Studio e Parë e Laktacionit në Shqipëri e quajtur “Bota e Bebave”.

Studio e Parë e Laktacionit në Shqipëri

Për herë të parë në Shqipëri vjen shërbimi më i ri dhe më i nevojshëm për nënat pas lindjes së fëmijës, Specialist i Çertifikuar Laktacioni/Gjidhënieje. Një fushë krejt e re dhe e panjohur në kulturën e vendit tonë, por kaq shumë e nevojshme për nënat të cilat hasin vështirësi nga më të ndryshmet përgjatë periudhës së ushqyerjes së bebit me gji.

Në Studion e Parë të Laktacionit në Shqipëri të quajtur “Bota e Bebave”, tashmë do të gjeni ndihmë për çdo problem që mund të hasni, duke filluar që nga pozicionet korrekte të gjidhënies, në planet e personalizuara për çdo nënë-fëmijë mbi probleme karakteristike, si psh: Sasia E Pakët E Qumështit Të Gjirit, Bebi Refuzon Gjirin Ose Beberonin, Keni Thitha Të Sheshta Dhe Nuk Realizoni Dot Gjidhënien, e deri tek problemet me Mastitin Apo Kanalet e Bllokuara Të Qumështit. Mos i lejoni problemet/vështirësitë e çastit të ndikojnë gjidhënien tuaj apo ushqyerjen më të vyer të një bebeje për t’u rritur i shëndetshëm.

Veproni në kohë, Vepro tani.

Kontakto Specialisten e Laktacionit dhe jepi fund vështirësive të tua.

Çfarë është një Konsulent Laktacioni?

Konsulentët e Laktacionit japin informacione dhe këshilla për prindërit mbi gjidhënien dhe laktacionin. Shpesh, ata punojnë me prindërit për t’i këshilluar se si ta ushqejnë në mënyrë të suksesshme fëmijën e tyre me gji; këtu përfshihen problemet që hasin prindërit në lidhje me gjirin pas lindjes së foshnjës, të tilla si; çështjet e pozicionimit të gabuar, prodhimit të ulët të qumështit dhe dhimbjeve të gjirit. Konsulentët e laktacionit gjithashtu japin informacione mbi tema të tilla si; përdorimi i pompave të gjirit, kanalet e bllokuara të qumështit, mastitit, ulja e sasisë së qumështit e deri tek planet për transferimin nga qëndrimi në shtëpi për në punë.

Konsulentët e Laktacionit mund të takohen me nënat dhe familjet e tyre për të siguruar udhëzime apo plane të personalizuara; kjo mund të përfshijë një ose më shumë seanca. Përveç kësaj, këta konsulentë mund të drejtojnë klasa dhe të mbështesin grupet që nxisin ushqyerjen me gji, në emër të punëdhënësit të tyre. Specialistët e Laktacionit gjithashtu mund të japin udhëzime për profesionistët e kujdesit shëndetësor mbi gjidhënien dhe laktacionin. Konsulentët e Laktacionit shpesh punojnë në spitale ose shërbime të tjera të kujdesit shëndetësor, mund të kenë një klinikë të tyren, por ata mund të ofrojnë edhe vizita në shtëpi për klientët në nevojë.

Studio e Parë e Laktacionit në ShqipëriPse një familje mund të ketë nevojë për një Specialist Laktacioni?

Një Konsulent Laktacioni është një pasuri e paçmueshme për të gjitha familjet, që i siguron ato, kur gjidhënia dhe laktacioni po shkojnë mirë, dhe i ndihmon familjet me informacion dhe mbështetje në rastet se gjidhënia has shqetësime apo probleme.  Prindërimi është i vështirë por ta nisni atë në mënyrën e duhur dhe duke kërkuar ndihmën e duhur ju ul ndjeshëm vështirësitë e mëvonshme. Çdo nënë e cila has një problem apo diçka që ajo mendon se nuk po shkon me të apo bebin e saj duhet të kërkojë pa ndroje ndihmë tek specialisti i duhur. Sa më shpejt të kapet një problem aq më shpejtë mund të zgjidhet ai. Në bazë të vëzhgimit të situatës tuaj personale një Specialist Laktacioni do ta ketë përherë një plan apo këshillë gati për ju në mënyrë që t’iu drejtojë në rrugën e duhur. Specifikisht një Specialisti Laktacioni ndihmon në:

  • Këshillimin Prenatal për faktorët që mund të ndikojnë gjidhënien dhe laktacionin.
  • Pozicionet themelore dhe vendosjen e bebit për një shul/thithje sa më korrekte.
  • Informacione në lidhje me praktikat që nxisin ushqyerjen e suksesshme me gji.
  • Parandalimin dhe menaxhimin e shqetësimeve të zakonshme të tilla si: thithja e dobët e bebit, transferimi jo i mirë i qumështit tek bebi, furnizimi i ulët me qumësht, dhimbje gjiri ose dhimbje e thithave, dhe qetësimi i një fëmije të grindur.
  • Mënyrat e shtrydhjes së qumështit të gjirit dhe ruajtja e tij për prindërit, të cilët duhet të shkojnë në punë por duan ta ushqejnë akoma me qumësht gjiri beben e tyre.
  • Strategjitë për ushqyerjen me gji dhe laktacionin pas kthimit në punë.
  • Ushqyerja me gji dhe menaxhimi i laktacionit në situata të vështira, të tilla si: ushqyerja e binjakëve apo trinjakëve, e foshnjave të lindura parakohe ose foshnjave në situata të veçanta mjekësore.

