Një recetë me një shije të veçantë për bebin tuaj, plot fibra, karbohidrate dhe vlera ushqimore të nevojshme për shëndetin e bebave.

Përbërësit:

  • 80g mish viçi i grirë imët
  • 25g qepë, e copëtuar
  • 50g patate
  • 250g patate e ëmbël
  • 1 karotë e vogël (60g)
  • 30ml lëng molle
  • Lëng perimesh ose ujë.

Pregatitja:

 

  1. Vendosni mishin e grirë dhe qepët në një tigan jo-ngjitës dhe gatuajini me një nxehtësi meatare, derisa mishi dhe qepa të fillojë të bëhet kafe. Grijini në copa të vogla, por të buta.
  2. Ndërkohë, qëroni pataten e ëmbël, pataten tjetër dhe karrotën dhe prijini në copa 5cm. Shtoni të tre përbëresit tek mishi i grirë, së bashku me lëngun e mollës, dhe 200ml ujë ose lëng perimesh.
  3. Vendosini kapakun tiganit, dhe ziejini për 10 minuta ose derisa çdo gjë të jetë bërë e butë. Hiqeni gjysmën e lëngut dhe me një blender fruloni çdo gjë tjetër së bashku për të bërë një pure të trashë kremoze ose të hollë, varet nga dëshira juaj dhe si e pëlqen bebi. Shërbejeni në temperaturë dhome ose të ngrohtë.

Të dhëna mbi recetën:

Sweet_potato_with_apple_and_pork_600x440

Mosha: 7 deri në 9 muajsh

Pa gluten

Asnjë përbërës veze i shtuar

Vakt kryesor

Përmban: Mish viçi dhe Perime