Supë me makarona dhe pulë për beba.

 

Përbërësit:

  • 1 gjoks pule i vogël, i copëtuar
  • 3 domate pomodorini
  • 1 grusht marakona të vogla për beba
  • 1 karotë mesatare
  • 1patate e ëmbël e vogël
  • 1 lugë Vaj ulliri

Pregatitja:

  1. Qeroni perimet dhe pritini në copa të vogla.
  2. Largoni lëkurën e pulës dhe prijeni atë në kuba të vegjël.
  3. Vendoseni mishin e pulës të ziejë në një tenxhere për rreth 15 min.
  4. Shtoni perimet, karotën, domatet, pataten e ëmbël dhe vajin e ullirit.
  5. Kur perimet të nisin të ziejnë hidhni makaronat dhe lërini të ziejnë me kapak për 10-15 min ose sa të trashet lëngu.
  6. Me një blender bëjeni përbërjen pure dhe shërbejani bebit në temperaturë ambienti.

 

Të dhëna mbi recetën:

Mosha: Mbi 6 muajsh

Vakt kryesor

Përmban: Pulë dhe perime