Studime dhe të dhëna faktike mbi gjumin e bebeve.

2972

Në vijim janë disa vëzhgime nga studime të ndryshme që ilustrojnë disa nga vështirësitë me të cilat ne përballemi dhe ndryshimet e sjelljes tek fëmijët me probleme të gjumit (nga Wiessbluth – “Healthy Sleep Habits, Happy Child” dhe “On Becoming Baby Wise”, nga Gary Ezzo dhe Robert Bucknam, MD):

  • Fëmijët nuk “i kalojnë”, problemet me gjumin; Problemet duhet të zgjidhen.
  • Fëmijët që flenë më gjatë ditën kanë spektër më të gjatë vëmendjeje.
  • Bebet që flenë më pak gjatë ditës janë më të çrregullt, kërkojmë më shumë shoqëri, dhe janë më pak në gjendje të argëtohen ose të zbaviten me veten e tyre.
  • Vogëlushët (1-3 vjeç) që flenë më shumë janë më të argëtueshëm , më të shoqërueshëm, dhe më pak kërkues. Fëmijët që flenë më pak mund të sillen disi si fëmijët hiperaktiv.
  • Defiçitet e vogla në gjumë por të vazhdueshme, me kalimin e kohës kanë tendencë që të shkallëzohen dhe të japin efekte afatgjata në funksionimin e trurit.
  • Fëmijët me IQ më të lartë – në çdo grup moshe të studiuar – kanë fjetur për më gjatë.
  • Për fëmijët me ADHD(defiçit përqendrimi), përmirësimet e gjumit gjithashtu përmirësojnë ndjeshëm marrëdhëniet me bashkëmoshatarët e tyre dhe rrisin performancën në klasë.
  • Gjumi i shëndetshëm ndikon pozitivisht në zhvillimin neurologjik dhe duket të jetë ilaçi i duhur për parandalimin e shumë problemeve të sjelljes apo të të mësuarit.

Për të ditur më shumë rreth pasojave prej çrregullimeve të gjumit tek bebet klikoni këtu.

bb-3
Çfarë mund të bëjnë prindërit?

Si prindër, është përgjegjësia jonë që të jemi të ndjeshëm dhe të mbrojmë gjumin e fëmijëve tanë, ashtu siç bëjmë me sigurinë e tyre, ashtu si ne kujdesemi që ata të hanë rregullisht mëngjes, drekë, dhe darkë. Ne jemi përgjegjës për zakonet e tyre të gjumit kështu që është e rëndësishme që t’ia filloni ato sa më shëndetshëm që në zanafillë. Është shumë më e lehtë që t’i mësoni zakone të mira një fëmije se sa të ndreqni ato të këqijat.

Jepini rëndësinë e duhur gjumit me vëmendjen tuaj të përditshme ndaj tij dhe ju do të keni një fëmijë të lumtur, më pak kërkues apo qaraman, dhe më shumë të shoqërueshëm.Gjithashtu ju do të përfitoni pak më shumë gjumë edhe për veten tuaj.

Për të parë sesi ndikon gjumi dhe se çfarë rëndësie fondamentale ka për zhvillimin e mirë të foshnjave klikoni këtu.

Nëse fëmija juaj vazhdon të ketë probleme me gjumin apo nëse dëshironi t’i vendosni atij një rutinë për dremitjet e ditës dhe gjumin e natës klikoni këtu.

ticiana-kushi-cbecertifikimet