Studio e Parë e Laktacionit në ShqipëriCilat janë detyrat e një Specialisti Laktacioni?

Specialistët e Laktacionit:

  • Ndihmojnë pacientët që kanë probleme me ushqyerjen me gji.
  • Zgjedhin dhe mbikëqyrin furnizimet për pajisjet e laktacionit për shitje dhe qira.
  • Hartojnë, udhëzojnë dhe vlerësojnë klasa me informacionin e duhur që i nevojitet stafit mjekësor, nënave shtatzëna dhe nënave që duan të ushqejnë fëmijën me gji.
  • Hartojnë plane të personalizuara për problemet specifike që mund të ketë një nënë përgjatë laktacionit dhe rendisin zgjidhjet për problemin.
  • Vëzhgojnë nga afër nënat dhe foshnjat e tyre mbi mbarëvajtjen e gjidhënies.

Studio e Parë e Laktacionit në ShqipëriPërse duhet të kontaktoj një Specialist laktacioni dhe jo një mjek apo doktorin pediatër të bebit?

Nëse një nënë has problem apo vështirësi me gjidhënien personi i parë ku ajo duhet të kërkojë ndihmë duhet të jetë një Specialist Laktacioni. Përse një Specialist Laktacioni dhe jo një pediatër apo një mjek tjetër???

Arsyeja e vetme përse ju duhet të këshilloheni nga një Specialist Laktacioni dhe jo një kategori mjekësh është sepse Mjekët pediatër, Onkologu, Infermieret, mamitë apo dhe një mjek i përgjithshëm nuk kanë informacionin e mjaftueshëm dhe specializimin e duhur në këtë fushë. Këto kategori mjekësh të cilët shpeshherë marrin përsipër të kryejnë edhe detyrën e një Specialisti Laktacioni nuk janë të njohur me tërësinë që përfshin kjo fushë por kanë një informacion fare të vogël dhe fillestar.

Shumë herë jemi ndeshur dhe do të ndesheni në ambientet spitalore ku një infermiere pa profilizim ju jep këshilla mbi gjidhënien, ju thotë se një bebeje duhet t’i vendosni orar për të pirë, ju hedh një vështrim sipërfaqësor dhe ju thotë se ju nuk keni qumësht dhe duhet t’i nisni foshnjës qumësht artificial, ju thotë se ju nuk keni thitha të dala dhe bebi nuk do ta kapë gjirin apo ju rekomandojnë përdorimin e pajisjeve të ndryshme për gjidhënien të cilat mund të mos përshtaten me situatën tuaj dhe mund t’iu krijojnë një problem të mëvonshëm.

Asnjë nga stafi i mësipërm mjekësor nuk është në dijeni se si funksionon sinteza e qumështit të gjirit, se si prodhohet qumështi apo se në cilën fazë të laktogjenezës ju mund të jeni. Një Specialist Laktacioni është i profilizuar dhe i çertifikuar vetëm për rastet e gjidhënies dhe informacioni i tij mbi këtë fushë është tepër i detajuar. Ndaj nënat duhet të bëjnë kujdes në aplikimin e këshillave të marra mbi gjidhënien nga stafi i ndryshëm mjekësor, nga miqtë apo nga të afërmit e tyre të cilët mund të mos kenë njohuritë e sakta për problemin që ka nëna apo bebi i saj.

Studio e Parë e Laktacionit në ShqipëriStudioja “Bota e Bebave” është e para dhe e vetmja Studio ku ju mund të gjeni zgjidhjen e duhur përsa i përket problemeve tuaja në lidhje me gjidhënien. Ambienti ynë është tepër komod dhe i ngrohtë për nënat dhe bebet e tyre. Çdo nënë do të marrë kohën dhe ndihmën e duhur për ta adresuar dhe zgjidhur në mënyrën më të drejtë dhe profesionale problemin e saj. Disa nga sherbimet që ofrohen në studio janë:

  • Vizitë                                                                                        
  • Test dy-peshimi për të parë sa ml qumësht gjiri transferon foshnja
  • Mastiti i gjirit
  • Induktimi i Laktacionit për nënat të cilat e kanë ndërprerë gjidhënien por dëshirojnë ta rinisin atë.
  • Konsulencë për pozicionimin e bebes në gji 
  • Rritja e sasisë së qumështit të gjirit  
  • Mënyra e trajtimit thithave të dëmtuara 
  • Plan për bebat që nuk pranojnë beberona  
  • Plan për ushqyerjen e një foshnje të lindur prematurë
  • Konsulta prenatale mbi gjidhënien 
  • Plan për bebat që shtojnë pak në peshë
  • Plan për nënat dhe bebat me simptoma myku
  • Plan për thithat me vasozpazëm
  • Blisteri i gjirit etj.           

Adresa: Rr. Zonja Curre, pa filluar Tregu Elektrik, ngjitur me Intermedica ose Kliniken Gjinekologjike Glozheni. Nr. kontakti 069 68 81 071.                       

Studio e Parë e Laktacionit në Shqipëri

ÇERTIFIKIMET E MIA.

Studio e Parë e Laktacionit në Shqipëri

Studio e Parë e Laktacionit në ShqipëriStudio e Parë e Laktacionit në Shqipëri

cercertcertif