Përbërësit:

  • 40g patate, e qërruar dhe copëtuar
  • 40g karrota, të qërruar adhe copëtuara
  • 60g brokoli
  • 60g lulelakër
  • 3 kokra domate pomodorini
  • 1 lugë gjelle qepë e copëtuar
  • gjysmë speci jeshil ose i kuq

Pregatitja:

  1. Qeroni pataten, karrotën, qepën dhe prijini në kuba të vegjël.
  2. Laji dhe pastroni mirë lulelakrën, brokolin, domatet dhe specin.
  3. Në në tenxhere të vogël hidhni patatet, qepën, domatet e copëtuara, specin, karoten dhe 1 lugë vaj ulliri. Perimeve hidhuni lëng mishi derisa ato të mbulohen por jo shumë.
  4. Lërini të ziejnë për rreth 20 min me kapak të mbyllur.
  5. Më pas në tenxhere shtoni lulelakrën dhe brokolin dhe lërini të ziejnë edhe 10-15 min të tjera derisa lëngu të trashet pak.
  6. Bëjini pure në një blender dhe më pas jepuani bebit si vakt dreke.

Të dhëna mbi recetën:

baby-food-2

Për moshat: 8 deri në 12 muajsh.

Pa gluten

Asnjë Përbërës i Shtuar Veze

Vakt kryesor

Përmban: Perime