Përbërësit:

  • 1 gjoks pule i vogël, i copëtuar
  • 1 grusht oriz për beba ose i thjeshtë
  • 1 karotë mesatare
  • 1 vezë ( e verdha vetëm)
  • 1 lugë vaj ulliri
  • pak majdanoz i freskët

Pregatitja:

  1. Qeroni karotën dhe priteni në copa të vogla.
  2. Largoni lëkurën e pulës dhe prijeni atë në kuba të vegjël.
  3. Vendoseni mishin e pulës të ziejë në një tenxhere për rreth 15 min.
  4. Shtoni karotën, orizin dhe vajin e ullirit të ziejnë edhe për 15 min të tjera.
  5. Merni vezën (vetëm të verdhën e saj) dhe riheni fortë me pak lëng limoni sa për shije.
  6. Kur perimet të ziejnë hidhni vezën dhe trazojeni përbërjen derisa të fillojë të marrë vetëm një valë të lehtë dhe pastaj hidhni majdanozin e hiqeni nga zjarri
  7. Me një blender bëjeni përbërjen pure dhe shërbejani bebit në temperaturë ambienti.

Të dhëna mbi recetën:CheeseSoup_compressed

Mosha: Mbi 9 muajsh

Vakt kryesor

Ka përbërës veze të shtuar.

Përmban: Pulë, oriz dhe perime