuar, mbi bazën e reagimit të bebit tuaj. Që ta kuptoni këtë sa më qartë  më poshtë po ju tregoj ekzaktësisht se si realizohet në praktikë proçesi i Trajnimit të Bebit.

Hapi i parë që ndiqet është vendosja e një komunikimi mes meje dhe nënës së bebit. Në një e-mail unë do t’i dërgoj nënës një Pyetësor me disa pyetje, të cilat më ndihmojnë mua të përcaktoj situatën reale të bebit të saj dhe të kuptoj ku qëndron realisht problemi me gjumin e fëmijës. Sapo nëna të kthejë përgjigjet e saj unë marrë pak kohë dhe filloj të hartoj planin hap pas hapi të bebit mbi bazën e të dhënave që më kam marrë. Plani përmban këto detaje:

  • Sa orë gjumë duhet të flejë bebi në bazë të moshës aktuale në një ditë të plotë.
  • Sa dremitje në ditë duhet të kryejë ai dhe sa do të jenë ato në kohëzgjatje. Këtu do të llogaritet edhe aktiviteti që ka çdo fëmijë.
  • Sa orë duhet të qëndrojë një fëmijë zgjuar midis dremitjeve në mënyrë që ai të mos mbilodhet.
  • Si do të realizohet vendosja e një rutine për bebin.
  • Si do të realizojë nëna heqjen e veseve/lidhjeve të gjumit tek fëmija i saj.
  • Si do të verpojë nëna kur bebi të zgjohet natën dhe të kërkojë të tundet apo të kërkojë gjirin apo beberonin gënjeshtër nëse ka.
  • Si duhet të jetë ambienti i gjumit në dhomën e bebit në mënyrë që bebi të flejë ashtu siç është më e mira dhe më e shëndetshmja për të.
  • Seti me teknika dhe metoda të detajuara të cilat do të aplikohen kur bebi të fillojë të qajë, sepse kërkon lidhjen e tij të gjumit. (teknikat bëjnë të mundur që bebi të mos qajë më, por të qetësohet dhe të flejë i pavarur)
  • Kur do të jetë koha e duhur që bebi të mos pijë më gji apo formulë natën dhe shumë detaje të tjera të cilat janë të lidhura ngushtësisht dhe janë pjesë e proçesit të Trajnimit.

Nëna merr planin e hartuar nga unë dhe nis menjëherë nga aplikimi i tij tek bebi. Reagimi i çdo fëmije është i ndryshëm. Ndaj asnjëherë nuk ke diçka të sigurtë për bebin tuaj. Disa nëna kanë menduar se fëmija i tyre është shumë i vështirë dhe se Trajnimi i Gjumit mund të mos funksionojë për to, por që në ditën e parë ka rezultuar një reagim shumë i mirë dhe i qetë i bebit dhe nëna është mrekulluar nga rezultati.

unnamed

Për mua nuk ekzistojnë bebat qarramanë, kokfortë apo me karakter këmbëngulës. Për mua çdo beb është i mbarë dhe çdo fëmijë mëson më shpejt nga ç’mund ta mendojë nëna e tij. Nëse nëna ka në dorë mënyrën më të mirë se si të sillet me fëmijën e saj atëherë çdo gjë është shumë më e thjeshtë.

Kështu vazhdon aplikimi i planit hap pas hapi. Nëse bebi reagon në një mënyrë që kërkon vëmendje atëherë unë i tregoj nënës në çast se si duhet ta trajtojë këtë problem apo këtë reagim. Gjatë Trajnimit të gjumit ne kujdesemi të rregullojmë edhe dremitjet apo gjumin e ditës gjithashtu, duke bërë të mundur që bebi të kryejë maksimumin e gjumit të lejuar për moshën e tij.

Duke qenë se prania ime është në çdo hap të Trajnimit duhet të dini se çdo Trajnim jep efekt. Nëse nëna zbaton planin e dhënë me përpikmëri atëherë do ta shohë ndryshimin shumë shpejt tek fëmija i saj dhe do të mbesë e mahnitur nga rezultatet. Për mendimin tim, por kjo edhe nga eksperienca, nuk ka dështime në Trajnim. I vetmi rast në të cilin një Trajnim Gjumi mund të mos funksionojë është nëse nëna nuk tregon të vërtetën mbi të dhënat e bebit ose nëse ajo nuk zbaton planin. Kuptohet që këtu që nuk ka se si të funksionojë një Trajnim Gjumi.

Përsa i përket komunikimit nëna flet më mua në çdo orë të ditës. Nga ora 8:00 e mëngjesit deri në 11:00 të natës (ose edhe më vonë). Kështu kur ajo të vendosë bebin në gjumë në darkë për çfarëdolloj ndihme që të ketë nevojë unë do të jem vetëm një mesazh larg saj dhe ndihma do t’i vijë në çast.

Një sqarim tjetër i vogël që dua të bëj është mbi të qarën e bebit. Nënat kur dëgjojnë fjalën Trajnim Gjumi mendojnë se ne do ti lëmë bebat të qajnë pa pushim. Kjo nuk është absolutisht ideja e Trajnimit. Si mund të lëmë një bebe të qajë papushim ndërkohë që unë kam vetë një bebe në shtëpi dhe jam nënë vetë? Pikërisht kur bebi të nisë të qajë ne do të ndërhyjmë me setin e teknikave, i cili ka për funksion, të qetësojë bebin dhe ai të mos qajë më, por ta zërë gjumi në qetësi dhe pa asnjë ndihmë. Kjo është në vija të përgjithshme se si realizohet një Trajnim Gjumi për beba.

Ky shërbim, ofrohet kundrejt një kostoje, por edhe për këtë kemi menduar dhe unë kam krijuar paketa të ndryshme gjumi të cilat mund të përfitohen sipas mundësisë që kanë prindërit, buxhetit të tyre dhe nevojës. Për të parë PAKETAT E GJUMIT klikoni këtu.

Për më tepër informacione të detajuara mund të më kontaktoni në faqen time të fcb https://www.facebook.com/botaebebave/ ose në e-mailet: botaebebave@hotmail.com ose ticianakushi@hotmail.com

ticiana kushi CBE

(Anëtare e Fondacionit Amerikan Kombëtar të Gjumit dhe Anëtare e Shoqatës Internacionale të Specialistëve të Laktacionit.)

like_us_on_facebook

 

ÇERTIFIKIMET E MIA.